Naser Ziberi, kandidat (jo)partiak për Kryeministër?

 

Shkruan: Shefkije Alasani

Lajmi që po e recensojmë është publikuar në portalin “InfoMagazin” me titullin:Çka po ndodhë me BDI-në nipi kandidat për Deputet kurse Axha Kandidat për Kryeministër!

Përveç titullit jo-profesional as përmbajtja e artikullit nuk i plotëson standardet gazetareske. Në paragrafin e parë thuhet se Kandidati për kryeministër nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim, Naser Ziberi u reklamua si jopartiak dhe si njeri jashtë BDI-së me qëllim që kjo parti të përfitonte nga propaganda e tyre për kryeministrin e parë shqiptar.

Por në fakt, Ziberi nuk është aspak një person jopartiak. Ai dhe familja e tij kanë fituar me vite me radhë benefite gjatë qeverisjes së BDI-së. Sipas autorit të panjohur të këtij teksti, konstatimin e më sipërm e vërteton fakti se Arben Ziberi, ish drejtor i Qendrës për Shëndet Publik, është nipi i Naser Ziberit. Nga vet komentet që autori i parashtron në tekst vjen në përfundimin se  “Naser Ziberi është strukturë partiake e Ahmetit dhe BDI-së, dhe nuk mund të përfaqësoj shqiptarët përveç si anëtar i integristëve“. I gjithë ky konstatim nuk është i mbështetur në fakte dhe në asnjë lloj burimi.

Në parimet themelore të Kodit Etik të Gazetarëve thuhet: 

Roli i gazetarëve është të transmetojnë informata, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.

Pra detyra e gazetarit është të përcjell informacion në interes të publikut por që ju përmbahet standardeve profesionale dhe jo mendime personale të pa bazuara në fakte konkrete. Gazetari e transmeton informacionin por nuk vjen në konkluzione rreth një çështjeje të caktuar.

I

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.