Ndërhyrja e Rusisë në procesin zgjedhor të Rumanisë nuk është demokraci
Në fund të nëntorit 2024, në Rumani u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, i fituar nga kandidati pro-rus Calin Georgescu. Zgjedhjet nuk ishin aspak demokratike. Kanë dalë prova për ndërhyrje të jashtme ruse, një fushatë masive kibernetike në TikTok e orkestruar nga Moska. Më 6 dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë vendosi të anulojë zgjedhjet presidenciale dhe të urdhërojë zgjedhje të reja për të “siguruar drejtësinë dhe rregullsinë e procesit zgjedhor”.
Ne analizojmë një postim në Facebook që thotë:
Anulimi i zgjedhjeve demokratike në Rumani është skandali më i madh në historinë e BE-së.
Ata janë të tmerruar nga demokracia.
Në fund të nëntorit 2024, në Rumani u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, i fituar nga kandidati pro-rus Calin Georgescu. Zgjedhjet nuk ishin aspak demokratike.
Demokracia perëndimore udhëhiqet nga postulatet e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe politikisht – ajo bazohet në zgjedhje demokratike dhe të ndershme pa ndikim të huaj që pasqyrojnë dëshirat dhe aspiratat e qytetarëve të vendit. Ishte pikërisht ky postulat politik që u shkel në zgjedhjet presidenciale në Rumani për shkak të ndërhyrjes së vendosur ruse.
Konkretisht, më 6 dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë vendosi të anulojë zgjedhjet presidenciale, raundi i dytë i të cilave ishte planifikuar të mbahej më 8 dhjetor 2024. Gjykata Kushtetuese e vendit anuloi të gjithë procesin zgjedhor dhe urdhëroi zgjedhje të reja për të “siguruar drejtësinë dhe rregullsinë e procesit zgjedhor”, tha gjykata në vendimin e saj. Sepse surpriza zgjedhore në të cilën nacionalisti ekstrem Calin Gorgescu fitoi shumicën e votave nuk ishte aspak një “surprizë”, por një sulm i synuar ndaj opinionit të votuesve, veçanërisht përmes platformës TikTok, shkruan Dojçe Vele.
Georgescu është pro-rus dhe Guardian raporton se ai raportoi “zero shpenzime për fushatën”. Në kushte të tilla shpenzime zero, pasi u shfaqën prova për ndërhyrje të jashtme ruse, një fushatë masive kibernetike në TikTok e orkestruar nga Moska për përfitimin e saj, e cila kaloi nën radarin e autoriteteve rumune.
Shërbimi Informativ Rumun i prezantoi gjetjet presidentit dhe Qeverisë së Rumanisë, ku u duk qartë se vendi ishte objektiv i një sulmi kibernetik të paprecedentë në prag të zgjedhjeve presidenciale. Në më shumë se 85,000 ndërhyrje në rrjet, pati sabotime, zbulime sekretesh dhe mbi të gjitha duke theksuar popullaritetin e Gorgescu. Ndërsa para fushatës ai kishte vetëm disa qindra ndjekës në rrjetin e tij social, ato algoritme dhe mijëra adresa më parë joaktive krijuan përshtypjen se miliona rumunë po shihnin postimet e tij dhe mijëra prej tyre po dërgonin shprehje mbështetjeje dhe pajtimi.
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë vendosi njëzëri në bazë të nenit 146 (f) të Kushtetutës, dhe vendimi lidhet me ligjshmërinë dhe saktësinë e procesit të zgjedhjeve presidenciale dhe kërkon “përsëritjen e të gjithë procesit zgjedhor”. Gjykata deklaroi se integriteti i votës vihej në pikëpyetje për shkak se njëri prej kandidatëve përfitoi nga promovimi i padrejtë.
Gjykata e Strasburgut, më 21 janar 2025, hodhi poshtë ankesën e Georgescu-t kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut me qendër në Strasburg njoftoi se kishte refuzuar kërkesën e Georgescu-t për një vendim urgjent sepse ishte “përtej fushëveprimit” të aftësisë së gjykatës për të marrë një masë të tillë për të rrëzuar vendimin për anulimin e procesit zgjedhor.
Qeveria rumune ka vendosur të mbajë zgjedhjet e reja presidenciale më 4 maj, me një raund të dytë më 18 maj, nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë.
Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë si të rremë publikimin që po shqyrtojmë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari