Në kopertinën e librit të Gruevskit nuk shkruan “Po kthehem”

Kopertina e librit të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, me fjalinë e fotoshopuar “Po kthehem”, po manipulon opinionin. Faktet tregojnë se përmbajtja është ndryshuar dhe prandaj është e pavërtetë

 

Në një postim në rrjetin social Facebook është shpërndarë kopertina e librit të ri nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ka përmbajtje të ndryshuar, gjegjësisht të “fotoshopuar” (edituar) me shtimin e tekstit që nuk është pjesë e kopertinës.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i arratisur nga drejtësia në Budapest, ka botuar një libër të ri, i cili është në shitje në vend që nga fillimi i këtij muaji. Libri titullohet “Është mirë të dihet” dhe është botuar nga shtëpia botuese “Gjurgja”.

Siç thotë Gruevski në parathënie, libri është përmbledhje e teksteve dhe shënimeve nga fusha e historisë dhe festave që janë publikuar në rrjetet sociale nga viti 2017 deri në prill të vitit 2023.

Në ballinë, siç ka njoftuar zyrtarisht “Gjurgja”, shihet Gruevski dhe në mes është shkruar emri i tij dhe titulli “Është mirë të dihet!”. Në fund djathtas është shkruar “Ese për momente të rëndësishme historike”. Dhe kaq!

Postimi që është objekt i këtij shqyrtimi, në këtë foto zyrtare dhe titull, nën vetë titullin është shkruar me shkronja të mëdha të verdha fjalia “Po kthehem”. Por kjo nuk është pjesë e fotos aktuale, kjo fjali është fotoshopuar apo edituar. Në fund të fundit, askund në parathënie nuk thotë se planifikon të kthehet në Maqedoni.

Për një politikan të rangut dhe të kalibrit të tij (që është në kërkim në vend dhe ka një urdhër për të, për të cilin ka vendime gjyqësore që presin të ekzekutohen, pra për të cilin janë shqiptuar dënime me burg që duhet t’i shërbej), rikthimi i mundshëm në Maqedoni do të ishte një temë e nxehtë në opinionin vendas, por edhe atë ndërkombëtar. Por nuk është kështu.

Gruevski është ende në Budapest të Hungarisë, nuk e ka kaluar kufirin maqedonas në asnjë pikë kufitare dhe asnjëherë nuk është përmendur në rrjetet sociale, ku mban kontakte të rregullta me publikun, se planifikon të kthehet në këtë vend.

Më 12 nëntor 2018, gjykata shpalli flet arrest ndërkombëtar për Nikolla Gruevskin. Në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme është publikuar një fotografi e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ku janë publikuar të gjithë personat për të cilët është lëshuar flet arrest.

Nikolla Gruevski, babai Talo dhe nëna Nadezhda, i lindur më 31.08.1970 në Shkup, kërkohet për gjetjen dhe arrestimin me qëllim të vuajtjes së dënimit me burg prej dy vjetësh për veprën e kryer – marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm nga neni 359 paragrafi 2 i Kodit Penal. Nikolla Gruevski kërkohet edhe për masë të caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh për veprën penale “Kanosje terroriste e rendit kushtetues dhe sigurisë”, neni 313 i Kodit Penal, thuhet në ueb faqen e MPB-së.

Në vitin 2018, Gruevski njoftoi se Hungaria iu përgjigj pozitivisht kërkesës së tij për azil politik. Më pas ai pretendoi se kishte ikur nga Maqedonia e Veriut për të mbrojtur jetën e tij nga kërcënimet e shumta që i ishin bërë.

Por përkundër faktit se Gruevski nuk ka gjasa të kthehet, ky postim është ende shumë viral dhe ka 109 reagime, 16 komente dhe 54 shpërndarje.

Ky postim viral, ashtu siç është postuar, manipulon përdoruesit përmes fotografisë së ndryshuar, pra përmbajtjes së ndryshuar.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.