Mospërdorimi i masës liri me kusht mundëson arratisjen e personave që kanë shkelur ligjin

Foto: commons.wikimedia.org

 

Këto ditë kuptuam se ekziston Ligji i ndalesës, se kushtimisht ekzistojnë kushte teknike për shfrytëzimin e hallkave speciale me të cilat kontrollohet lëvizja e personave për të cilët drejtësia është e interesuar në veçanti, dhe përsëri gjendemi para mundësisë si vend që të paguajmë dënim prej 850 mijë eurove për arsye e mosshfrytëzimit të masës – liri me kusht?!

Shkruan: Ljubomir Kostovski 

ÇKA ËSHTË LIRIA ME KUSHT?

Çdo adhurues i filmave amerikan që kanë për temë krimin, me siguri e di se ç’është liria me kusht. Ose, me siguri, e ka të qartë formën e kontrollit të personave të gjykuar ose personave në proces shqyrtimi, edhe pse nuk e di emrin profesional për të.

Liria me kusht paraqet masë përmes së cilët kontrollohet lëvizja e personave për të cilët sistemi ndëshkues është i shqetësuar për arratisje, dhe nuk janë të arrestuar në formë klasike me burgu.

Zakonisht liria me kusht lidhet me dënimin me kusht, ndërsa është e rëndësishme që të vendoset kontrolli mbi sjelljen e njerëzve që i janë të ekspozuar rrezikut pas caktimit të dënimit ose pas lëshimit nga institucionet përkatëse.

Në veçanti, kur shohim filma amerikan, lirimi me kusht praktikohet për të miturit në të cilën marrin pjesë qendrat sociale në bashkëpunim me institucionet relevante, familja ose të tjerë, të cilët do të ishin pjesë e rehabilitimit të të gjykuarit. Praktika ndëshkuese amerikane e shfrytëzon këtë formë të kontrollit të personave të cilët në periudha të caktuara duhet të risocializohen, që tashmë ju është dhënë dënimi. Shteti dëshiron të ndikojë në faktorët e rrezikut të pranishme te kryerësi i veprës, me qëllim të ri integrimit të tij në shoqëri. Procedurën e nënshkruan gjykata me aktgjykim përfundimtar dhe vendim të prokurorit shtetëror, gjykatësi ose institucionet ndëshkuese.

Dënimi me kusht edhe kur caktohet, sipas mendimit juridik në botë, mund të përmbaj në vetvete dispozita për kontrollin e lirisë së të gjykuarit gjatë zgjatjes së dënimit me kusht, dhe mbikëqyrje nga ana e nëpunësve të caktuar publik përmes shfrytëzimit të procedurave profesionale, me çka, ndikimi në eliminimin e faktorëve të rrezikut të fajtorit me qëllim të risocializimit dhe riintegrimit të tij në bashkësi.

Sipas analizës së “Telma” mos shfrytëzimi i 400 hallkave elektronike të cilat katër vite qëndrojnë të konservuara në Drejtorinë për ekzekutimin e sanksioneve, mund t’i kushtojnë Maqedonisë 850.000 euro. Komisioni evropian, siç mësuam nga televizioni, së fundmi ka paralajmëruar vendin për shkak të mos shfrytëzimit të hallkave të parapara me Ligjin për lirim me kusht, të prokuruara me ndihmën e fondeve evropiane, vendi do të duhet t’i kthej paratë mbrapsht.

Menjëherë pas paralajmërimit të Komisionit, me 28 dhjetor është caktuar ndalesa e parë me kusht, të cilit duhet t’i vendoset hallka që ka kuptimin e ndalesës me mbikëqyrje.

Deri më tani asnjë personi nuk i është vendosur hallka, edhe pse mjeti për ndjekje dhe Ligji me të gjithë aktet nënligjore është miratuar që më parë. Ligji për lirimi me kusht hyri në fuqi me 1 nëntor 2016, përderisa hallkat për ndjekje elektronike janë siguruar që në vitin 2014, në korniza të projektit të binjakëzimit për implementimin e Ligjit për lirim me kusht, i cili filloi në vitin 2010 dhe ka vlerë prej 1,8 milion euro. Së bashku me hallkat që janë prodhim izraelit, janë blerë edhe bateritë, është instaluar edhe softueri për ndjekjen e tyre, janë trajnuar 10 persona në Ministrinë e Drejtësisë dhe është hapur qendra monitoruese. Në Gjykatën penale ka edhe tre zyra për shërbimin provë, ndërsa zyra të atilla janë paraparë edhe në Manastir, Prilep, Gostivar, Ohër, Kumanovë, Veles, Tetovë, Koçan, Strumicë dhe Shtip. Në to duhet të punësohen 90 nëpunës.

Portali “Sakam da kazham“, që në dhjetor të vitit 2017 informoi se për pesë persona nga Gjykatës të Apelit në Shkup dhe 12 persona nga zonat e tjera të gjykatave të apelit janë caktuar masa sipas Ligjit për liri me kusht.

 

(MOS)LIDHJA E VEGLËS 

“Lidhja e veglës”, siç njihet edhe si masa e ndërmarr, deri më tani me siguri ka mund të vendoset me vendim te një artist – narkoman, por nuk është aplikuar.  “Hallka” ose “gjerdani i hekurt” siç njihet ndalesa e zbatuar te ne është vetëm term të cilin juristët e kanë mësuar, por nuk e kanë aplikuar. As më herët, as në të kaluarën e afërt, ndoshta në të ardhmen, kur për shkak të harresës së sistemit të drejtësisë mund si shtet të kemi pasoja financiare.

Avokati Jovan Joanidis, i cili ka përvojë të madhe në lidhje me procedurën hetimore dhe si prokuror, në deklaratë për “Vërtetmatësin” tha se “Ndalesa është një mënyrë në sistemin e drejtësisë: ka qenë por nuk është shfrytëzuar asnjëherë”!

Sistemi për të qenë racional duhet të aplikojë një numër më të madh të të gjykuarve potencial ose persona nën hetim, të cilët janë në arrest shtëpiak dhe të cilët duhet të paraqiten (ish kryeministri Gruevski paraqitej çdo të premte në Gjykatën Themelore, pasi ju shkrua masa për paraqitje në gjykatë një herë në muaj, përderisa është në arrest shtëpiak, me çka edhe u arratis!) Që do të thotë se po të funksionojë siç duhet, mirë është që të shfrytëzohet mbi më shumë të gjykuar, sepse në vetvete përfshinë një numër më të madh të nëpunësve.

Hallkat të cilat i posedon Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve nuk janë me GPRS sistem për përndjekje të sinjalit, por me SD kart me çka lëvizja e gjykuarit është e kufizuar me parametra të caktuar. Burimet e mirë informuara të “Telma” shtojnë se sistemi ka qenë operativ prej kur është instaluar, por nuk është aplikuar.

PËRVOJA BOTËRORE 

Përvojat botërore lidhen me mundësinë që i dënuari me dënim me kusht të kryejë detyrat në bashkëpunim me bashkësinë, me qëllim që të mbrohet shoqëria nga fajtori dhe të ulet rreziku i përsëritjes së veprës përmes risocializimit dhe riintegrimit në bashkësi, gjegjësisht për kohë të caktuar të mbrohet i gjykuari nga pjesa e errët e shoqërisë, faktikisht nga nëntoka. Ky vendim nuk imponon, për më tepër, nuk mund të ndryshojë masën, përgjegjësinë dhe sanksionet, por ky vendim për provë zgjat vetëm mbi baza të aktvendimeve gjyqësore dhe vendimeve të prokurorit shtetëror, gjykatës ose gjykatësit të përfshirë.

Përvojat tona tani duhet të lidhen edhe me arratisjen e të akuzuarit Nikolla Gruevski, si dhe të atyre që janë arratisur më parë prej gjykatave tona – Goran Grujeski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët padyshim se nuk do të arratiseshin aq lehtë nga vendi nëse ndalimi do të aplikohej. Ligji është, rrethanat për personat që u liruan në shtëpi deri në vendosje prapa grilave në fund, po ashtu, ishte evidente, por masa nuk u zbatua.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.