Në Komunën e Tearcës nuk janë instaluar mekanizma për mbylljen automatike të dyerve hyrëse në shkollat fillore
Premtimi: Instalimi i mekanizmave për mbylljen automatike të dyerve hyrëse në shkollat fillore në Komunën e Tearcës
[Burimi: Programi zgjedhor i kryetarit të Tearcës, Isen Asani, për zgjedhjet lokale 2017, data: tetor 2017]
ARSYETIMI:
Premtimi i kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani për instalimin e mekanizmave për mbylljen automatike të dyerve hyrëse në shkollat fillore në Komunën e Tearcës, nuk është përmbushur. Ky premtim i Asanit është dhënë në programin e tij parazgjedhor “Për komunën që duam“, në pjesën Arsimi (fq. 4).
Pas kontrollit nga Vërtetmatësi, në shkollat fillore në Tearcë, Përshevcë, Dobrosht dhe Sllatinë, si fshatrat më të mëdhenj në këtë komunë, mund të konfirmohet se një projekt i tillë, i cili synonte ngritjen e sigurisë dhe modernizimin e shkollave fillore, nuk ekziston.
Nga bashkësia lokale në fshatin Përshevcë, për Vërtetmatësin, gjithashtu konfirmuan se një mekanizëm i tillë nuk është vendosur në shkollën e tyre dhe se nuk ka ndonjë plan specifik për një projekt të tillë, të financuar nga Komuna e Tearcës.
Gjatë kontrollonit në faqen e internetit, profilin zyrtar në Facebook të kryetarit Asani, si dhe gjeneruesit e lajmeve, nuk ka informacion në lidhje me vendosjen e mekanizmave për mbylljen automatike të dyerve hyrëse në shkollat fillore në Komunën e Tearcës.
Ndërsa Vërtetmatësi, nga vetë Komuna mori informacion për disa projekte aktuale dhe të përfunduara, ndër këto projekte, nuk ishte instalimi i mekanizmave për mbylljen automatike të dyerve të hyrëse të shkollave fillore.
Prandaj, këtë premtim të kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani, për vendosjen e mekanizmave të rinj në dyert hyrëse të shkollave fillore në këtë komunë, e vlerësojmë të parealizuar.
BURIME:
- Programi zgjedhor i kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani “Për komunën që duam“, [Kontrolluar më 31.08.2021]
- Komuna e Tearcës [Kontrolluar më 31.08.2021]
Vlerësoi: Drilon Saliu
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari