Ndërtohet muri rezistues në Gladno Pole te Kumanovës.

Ndërtimi i murit filloi shumë pak para kalimit të afatit. Foto: Komuna e Kumanovës.

Ndërtohet muri rezistues në “Gladno pole” – pjesa e vjetër 

 

ARSYETIM

Në pikën “Pero Çiço” nga pjesa “Mëhalla ime” (faqe 30) nga programi zgjedhor me të cilin kërkoheshin votat e qytetarëve në zgjedhjet lokale në vitin 2013, Zoran Damjanovski, kryetari i atëhershëm i komunës së Kumanovës dhe kandidat i LSDM-së në mandatin e ri, premtoi edhe ndërtimin e murit rezistues në “Gladno Pole” – pjesa e vjetër, deri në fund të mandatit.

Momentalisht punohet në ndërtimin e murit, gjegjësisht përmbushja e premtimit Zoran Damjanovski është në rrjedhë e sipër.

Kërkimet në internet për realizimin e premtimit na shpie deri te disa gjëra. Kryetari i komunës e ka aktualizuar pyetjen në seancën e Këshillit të Komunës së Kumanovës me 17 shkurt të vitit 2016, duke i’u përgjigjur pyetjes së këshilltarit, lajmëron se së shpejti do të fillojë realizimi i projektit, së bashku me projektet e tjera.

Ka përfunduar procesi për rindërtim i cili përfshin sipërfaqe prej 30.000 metër katror dhe 7000-8000 metër katror që janë sipërfaqe gë asfaltuara, gropa dhe platformë. Rreth 10.000 metër katrorë janë për pllaka betoni nëpër lagje, trotuare. Do të përfshihet “Pero Stojmanovski” dhe sipërfaqe më të madhe zë edhe “Cërnotravska”. Më pas edhe muri rezistues në Gladno pole, që po ashtu është shumë aktual – tha kryetari i komunës. 

Me 11 mars të këtij viti, duke ju përgjigjur thirrjes së këshillit të Komunës së VMRO DPMNE-së, Damjanovski thotë se së shpejti do të fillojë ndërtimi i murit rezistues në Gladno Pole.

Kryetari i komunës lajmëroi se do të fillojnë aktivitete për ndërtimin e murit rezistues në Gladno pole, ndërsa do të përfshihen edhe më shumë projekte si 26 kilometra rrjeti i kanalizimit. Akuzat vijnë për arsye politike tha i pari i qytetit. 

Se aktivitete fillojnë në fund të gushtit të këtij viti, kuptojmë nga lajmi i publikuar me 26 gusht. Në atë lajm jepet informata që Komuna e Kumanovës vazhdon me realizimin e projekteve, gjegjësisht shtresimi i rrugëve në fushën e fshatit Tromegja, vendosja e pllakave prej betoni në qendër të qytetit si dhe fillimi i ndërtimit të murit ndërtues në lagjen Pero Çiço (Gladno Pole).

Informacionet më të reja të listuara në ueb-faqen e Komunës së Kumanovës nuk gjetëm, mirëpo, sipas asaj që realizuam, ky premtim është duke u realizuar.

 

 

BURIME

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.