Ndërtohen trotuare në dhjetë rrugë në Lisiçe të Poshtme dhe të Epërme

trotuar nëntë kilometra të gjatë në Lisiçe. Foto: printscreen, Komuna Aerodrom

Projekt: Vendosja e trotuareve dhe ndriçim i ri në më shumë rrugë të Lisiçes së Epërme dhe të Poshtme.   

Përshkrim i projektit: Do të ndërtohen trotuare në këto rrugë: Lisiçe e Epërme: shtegu mes bulevardit Sërbija dhe Kanalit të Usjanit, në rrugën Todor Çangov, rr. Gjorgi Kapçev, rr. Bozhin Nikollov, rr. Vranovska e Siprme, rr. Vasile Gjurkoviq, rr. Lisiçe; Lisiçja e Poshtme: rr. 1 dhe degën e shkollës (Mjetet: 18.000.000 denarë Burim i financave: Komuna e Aerodromit: dhjetor të vitit 2013)  

ARSYETIM:

Projekti: “vendosja e trotuareve dhe ndriçimi i ri në më shumë rrugë të Lisiçes së Epërme dhe asaj të Postme”, është një premtim i realizuar i kryetarit të Komunës Aerodrom Ivica Konevski, të dhënë në programin e tij zgjedhor (2013-2017), Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Aerdrom më të mirë! (Transport dhe infrastrukturë, faqe 55). Trotuare për dhjetë rrugë në Lisiçen e Epërme dhe të Poshtme u ndërtuan në korrik të vitit 2013.

Ndërtimi i trotuareve të reja në 10 rrugët Lisiçe dhe ndriçimi i ri (“Todor Çangov”, “Gjorgji Kapçev”, “Bllagoja Muçeto”, “Vasile Gjuroviq”, “Bozhin Nikollov”,”Vranosvska e sipërm”,”Lisec”, rruga kryesore me shteg mes “Marshimit të Shkurtit” deri te kanali i Usjanit dhe rrugë të tjera në Lisiçen e Epërme, si dhe Rruga 1 në atë të poshtmen) filluan në vet fillimin e mandatit të kryetarit të Komunës së Aerodromit, Ivica konevski. Me 18 prill në pres-konferencën e mbajtur në Lisiçen e Poshtme, Konevski ka informuar se

Komuna e Aerdoromit me qëllim të urbanizimit të pjesës rurale, filloi me ndërtimin e trotuareve të reja në 10 rrugë të Lisiçes së Epërme dhe të Poshtme (Konevski)

Me 20 qershor 2013 kryetari i komunës së Shkupit bashkë më atë të komunës Aerodrom, Koce Trajanovski dhe Ivica Konevski zyrtarisht e lëshuan në përdorim 10 trotuaret nëpër rrugët e Lisiçes së Epërme. Mediat përcollën deklaratën e Konevskit në të cilën ai thotë që:

për vetëm tri muaj dhjetë rrugë në Lisiçen e Eprme janë pajisur me trotuare të reja dhe me ndriçim, duke shtuar edhe trotuaret e reja të cilat do të ndriçohen do të ju mundësohet qytetarëve të lëvizin më sigurt gjatë natës.

Ky projekt përmendet edhe në Llogaridhënien e Konevsksit për vitin 2013 ( faqe 11) ku, mess tjerash shkruhet edhe që:

Sipërfaqja totale e trotuareve në Lisiçe të Poshtme dhe të Epërme është thuajse 14 mijë metër katror, ndërsa gjatësia diku rreth  9 kilometra. Komuna e Aerodromit më herët ndërtoi rrjetin e kanalizimit dhe i asfaltoi rrugët në pjesën rurale. Trotuaret e reja të ndriçuara ju mundësuan qytetarëve të jenë më të sigurt gjatë lëvizjes.

 

Burime:

 

 

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.