Në funksion portali nacional për shërbime elektronike

Фото: Веб портал на Влада на РСМ/принтскрин

 

LSDM, në fushatën parazgjedhore në 2016 dha premtimin e mëposhtëm, të cilin ne e vlerësojmë si të realizuar:

Ne do të modernizojmë, thjeshtojmë dhe përshpejtojmë komunikimin midis qytetarëve dhe administratës shtetërore, me qëllim të rritjes së transparencës së sektorit publik në ofrimin e shërbimeve publike duke krijuar një portal qendror të qytetarëve.

[Burim: LSDМ – Plani për jetë në Maqedoni, faqe.259 – data, dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

LSDM në pushtet në programin zgjedhor “Plani për jetë në Maqedoni” dha një premtim për të thjeshtuar shërbimet e qytetarëve duke përdorur teknologjinë e IK, të cilën edhe e realizoi. Bëhet fjalë për ofrimin e shërbimeve të ndryshme për qytetarët në mënyrë elektronike, përmes një sistemi të unifikuar qendror që ofron më shumë shërbime që administrata zakonisht i ofron në sportele të institucioneve.

Me 16.12.2019, u fillua Portali i Shërbimeve (uslugi.gov.mk), i cili ofron më shumë shërbime përmes pjesës publike dhe individuale, duke regjistruar përdorues, dhe në të ardhmen planifikohet të ofrojë edhe më shumë.

Portali u prezantua në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri kompetent i Administratës dhe Shoqërisë së Informacionit, Damjan Manchevski.

Pjesa publike është e arritshme për të gjithë pa pasur nevojë për ndonjë kyçje ose identifikim. Informacioni mbi shërbimet e ofruara nga autoritetet kompetente mund të gjenden këtu. Pjesa private është në dispozicion vetëm për përdoruesit e regjistruar dhe të identifikuar të sistemit të vetëm të hyrjes. Pas njoftimit, qytetarët do të kenë mundësinë që të paraqesin aplikime në formën elektronike për marrjen e shërbimit elektronik, të paguajnë tarifën dhe tarifën administrative për shërbimet elektronike, të marrin përgjigje për kërkesa dhe më e rëndësishmja do të marrin shërbime elektronike – tha Ministri Manchevski.

Sipas informacioneve të paraqitur në konferencën për shtyp, “127 shërbime elektronike janë aktualisht në dispozicion në portalin e shërbimeve elektronik. 57 shërbime ofrohen për herë të parë në mënyrë elektronike, ndërsa 70 janë tashmë ekzistuese”. Ky numër do të rritet çdo ditë “Portali është në dispozicion në tre gjuhë, Maqedonisht, Shqip dhe Anglisht.

Portali qendror i shërbimit elektronik është lançuar me pak vonesë se parashikimet në programin parazgjedhor, duke pasur parasysh që është zotuar në dy vitet e para të mandatit të qeverisë, si pjesë e reformave urgjente të administratës. Por sidoqoftë, pasi që portali i lartpërmendur i shërbimeve elektronike është në funksion, premtimi mund të konsiderohet i realizuar.

BURIME:

 

Vlerësoi: Тео Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.