Misioni i SHBA –së në NATO me incitiativë për zbardhjen e dezinformatave ruse

Misioni i SHBA-së në NATO ka nisur iniciativë të emëruar “We choose facts” (ne zgjedhim faktet), që ka për synim çarmatosjen e dezinformatave dhe propagandën që po përdor Rusia në raport me mosmarrëveshjet me Ukrainën, shkruan Portalb.mk.

Misioni i ShBA-së në NATO vlerëson se dezinformimi është një ndër armët më të rëndësishme dhe më të zgjeruara të Kremlinit dhe Rusia ka funksionalizuar konceptin e konkurrencës kundërshtare të përhershme në mjedisin e informatave duke inkurajuar zhvillimin e ekosistemit të dezinformimit dhe propagandës. Sipas tyre, ky ekosistem krijon dhe shpërndaj narrativa të rrejshme për të avancuar në mënyrë strategjike qëllimet politike të Kremlinit.

“E vërteta çarmatos armët dezinformuese të Rusisë. Kremlini krijon dhe shpërndan dezinformatat në një tentim për të bërë konfuz dhe për të ngatërruar njerëzit rreth veprimevve reale të Rusisë në Ukrainë, Gjeorgji dhe tjetër kund në Evropë. Sepse e vërteta nuk është në favorin e Kremlinit, shërbimi i inteligjencës së Rusisë krijon, ngarkojn dhe ndikojn në ueb faqet që pretendojnë të jenë media për të përhapur gënjeshtra dhe për të mbjellë mosmarrëveshje. Dezinformimi është një mënyrë e shpejtë dhe e lirë për të destabilizuar shoqëri dhe për të përcaktuar skenën për aksione pontenciale ushtarake. Pavarësisht sesa është e ekspozuar për përfshirje në këto aktivitete keqdashëse shumë herë, Rusia vazhdon të punojë në kundërshtim me normat ndërkombëtarer dhe stabilitetin global”, thuhet në qëndrimin e publikuar në faqen e DASH-it.

Në kuadër të kësaj iniciative, Misioni i SHBA-së në NATO ka publikuar të dhëna në lidhje me aktivitet e ndërmarra për shpërndarjen e dezinformatave dhe propagandës ruse.

Në mes qershorit dhe shtatorit të vitit 2021 një raport tregonte se trollët e Rusisë kanë shpërndarë dezinformata në pjesën e komenteve të 32 mediave perëndimore në 16 shtete, përfshirë Ukrainën. Ata postojnë aq shumë sa një llogari ka ndryshuar lokacionin e saj 69 herë dhe ka ndryshuar emrin 549 herë për të shmangur detektimin. Qëllimi i trolleve është të hutojnë dhe të nxis përçarje. Por, ato kanë tetër synim. Sistemi më i madh i Rusisë i dezinformimit dhe propagandës tregon komentet e tyre për të vërtetuar botëkuptimin e fabrikuar që Kremlini po punon për ta përhapur.

Po ashtu, janë publikuar edhe disa ilustrime se si Rusia ka shtrembëruar të vërtetat në disa situata të caktuara.

Gënjeshtër:

  • Ukraina është agresori në marrëdheniet Rusi – Ukrainë.

E vërteta:

  • Rusia ka përdorur taktiva agresive kundër Ukrainës që nga viti 2014.

Veprimet që ka ndërmarrë Rusia deri më tani:

  • Ka pushtuar Ukrainën në vitin 2014
  • Ka okupuar Krimenë
  • Ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në kufirin e Ukrainës

Kjo nuk lë dyshime se Rusia është agresori.

Kujtojmë se, Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në kufi me Ukrainën, duke e rrethuar atë nga tre anë, në Krime në jug, në anën ruse të kufirit dhe në Bjellorusi në veri.  Në zonën kufitare, Moska ka zhvilluar një sërë stërvitjesh ushtarake, duke rritur shqetësimin se mund të jetë duke u përgatitur për një sulm të ri, pasi Rusia më 2014 pushtoi Gadishullin ukrainas të Krimesë. Por Rusia deri më tani mohon të pushtojë Ukrainën.  Shumë vende u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.

Kremlini ka kërkuar nga NATO të kufizojë aktivitetet në Evropën Lindore dhe të premtojë se nuk do të shtojë zgjerohet me vendet ishsovjetike, Ukraina në këtë rast. Nga ana tjetër, si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Rusisë, anëtarët e NATO-s kanë vendosur trupa dhe pajisje për anëtarët e tjerë, shtetet që kufizohen me Ukrainën.

Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë. Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14,000 persona.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.