Në Komunën e Tearcës nuk janë instaluar mekanizma për mbylljen automatike të dyerve hyrëse në shkollat ​​fillore

Premtimi: Instalimi i mekanizmave për mbylljen automatike të dyerve hyrëse në shkollat ​​fillore në Komunën e Tearcës

[Burimi: Programi zgjedhor i kryetarit të Tearcës, Isen Asani, për zgjedhjet lokale 2017, data: tetor 2017]

ARSYETIMI:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani për instalimin e mekanizmave për mbylljen automatike të dyerve hyrëse në shkollat ​​fillore në Komunën e Tearcës, nuk është përmbushur. Ky premtim i Asanit është dhënë në programin e tij parazgjedhor “Për komunën që duam“, në pjesën Arsimi (fq. 4).

Pas kontrollit nga Vërtetmatësi, në shkollat ​​fillore në Tearcë, Përshevcë, Dobrosht dhe Sllatinë, si fshatrat më të mëdhenj në këtë komunë, mund të konfirmohet se një projekt i tillë, i cili synonte ngritjen e sigurisë dhe modernizimin e shkollave fillore, nuk ekziston.

Nga bashkësia lokale në fshatin Përshevcë, për Vërtetmatësin, gjithashtu konfirmuan se një mekanizëm i tillë nuk është vendosur në shkollën e tyre dhe se nuk ka ndonjë plan specifik për një projekt të tillë, të financuar nga Komuna e Tearcës.

Gjatë kontrollonit në faqen e internetit, profilin zyrtar në Facebook të kryetarit Asani, si dhe gjeneruesit e lajmeve, nuk ka informacion në lidhje me vendosjen e mekanizmave për mbylljen automatike të dyerve hyrëse në shkollat fillore në Komunën e Tearcës.

Ndërsa Vërtetmatësi, nga vetë Komuna mori informacion për disa projekte aktuale dhe të përfunduara, ndër këto projekte, nuk ishte instalimi i mekanizmave për mbylljen automatike të dyerve të hyrëse të shkollave fillore.

Prandaj, këtë premtim të kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani, për vendosjen e mekanizmave të rinj në dyert hyrëse të shkollave fillore në këtë komunë, e vlerësojmë të parealizuar.

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.