Ndryshimet e Ligjit për falje sikur ndërtimi i kullës në ajër

Kulla imagjinare dhe asnjëherë e ndërtuar e Vladimir Tatlin (rreth 1920) në Shën Peterburg. Madje edhe proporcioni është i keq- ajo është dashur të jetë 3 herë më e lartë se kisha e afërt ortodokse e "Petar dhe Pavle". Foto: cea+/flickr

Место да бара решение врз основа на признание дека членот 11 од Законот за помилување е „мртво слово“, врз основа на кого претседателот Иванов помилува голем број на лица и предизвика голема политичка кашканица, Парламентот си изгради надоградба на непостоечки прв спрат. На една незаконитост создаде – нова! И кризата така само се продлабочува

 

Në vend që të kërkoj zgjidhje në bazë të pranimit se neni 11 i Ligjit për falje është “i vdekur”, në bazë të cilit presidenti Ivanov fali numër të madh të personave dhe shkaktoi krizë të madhe politike, Kuvendi bëri rindërtim të katit të parë joekzistues. Në një vend krijoi -diç të re! Dhe kriza kështu vetëm thellohet.

 

Shkruan: Lubomir Kostovski

 

Aktivizim të sërishëm të Parlamentit “të vdekur” gjegjësisht të shpërndarë, “që në asnjë mënyrë s’mund të thirret përsëri” (sipas kryetarit Trajko Veljanovski), që ndodhi para pak kohe, me qëllim që, mes tjerash, të “hekurosen” parregullsitë në aktin me të cilin presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov fali 56 persona, në vend që t’i largoj pasojat nga ky akt dhe të veproj qetë në krizën politike në vend. Gjendjet njëherë të acaruara vetëm ngritën krizën për disa oktava më lartë, duke vazhduar përleshjet civile dhe protestat në vend.

Sipas prerjes së parë juridike të asaj që u arrit me marrjen me procedurë të shkurtër të Ligjit për plotësimin e ligjit për falje, fituam improvizime serioze problematike të njëfarë “zgjidhjes” për gjendjen e cila u krijua pas vendimit të presidentit për faljen e 56 persona më 12 prill. Nga aspekti juridik, “zgjidhja” e këtillë është kontestuese për disa arsye, por në tërë këtë gjendje krize është humbur edhe përqendrimi për diskutim profesional për këtë temë. Do të përmendim dy mendime profesionale që, gjithsesi, janë mjaft koncize dhe kanë të bëjnë me këtë ndryshim të Ligjit për falje.

Sipas docentes Besa Arifi nga Universiteti i Evropës Juglindore, ligji i sapomiratuar fare nuk e konteston ekzistimin e nenit 11 nga Ligji për falje i vitit 1993 në rendin juridik. Të përkujtojmë, thotë ajo se Gjykata kushtetuese e RM-së në vendimin e saj nr 97/2011-0-0 од 02.2012 qartë tregon se “Gjykata kushtetuese nuk është kompetente të kryej funksion ligjvënës dhe të normoj dispozita, me kthimin në fuqi të atyre dispozitave që më nuk janë në rendin juridik”. Ligji i sapomiratuar fare nuk e konteston ekzistimin e nenit 11 nga Ligji për falje i vitit 1993 në rendin juridik.

Kjo do të thotë se neni 11 i Ligjit për falje i fshirë në vitin 2009, tanimë nuk ekziston. Kështu, të gjitha 41 vendimet për falje të presidentit në aspektin juridik janë të zhvlerësuar sepse bazohen pikërisht në këtë nen. Ligji i miratuar dje, jo vetëm që nuk konteston ekzistimin e nenit 11, por të njëjtin e “mbindërton” me nen shtesë 11-a, që është e pamundur në aspektin juridik: si plotësohet një zgjidhje juridike që nuk ekziston?– shpreh habinë Arifi.

Docentja vlerëson në këtë tekst se Kuvendi apo më saktë shumica qeverisëse, në vend që të miratoj interpretim autentik që t’i qartësoj “dilemat” rreth nenit 11 dhe publikisht të njoftoj se ky nen është i pavlefshëm, kjo në fakt, legjitimon mënyrën joligjore të ekzistimit të nenit kontestues, madje shkon një hap më tej që të mbindërtoj me nen plotësues 11-a. Veprimi i këtillë është i ngjashëm me mbindërtimin e një shtëpie të rrëzuar më herët që nuk ekziston. Miratimi i nenit 11-a, në fakt, paraqet ndërtim të katit të dytë kur përdhesa dhe kati i parë nuk ekzistojnë. Çfarë ndërtimi i çuditshëm do të ishte ky kur kati i dytë qëndron pezull në ajër?

Siç kjo fizikisht është e pamundur, ashtu edhe miratimi i nenit 11-a është e pamundur në aspekt juridik, ndërsa megjithatë e bërë edhe ata nga institucioni më i lartë dhe i vetëm ligjvënës në shtet.

Edhe ish ministrja e drejtësisë së RM-së, Meri Mladenovska Georgievska, vlerëson se një gjëje joligjore po shtohet një tjetër me këtë ndryshim të miratuar të shpejtë në Ligjin për falje.

Presidenti i RM-së mori vendim i cili nuk bazohet në dispozitë ligjore, pas shumë diskutimeve prej gjashtë muaj e gjysmë se dispozita e përmendur nga neni 11 nuk mund të jetë bazë ku bazohet vendimi i presidentit dhe se kemi vakum juridik që mund të rregullohet vetëm nëse plotësohet nga presidenti me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve, u mor ligji për plotësimin e ligjit për falje në seancën e Kuvendit më 19 maj dhe publikuar në Gazetën zyrtare më 20 maj, paraqet mënyrë e që ligjësohen aktet e miratuar më herët të presidentit sepse në nenin 1 të këtij ligji qëndron sipas Ligjit të faljes nr 20/93, sipas nenit 11 shtohen neni i ri 11-, tha ajo në emisionin “24 Analiza”.

Sipas ish ministres së drejtësisë, Kuvendi fare nuk ka dashur të bisedoj për këto diskutimet profesionale nga ana e juristëve eminent që kanë diskutuar në këtë temë tanimë dy muajt e fundit, por me këtë nen i ligjëson aktet e presidenti, kinse ato janë miratuar në nen të vlefshëm që ekziston. “Neni i ri 11-a, ofron dy mundësi që të zhvlerësohet falja, e kjo është me vendimin e presidentit pas 1 muaji nga publikimi i ndryshimit të Ligjit, afat që kalon më 20 qershor, ndërsa mënyra e dytë është me kërkesë të vet palëve”.

Çështjen anti- ligjore që tani për tani askush nuk e sheh në ndryshimet e Ligjit për falje janë pikërisht këto dy mënyra me të cilat zhvlerësohet falje, që nuk guxojnë të ekzistojnë, gjegjësisht nuk është alternativë e lejuar në raste të këtilla!

Këto dispozita në ligjit janë në kundërshtim me dispozitat e përgjithshme të ligjit dhe në teorinë juridike sepse është e paparamenduar ajo se në dy mënyra për një gjë të njëjtë mund të prodhohen pasoja lidhur me aktin e presidentit- njëra me detyrë zyrtare ndërsa e dyta me kërkesë të vet palëve. Dhe tani do të ketë diskutim se kush ka ngritur e kush jo kërkesë dhe do të kemi diskutim që është jashtë nga esenca– konstaton Meri Mladenovska Georgievska.

Sjellja e këtillë e Kuvendit vetëm thellon krizën politike dhe largon nga zgjidhja e saj eventuale.

 

PROPOZIM LIGJI
 PËR PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR FALJE
 
Neni 1
Në Ligjin për falje (“Gazeta zyrtare e R. së Maqedonisë nr 20/1993), pas nenit 11 shtohet neni i ri 11-a i cili thotë:
Neni-а
Presidenti i Republikës mundet në afat prej 30 ditëve nga dita e miratimit të këtij ligji të zhvlerësoj faljen e dhënë pa procedurë paraprake për falje.
Presidenti nuk është i obliguar që të arsyetoj vendimin nga paragrafi 1.
Personi për të cilin është marrë vendimi i faljes ka të drejtë deri te presidenti i Republikës të dorëzojë kërkesë për zhvlerësimin e vendimit për faljen e tij.
Presidenti i Republikës është i obliguar në afat prej 30 ditë nga dita e marrjes së kërkesë nga paragrafi 3, për zhvlerësimin e vendimit”.
                                                                                                            Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi me ditën e publikimit në “Gazetën zyrtare në Republikën e Maqedonisë”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.