Ndërtohret urë e re në Vatashë

Foto: kavadarci.gov.mk/

Do të ndërtohet ura e re në fund të Vatashës, me çka do të rritet siguria në komunikacion, sepse deri më tani në urën ekzistuese ndodhën disa aksidente. 

[BURIMI: KTV (janar 2018) dhe Makfaks (tetor 2017)]  

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Kavadarit, Mitko Jançev për ndërtimin e urës së re në Vatashë është realizuar. Premtimin e përmendur Jançev e dha para rrethit të dytë në zgjedhjet lokale (tetor 2017), ndërsa të njëjtin e premtoi edhe në fillim të mandatit të tij.

Ura lë idh Kavadarin me Vatashën me fshatrat nën Kozhuf është ndërtuar dhe lëshuar në përdorim në fund të dhjetorit të vitit të kaluar (2019). Siç u komunikua, kjo urë ndërtimi i të cilës filloi në vetën e vitit 2018, shteti përmes Agjencisë për rrugë investoi 500 mijë euro, ndërsa Komuna me mjetet e veta punoi më rregullimet infrastrukturore të urës.

Gjatë daljes në publik me rastin e lëshimit të urës në përdorim, kryetari Jançev theksoi rëndësinë e objektit për qytetarët e kësaj pjese të Tikveshit:

Ky është projekti i shumë pritur dhe i kërkuar për Komunën e Kavadarit dhe fshatin Vatashë. Ura e vjetër ka qenë në gjendje katastrofike dhe është vendosur në pozicion të gabuar. Sipas analizave, kishe mbi 10 deri në 15 aksidente në vit, ndonjëherë edhe me pasoja më serioze për pjesëmarrësit në komunikacion. Me kërkesë të komunës kemi arritur të gjejmë zgjidhje me Qeverinë dhe Agjencinë për rrugë. Në këtë pjesë lëvizin vetura të rënda të pyjeve të Maqedonisë dhe transportues të cilët udhëtojnë ka Kozhufi. 

Informacione dhe fotografi për urën e re në Vatashë janë publikuar në më tepër mediume, si dhe në ueb-faqen e Komunës.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.