Mjekët britanikë nuk marrin 12.58 funta për vaksinën, por paratë janë për ordinancën

Фото: Marco Verch,

Pretendimi në postim se mjekët në Mbretërinë e Bashkuar do të marrin para për çdo dozë të administruar të vaksinës është i pavërtetë. Këto para janë për realizimin e procesit, për trajnimin e mjekëve dhe për funksionimin e ambullantave private, siç ishte rasti edhe me vaksinën e gripit. Modeli britanik i financimit të ambullantave funksionon si një biznes i vogël, ku çdo program shtesë kërkon furnizime mjekësore, staf dhe hapësirë ​​për të kryer vaksinimin, dhe këto para, pra fonde, nuk shkojnë në xhepin e mjekut, por për ordinancën. Por e pavërteta më e madhe është se këto para jepen për t’i motivuar profesionistët shëndetësorë që t’i vaksinojnë fëmijët. Ky kompensim financiar në Britani filloi të zbatohet në fillim të vaksinimit, kur ende nuk dihej që vaksina Pfizer do t’u administrohej edhe fëmijëve, shkruan Vërtetmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook i cili thotë se në Mbretërinë e Bashkuar ka presion për t’i vaksinuar fëmijët e moshës 12 deri në 16 vjeç, dhe arsyeja për këtë, sipas autorit të postimit, është kompensimi i pretenduar financiar që marin mjekët pas çdo doze të administruar.

Кomiteti për sigurinë e vaksinave vendosi që fëmijët të mos e pranojnë vaksinën, por qeveria vendosi të mos i dëgjojë shkencëtarët. Sa për informacion, mjekët atje do të marrin nga 12.58 funta për çdo vaksinë. Pra nëse sot vaksinohen 100 fëmijë, ata do marrin 1258 funta. Gjithçka sillet rreth parave. Të neverit sjellja e disa punonjësve shëndetësorë, shkruan në postim.

E para, është pjesërisht e pasaktë se Кomiteti për sigurinë e vaksinave ka vendosur që fëmijët të mos e pranojnë vaksinën. Sipas informacionit të publikuar në „Reuters“Кomiteti i vaksinimit në Britani rekomandon vaksinimin e fëmijëve nga 12 deri më 15 vjet, por vetëm të atyre që kanë komorbiditete. Për fëmijët e shëndetshëm e që janë të po asaj moshe, është thënë se pas pranimit të vaksinës  „Pfizer“, e cila është vaskina e vetme e aprovuar për fëmijët për shkak të studimeve klinike të kryera, ka ndohur që të paraqiten raste të rralla të miokarditit dhe se është e nevojshme të shihet se si do ndikojë kjo tek fëmijët në një periudhë më të gjatë kohore.  Por, për fëmijët me imunitet të kompromentuar vaksina rekomandohet edhe në Britani edhe në vendet e tjera evropiane, si edhe në SHBA dhe Izrael.

Sa  i përket kompensimit prej 12,58 funtash të mjekëve të cilët e administrojnë vaksinën, ky informacion nuk është i saktë. E para, nuk është e vërtetë që kompensimi financiar është për mjekët. E dyta, nuk është e vërtetë që kompensimi financiar ka për qëllim t’i motivojë mjekët të vaksinojnë sa më shumë fëmijë. Pse? Sepse ky kompensim financiar u paralajmërua që në  nëntor të vitit 2020 kur nuk kishte vaksina për fëmijët dhe kur procesi i vaksinimit të të rriturve sapo kishte filluar.

Për çfarë kompensimi finansiar bëhet fjalë?

Bëhet fjalë për një kompensim finansiar i cili ka për qëllim të sigurojë që mjekët e përgjithshëm mund t’ju ofrojnë pacientëve të tyre shërbim – vaksinim kundër Kovidit. Ordinancat e mjekëve në Britani funksionojnë si biznese të vogla dhe ky kompensim jepet për të siguruar që ata mund t’ua ofrojnë këtë shërbim pacientëve të tyre.

Në fund të vitit 2020 NHS (National Health Service) dhe Asociacioni mjekësor britanik arritën një marrëveshje sipas së cilës ambullantat do të marrin nga 12,58 funta për vaksinim. Shumë nga ambullantat janë biznese të vogla që kanë bërë marrëveshje me National Health Service (NHS). Ato kryesisht funksionojnë me partneritet ku dy ose më shumë mjekë punojnë si partnerë në biznes, sipas organizatës shëndetësore të pavarur „The kings fund“.

Mjetet financiare të cilat ambullantat i marrin nga NHS janë për finansimin e shërbimeve shëndetësore themelore. Shuma përllogaritet sipas numrit të pacientëve që i ka një ambullantë dhe nevojat e tyre shëndetësore.

Por, vaksinimi konsiderohet si një „shërbim më i avancuar“ dhe i paguhet shtesë ambullantës.

Pra, paratë janë për ambullantën, e jo personalisht për mjekët.

Një nga tekstet e para në këtë temë nga nëntori i vitit 2020, sqaron se këto ambullanta marrin 10 funta në pacient për të administruar vaksinën kundër gripit. Shuma për vaksinën kundër Kovidit është rritur për 25 përqind sepse mjekët duhet t’i nënshtrohen një trajnimi shtesë, duhet të bëhet mbikëqyrje e pacientit pas vaksinimit dhe të bëhen edhe shërbime të tjera shtesë.

Asociacioni mjekësor britanik në 3 dhjetor të vitit 2020 publikoi një udhëzues ku u përgjigjet pyetjese, si për shembull: „Si mund ta menaxhojmë këtë pa shpenzuar shumë fonde për punonjës shtesë?“ ose „A mund ta realizojmë këtë me shumën e propozuar për finansim?“….

Për shkak të fakteve të lartpërmendura, e konsiderojmë si të pavërtetë pretendimin se mjekët do të marrin para për çdo dozë të administruar. Këto para janë për realizimin e procesit, për trajnimin e mjekëve dhe për funksionimin e ambullantave private, siç ishte rasti edhe me vaksinën e gripit. Modeli britanik i finansimit të ambullantave nuk është i njëjtë me atë në Maqedoni dhe funksionon si një biznes i vogël, ku për çdo program shtesë nevojiten mjete mjekësore, punonjës dhe hapësirë ​​për ta zbatuar vaksinimin, dhe këto para, pra fonde, jepen pikërisht për t’i mbuluar ato shpenzime dhe nuk përfundojnë në xhepin e mjekut, por tek ordinanca. Por e pavërteta më e madhe është se këto para jepen për t’i motivuar profesionistët shëndetësorë që t’i vaksinojnë fëmijët. Ky kompensim finansiar në Britani filloi të zbatohet në fillim të vaksinimit, kur ende nuk dihej që vaksina Pfizer do t’u administrohej edhe fëmijëve. Sa i përket kompensimit, nuk ka rëndësi për ambulancën nëse vaksinon një fëmijë apo një të rritur.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.