Ndërtimi i autostradës së re Kërçovë – Ohër, ende në fazën fillestare
Ndërtimi i autostradës së re Kërçovë – Ohër, 57 km, vlera 375 milion euro (Afati i ndërtimit: viti 2018)
ARSYETIM: Ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër (57 km), partia qeverisëse e premton për herë të tretë në pesë vitet e fundit (2011-2016). Ky projekt u premtua në tre cikle, edhe atë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2011, në zgjedhjet parlamentare në vitin 2014 dhe tani, në zgjedhjet e vitit që lamë pas, 11 dhjetorit (2016). Si afat i fundit për finalizimin e të gjitha punimeve ndërtimore rreth ndërtimit të kësaj autostrade është dhënë viti 2018, megjithatë deri më tani (07.02.2017) premtimi për realizimin e këtij projekti është pjesërisht i realizuar.
Punimet për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër kanë nisur më 22.02.2014
“Sot jemi dëshmitarë të realizimit të një projekti madhor respektivisht të fillimit të ndërtimit të autostradës e cila do të lidh Kërçovën, Strugën dhe Ohrin, me një arterie moderne rrugore. Pres që pas 4 vitesh sa do të zgjatë ndërtimi i kësaj autostrade si dhe hapja e zonave të lira ekonomike në këtë pjesë të vendit të hapen shumë mundësi të reja dhe horizonte të reja të prosperitetit ekonomik të qytetarëve të kësaj pjese të Republikës së Maqedonisë”. (burimi: Alsat-M, 22.02.2014)
Punët nuk u zhvilluan me intensitet të duhur. Deri në vitin 2016, kishin përfunduar vetëm 35% e punëve të planifikuara. (burimi: Flaka, 20.06.2016)
Së fundi, projekti u ri-premtua edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 dhjetorit 2016.
Foto1. Pjesë nga Platforma Zgjedhore e BDI-së, 2016-2020
Ri-premtimi i projekteve të ngjashme vite me radhë nga ana e autoriteteve qeverisëse nuk ka të ndalur. Projekti edhe pse filloi në vitin 2014, nuk arrin të marrë të mbarën. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mund të vlerësojmë që projekti për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër është ripërsëritur disa herë, prandaj këtë premtim deri më tani (07.02.2017) e llogarisim si pjesërisht i plotësuar.
BURIME:
- Platforma zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim, Zgjedhjet 2014-2018; (RaportojmëBDI2014, shikuar më 07.02.2017;
- |20.06.2016| Punohet intensivisht në ndërtimin autostradës Kërçovë-Ohër (Flaka.info, shikuar më 07.02.2017)
- Projekte kapitale nga sfera e transportit (BDI-Platforma 2020, shikuar më 07.02.2017)
Vlerësoi: Rabie Abazi
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari