Në autobusin e “Besa Trans” nuk janë transportuar përmbajtje për prodhimin e heroinës
Po shqyrtojmë një postim në Facebook ku pretendohet se autobusi i Besa Trans, i cili u përfshi në flakë në Bullgari dhe ku humbën jetën 45 pasagjerë, po transportonte mallra ilegal (përbërës që përdoren në prodhimin e lëndëve narkotike),që në fakt është pretendim i rremë.
Besa Trans po transportonte anhidrid acetat, një substancë që përdoret për prodhimin e heroinës, jo vajit, kështu që ka ndodhur një shpërthim dhe janë djegur 45 persona, pretendon autori i postimit, i cili ka mbi 200 ndërveprime (like, share dhe komente).
Informatat fillimisht kanë ardhur nga një media bullgare, por ka shumë gabime në këtë teskt dhe burimi është anonim. Në tekst ka një teori konspirative që edhe nëse do të vërtetohej se “Besa Trans” transportonte anhidrid acetik, nuk do të bëhej publike, sepse as Bullgaria dhe as Maqedonia e Veriut nuk do të përfitonin nga një skandal i tillë ndërkombëtar.
Në tekst thuhet rrejshëm se pronar i “Besa Trans” është Azdren Ziberi, gjë që nuk është e vërtetë. Pronari i “Besa Trans” është Bekim Haxhiu.
Azdren Ziberi ka një kompani transporti pasagjerësh, por nuk është e njëjta që transportonte pasagjerët në udhëtimin fatal për në Stamboll. Autobusi që ka marrë pjesë në këtë aksident është kompania “Besa Trans – Shkup” e cila e mban linjën për në Stamboll të Turqisë.
Besa Trans” nga Tetova dhe unë Azdren Ziberi e përgënjeshtrojmë lajmin që është publikuar në disa portale në rrjetet sociale se kemi marrë pjesë në aksidentin ku humbën jetën 46 qytetarë në Bullgari. Kompania që posedon autobusin që ka pësuar aksident nuk ka të bëjë me ne, por është një kompani krejtësisht tjetër me seli në Shkup. Kompania jonë “Besa Trans” Dooel – Tetovë prej 30 vitesh mban linjë të rregullt Tetovë-Kopenhagë (Danimarkë) çdo të mërkurë dhe të shtunë. Kompania jonë shpreh ngushëllime për familjet që humbën të afërmit e tyre. Me respekt, “Besa Trans” Dooel – Tetovë, qëndron në përgënjeshtrimin e Ziberit për mediat.
Ruskovska e mohoi gjithashtu
Në një intervistë për televizionin Telma, prokurorja për krim të organizuar Vilma Ruskovska është pyetur nëse është e vërtetë se autobusi posedonte lëndë të parë për prodhimin e heroinës.
Në minutën e 4 nga intervista, gazetarja Snezhana Lupevska Sozen e pyet prokuroren Ruskovska:
Në disa tabloide bullgare, mund t’i quaj, spekulohej se po transportohej një lëndë për përpunimin e heroinës që digjet shpejt. A eshte e vertete?
Përgjigja e prokurores është si më poshtë (duke filluar nga minuta 4:34 sekonda në video):
Kur e lexova, ende ishin këtu kolegët e mi nga Bullgaria, prokurorët dhe kryehetuesi. Ua tregova dhe pyeta nëse ishte e vërtetë. Ata ishin kategorik se nuk është e vërtetë, tha Ruskovska.
Ruskovska shton se zjarri ka filluar në bagazhin mbi rezervuarin e karburantit të autobusit.
Duke qenë se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, dhe ka një mohim nga një zyrtar, Prokurori Publik për Krimin e Organizuar (e cila është konsultuar me autoritetet bullgare hetuese), që autobusi po transportonte anhidrit acetat të papërpunuar, dhe duke pasur parasysh se në tekst nuk ka burime zyrtare, por vetëm spekulime dhe pasaktësi të tjera faktike (si për shembull pronari i dyshuar i gabuar i Besa Trans), vlerësojmë që nuk është e vërtetë që autobusi i djegur ka transportuar anhidrit acetat, lëndë për heroinë.
Më herët ka pasur spekulime të tjera se në autobus janë kontrabanduar një ton naftë dhe 30 mijë fishekzjarre, të cilat rezultuan gjithashtu të dhëna të rreme.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari