Në Prilep janë ndërtuar 76 banesa sociale

Ndërtesa sociale në Prilep. Foto: Meta.

 

Ndërtimi i objekteve me banesa sociale. Në periudhën që vijon do të ndërtohet ndërtesë me 76 banesa sociale të cilat janë të destinuara për persona të rrezikuar, të cilët nuk kane shtëpi personale. Me këtë projekt, për të cilin janë miratuar mjete nga qeveria e Republikës së Maqedonisë (Ministria për Punë dhe Politik Sociale), do të zgjedh çështjen e banesave të më shumë familjeve nga komuna e Prilepit dhe do të ju sigurojë kushte kualitative dhe të denja për strehim. Buxheti: 115 milion denarë. (Burimi i mjeteve: Buxheti i RM-së. Afati për realizim:2013-2014). 

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Prilepit, Marjan Risteski për ndërtimin e ndërtesës me 76 banesa sociale është një premtim i realizuar, që është pjesë e programit të tij parazgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017 “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Prilep më të mirë!” (faqe 57). Ndërtimi i banesave sociale në Prilep ka filluar me 21.03.2013, ku dhe u vendos gur themeli i ndërtesës në lagjen Toçilla.

Objekti do të ketë sipërfaqe prej 3.220 metra katror, ndërsa mjetet për ndërtim të banesave janë siguruar nga Banka Evropiane për mbështetje dhe zhvillim, Qeveria dhe Shoqëria Aksionare për menaxhim me banesa dhe parcela biznesore, informon Faktor. 

Me 28.07.2015, agjencia Meta publikoi se banesat sociale janë në fazën e përfundimit në Prilep.

Aktivitete ndërtimore rreth 76 banesave sociale në lagjen Toçilla në Prilep janë në fazën përfundimtare. 

Me 02.02.20016, mediumet informuan se në Prilep ka përfunduar ndërtimi i 76 banesave sociale dhe është kryer ndarja e tyre preliminare.

Për kategoritë e rrezikuara sociale në Prilep është ndërtuar ndërtesa e re me 76 banesa. Ministri për Transport dhe Lidhje Vllado Misajllovski sot ishte i pranishëm në ndarjen preliminare të shtëpive të sapondërtuara, shkruan Billd

Vendosja në banesat sociale ka filluar me 17.08.2016.

Fituesit e banesave sociale në Prilep sot morën çelësat dhe filluan vendosjen në shtëpitë e tyre të reja, informon televizioni Nova

Realizimi i projektit për ndërtim të 76 banesave sociale në Prilep është shënuar edhe në Llogaridhënien e kryetarit Risteski për atë që është punuar në vitin 2016 dhe në vitin 2017, të cilin e ka publikuar edhe në faqen zyrtare të Komunës së Prilepit me 10.02.2017.

27. Pas një dekade Prilepi u bë me ndërtesë të re sociale ku me shtëpi u bën 76 familje nga më të rrezikuarat për sa i përket mirëqenies sociale. Ndërtimi i ndërtesës ka kushtuar 135 milion denarë. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë të thënë më lartë, si dhe afatet për realizim të vendosur në program, mund që të përfundohet se ky premtim i kryetarit të Prilepit është realizuar, me vërejtje se është realizuar me dy vite vonesë.

BURIME:

Vlerësoi: Аna Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.