Në kabinetin e Pendarovskit është punësuar një këshilltare për përfshirjen e romëve

Stevo Pendarovski Foto: Presidenti i RMV/ueb faqja

PREMTIM: Në kabinetin tim do të ketë përfaqësues të bashkësive etnike më të vogla, kjo do të pasqyrojë shoqërinë tonë multikulturore 

[Burimi: Profili zyrtar i Presidentit Stevo Pendarovski në Facebook; data 03.05.2019]

 

ARSYETIM:

Premtimit i presidentit Stevo Pendarovski për emërimin e përfaqësuesve të etnive më të vogla në kabinetin presidencial, është duke u realizuar. 

Në periudhën e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale në vitin 2019, kandidati i koalicionit të udhëhequr nga LSDM, Stevo Pendarovski, premtoi se, nëse vjen në krye të shtetit, në kabinetin e tij do të ketë përfaqësues të bashkësive më të vogla etnike. Pendarovski njoftoi se kabineti i tij do të pasqyrojë shoqërinë multikultutore.

Në kabinetin tim do të ketë përfaqësues të bashkësive më të vogla etnike, ai do të pasqyrojë shoqërinë tonë multikulturore. Vetëm të bashkuar dhe të barabartë mund të ecim #BashkëPërpara. Për këtë me 5 maj të dalim dhe të rrethojmë numrin 3, të vulosim të ardhmen tonë të përbashkët dhe të ndritur, shkroi Pendarovski në Facebook. 

Në janar të vitit 2020, në kabinetin presidencial, siç u publikuar në faqen zyrtare të presidentit, u emërua Fikrija Tair, bashkëpunëtor i jashtë, këshilltar për çështje nga fusha e multikultularizmit, politika, strategji dhe programe për përfshirjen e romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fikrija Tairi u bë pjesë e Kabinetit të presidentit në janar të vitit 2020 pas një përvoje të gjatë në sektorin civil në temat lidhur me arsimin dhe integrimin e romëve, emërime sociale, lidership, avokim dhe lobim, multikulturalizëm dhe transparencës së informimit buxhetor, organizimin dhe përforcimin e bashkësisë rome, përforcimin e grave rome dhe aktiviteteve të tjera lidhur me grupet të cilat gëzojnë më pak privilegje.  

Një hap i tillë i presidentit u përshëndet nga iniciativa qytetare AVAJA, e cila ka për qëllim artikulimin dhe promovimin e interesave të qytetarëve të romëve para të gjithë palëve të interesuara.

 Avaja ju informon se premtimi i dhënë i Presidentit, Stevo Pendarovski, për angazhimin e Këshilltarit për çështjen e romëve në kabinetin e Presidentit dhënë në ngjarjen finale të organizuar nga #Avaja në suaza të fushatës #NeVotojmëNeVendosim është realizuar. Kabineti i presidentit me anë të procesit të hapur dhe transparent për këshilltar zgjodhi Fikrija Tairi. #Avaja uron Fikrija Tairin dhe pret që përmes punës së tij të ketë prurje rreth afrimit të institucionit të Presidentit me bashkësinë rome. 

Tani për tani kabineti i presidentit, siç mund të shihet nga faqja zyrtare, nuk ka këshilltar të punësuar edhe nga bashkësitë tjera më të vogla etnike. Duke pasur parasysh këtë, si dhe faktin se premtimi i presidentit se në kabinetin e tij do të ketë përfaqësues të bashkësive më të vogla nuk është i kufizuar me afat, mund të thuhet se është duke u realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.