Ndërtohet parku në “Banovina” të Lisiçës së Epërme

Parku zë hapësirë prej 6.500 metër katrorë , përmban liqen me dy ura dhe mbi të është ndërtuar një objekt atraktiv. Foto: ueb-faqja e Komunës së Aerodromit

 Kopshtaria dhe rregullimi i hapësirave publike në lokacionin e njohur si Banovina në Lisiçe të Epërme (Mjete që kapin vlerë prej 45.000.000 do të sigurohen prej buxhetit të Komunës. Afati: dhjetor i vitit 2013)

 ARSYETIM:

Parku “Banovina” në Lisiçe të Epërme u lëshua në përdorim në shtator të vitit 2013. Ky është një premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Aerodromit Ivica Konevki, projekt i cili ka qenë pjesë e programit të tij zgjedhorë (2013-2017), Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Aerodrom më të mirë! (Hapësira të gjelbra dhe pajisje urbane, faqe 30).

Ndërtimi i parkut “Banovina” filloi në 14 mars të vitit 2013, dhjetë ditë para rrethit të parë të zgjedhjeve lokale – 24 mars të vitit 2013. Atëherë ishte thënë se parku do të zë hapësirë prej 6.500 metër katrorë dhe hapësira e gjelbër do të zë rreth 2.300 metër katrorë, liqeni 550 metër katrorë me dy ura dhe me pamje të re, për vizitorët më të ri është planifikuar një shesh lojërash për fëmijë. Po ashtu u tha se mjetet financiare të cilat do të investohen për projektin në fjalë kapin vlerën prej 34.522.080 denarë ose rreth 560 mijë euro, ndërsa kohëzgjatja e marrëveshjes së nënshkruar për ndërtimin e parkun “Banovina” është 12 muaj“.

Në gur-themelin e parkut të gjelbër i pranishëm ishte kryetari i Komunës Aerodrom, Ivica Konevski, si dhe ministri i shëndetësisë Nikolla Todorv. Kryetari i Komunës së Aerodromit njëherësh edhe kandidat për mandat të dytë si kryetarë komune, Konevski, atëherë deklaroi:

Me ndërtimin e këtij parku qytetarët e  Lisiçes së Epërme do të fitojnë një kënd të gjelbër për pushim dhe relaksim, ndërsa Komunës së Aerodromit edhe njëherë do t’i jepet epiteti  si komuna më e gjelbër.  

Në 12 shtator të vitit 2013 Presidenti Gjorgje Ivanov dhe kryetari i Komunës, Konevski e lëshuanpërdorim parkun ” Banovina”

Ky park përmendet edhe në Llogaridhënien e Konvskit për vitin 2013 (faqe 24), në të cilën mes tjerash është shkruar edhe:

Bëhet fjalë për kopshtari dhe rregullim të parkut në  Lisiçe të Epërme që kap sipërfaqe prej 6.500 metër katrorësh. Parku përmban 3.000 metër katror hapësirë të gjelbërt, e cila është e pasur me bimë të ulëta dhe të larta të 50 llojeve të ndryshme, të cilat janë halore dhe gjetherënëse, mes të cilave qindra druj kryesisht dushk dhe bredha, qindra shkurre dhe 200 fierna. Parku i ri, po ashtu ka edhe liqen me dy ura, ndërsa mbi liqen është ndërtuar një objekt për pushim. Përbërësit e tjerë të parkut janë hapësira për fëmijë, shëtitorja, lule, çezma, korpa mbeturinash dhe ulëset. Parku është tërësisht i ndriçuar me abazhurë dhe me sistem të vetin për vaditje. Ndërtimi i parkut ka kushtuar 35 milion denarë, mjete që janë ndarë prej buxhetit të Komunës së Aerodormit

BURIMET:

 

Vlerësuar prej: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.