(Mos)lidhshmëria mes vaksinave kundër Kovid-19 dhe mikoarditit, flet mjeku Mario Jovanoski

Nga Qendra për Kontroll të Sëmundjeve në ShBA nuk “kanë pranuar” se vaksinat kundër Kovid-19 shkaktojnë mikoardit, ashtu siç pohon personi John Vasili në “Fejsbuk”. Po, është e saktë se ky institucion po monitoron rastet e tilla të mundshme, ky postim ka nxjerrë nga konteksti çdo deklaratë të CDC-së në ueb-faqen e tyre. Sipas mjekut Mario Jovanoski, më i madh është numri i pacientëve që përballen me sëmundje të zemrës post-kovid. Sipas tij, është normale që vaksinat të kenë efekte anësore, por janë më të vogla se përfitimet që i sjellin ata, shkruan Portalb.mk.

Personi John Vasili në “Fejsbuk” në mënyrë të saktë ka cituar Qendrën për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, më pas, e ka interpretuar gabim, kështu duke nxjerrë nga konteksti tërësisht deklaratën.

“Ne faqen zyrtare te CDC (linku poshte) thuhet: “CDC dhe partnerët e saj po monitorojnë në mënyrë aktive raportimet e Miokarditit dhe Perikarditit pas vaksinimit kundër KOVID”. Pra CDC pranon se vaksina shkakton Miocardit, sidomos tek femijet adoleshente dhe te rinjte, dhe perseri rekomandon qe ata te bejne vaksinen.  Miocarditi eshte infeksioni i muskulit te zemres dhe nqs te ndodh, ky muskul nuk kthehet me mbrapsht ne gjendjen e meparshme naturale” shkruan John Vasili në “Fejsbuk”.

Cila është lidhshmëria e vaksinave kundër virusit korona me miokarditin?

Në lidhje me këtë, Portalb.mk bisedoi me mjekun Mario Jovanoski, ai theksoi se janë shumë të rralla rastet ku personat e vaksinuar kanë pasur miokarditin si efekt anësor. Incidenca për këtë sipas një hulumtimi të publikuar në New England Journal of Medicine është në dy persona të vaksinuar për 100,000.

“Një nga shtetet e para që u përball me sukses me pandeminë e Kovid-19, përmes sistemit të vaksinimit masiv, që arriti të imunizojnë një pjesë të madhe të popullatës, ishte Izraeli. Në një studim i madh i cili analizoi më shumë se 2.5 milionë njerëz të vaksinuar me vaksinën “Pfizer”, e publikuar në New England journal of Medicine, erdh në përfundim që incidenca e pacientëve me miokarditis (ndezje në muskulin e zemrës) ishte rreth dy për 100.000 të studijuar, më së shpeshti te të anketuarit e moshës 16-29 (rreth 10 raste me miokardit në 100.000 të studijuar) deri në 42 ditë pas marrjes së vaksinës. Sidoqoftë, tek pjesa më e madhe bëhej fjalë për raste të lehta apo mesatare” tha mjeku Mario Jovanoski.

Vaksinë, vaksinim, foto: Ministria e Shëndetësisë e Kosovës
Vaksinë, vaksinim, foto: Ministria e Shëndetësisë e Kosovës

Për të lexuar më shumë në lidhje me këtë, klikoni këtu.

Më pas, personi John Vasili vijon të dezinformojë lexuesit duke i prekë ata në emocione, kështu duke publikuar statistika jo të sakta dhe të paverifikuara. Duhet theksuar faktin se ky person nuk është mjek dhe aspak kompetent për të folur në lidhje me shanset e mbijetesës nga moiokarditi dhe sëmundje tjera.

“Nqs ka mjekë ne kete vend qe u ka ngelur sensi me minimal i humanizmit, duhet ti tregojne publikut qe kjo quhet vrasje me koshience te plote. Une nga ana ime si qytetar i lire dhe i pergjegjshem ju kujtoj vetem dy fakte nga statistikat zyrtare: Myocarditi e ka shancin e mbijeteses 50%. Kovid e ka 99.85%. Pra ne çdo 2 mije vete te infektuar me Covid mund te vdesin vetem 3 vete. Ndersa, mes 2 mije veteve me Miocardit vdesin gjysma, pra 1 mije vete. Prandaj mendohuni mire dhe vendosini gishtin kokes perpara se te vendosni per vete apo per te dashurit tuaj. Mos luani me jeten Ruleten Ruse” shkruan ky person në postimin që e recensojmë.

As “statistikat” e lartëpërmendura nuk rezultojnë të vërteta, sipas mjekut Mario Jovanoski, spitalet çdo ditë përballen me pacientë të cilët kanë kaluar virusin dhe kanë si pasojë dobësimin e zemrës.

“Nga ana tjetër, praktika ditore në klinikë, më përball me një numër të madh të pacientëve post-kovid, të cilët pranohen me formë të mesme deri të rëndë të dobësimit të zemrës si rezultat i infektimit paraprak me këtë virus. Vetë virusi është përfshirë si etiologji edhe në rekomandimet më të reja evropiane për dobësimin e zemrës, që tregon se përfitimet nga vaksinat janë shumë më të mëdha dhe t sigurta, se sa infektimi me Sars Cov2” shtoi mjeku Jovanoski.

Ndërkaq, Jovanoski shtoi se është normale që vaksinat të kenë edhe efektet e tyre anësore, por sipas tij, për sa kohë që rreziku i infektimit është më i lartë se ai i efekteve anësore, rekomandohet vaksinimi.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari