Mukrem Mehmedi
Mukrem Mehmedi është kryetari i Komunës së Mavrovës dhe Rostushës
JETA PRIVATE
Mukrem Mehemedi ka lindur më 24 korri të vitit 1970, në fshatin Skudrinje.
ARSIMIMI
Teknolog radiolog i diplomuar. Ka marr këtë titull në Shkollën e lartë për Teknologji Radiologji në Universitetin “Shën Kliment Ohridski” në Manastir. Prej vitit 1994 deri në vitin 2001 ka punuar në Qendrën Medicinale në Gostivar, më pas deri në vitin 2009 në Shtëpinë e shëndetit “Dr. Ruse Boshkovski” në Rostushe, ku ka qenë edhe president i Këshillit drejtues të shtëpisë.
KARRIERA POLITIKE
Karrierën politike e fillon me zgjedhjen për anëtar në Këshillin e Komunës së Rostushës në vitin 2000. Ka marr aktivisht pjesë në shumë kongrese, seminare, simpoziume dhe punëtori në të cilat janë përpunuar tema nga fusha e ndarjes së tij profesionale, aktivisht ka bashkëpunuar në më shumë organizata joqeveritare, shoqata civile dhe asociacione. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 për herë të parë është zgjedhur kryetar komune dhe për herë të dytë në zgjedhjet lokale në vitin 2013. Në korrik të vitit 2011 është zgjedhur anëtar në Këshillin drejtues të ZELS dhe anëtar i komisionit për zhvillim ekonomik lokal pranë ZELS.
BURIME
Gazeta ZELS 2013.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari