Mirë…Pse?

Aleksandar Kriva Palanka - 0987-098

 

[Recension i publikimit: FOTO: Lexoni se si Aleksandri nga Kriva Pallanka iu revanshua femrës që e tradhëtoi]

 

Publikim joserioz që është kopjuar, përplot me fjalor vullgar që nuk e ka vendin në një tekst gazetaresk, qoftë edhe sikur të jenë në formë të citimit ose si në këtë rast në formë të fotografisë. Biseda është kopjuar dhe është përkthyer në maqedonisht nga një blog i huaj, me çka Aleksandri nga Kriva Pallanka me gjasë nuk ekziston ose aspak nuk ka biseduar me këti fjalë. Publikimi nuk jep përgjigje në pyetjen kyçe që duhet ta parashtrojë çdo gazetar para se ta publikojë një informatë – e po çka? Në këtë rast: e çka nëse dy vetë kanë polemizuar ose janë zënë në rrjetet sociale? Me siguri mund të thuhet se nuk janë as të parët, e as të fundit. A ka nevojë të mashtrohet publiku për të mbledhur sa më tepër klikime ose shikues?

ФОТО  Прочитајте како Александар од Крива Паланка и врати на неверната девојка   Сител ТелевизијаLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Lexoni se si Aleksandri nga Kriva Pallanka iu revanshua femrës që e tradhëtoi

Data dhe koha e publikimit: 23.1.2015 10:11

Data e recensionit: 25.1.2015

Recensues: Аleksandar Peshev

Eh, nga të gjitha informatat e mundshme në botë dhe në vend, këtu kemi një prezantim të rrejshëm me kopjim dhe përkthim të tekstit dhe me gjasë persona të trilluar… Një pyetje parashtrohet sapo të shihet ky artikull – Pse? Nëse qëllimi i mediave masive “main-stream” është të ofrojnë informata që janë relevante për popullatën e gjerë, mbetet e paqartë se pse diskutimi ndërmjet dy personave në rrjetet sociale me momente të shprehjeve vullgare duhet të fitojë hapësirë në faqen e internetit të kanalit televiziv me koncesion nacional.

Nga parametrat që përdoren për analizë të artikujve gazetareskë, këtu mund të jepet vërejtje sa i përket vërtetësisë së publikimit. Bëhet fjalë për kopje të plotë. Teksti është përkthyer nga një faqe e huaj e internetit që pastaj, duke përdorur ndonjë simulatorët e shumtë, të “përshtatet” për publikun tonë. Joserioziteti i qartë me publikimin në një hapësirë mediatike, ku dominojnë kryesisht informata për tema politike dhe ekonomike, nuk le hapësirë për të komentuar se a kemi të bëjmë me spin e të ngjashme.

Nëse bëhet një kërkim nëpër rrjetet sociale, mund të gjenden shumë instanca të këtilla të bisedave dhe nuk ka nevojë të kërkohen jashtë vendit dhe të shpiken identitete. Pse pikërisht kjo informatë e kopjuar, e përkthyer dhe në esencën e saj e rresjshme ka merituar hapësirë mediatike dhe nuk ka mbetur në rrjetet sociale, ose në ndonjë tabloid apo blog, nuk dihet.

Në aspekt të përmbajtjes kemi glorifikim të një diskursi të pahijshëm nëpërmjet titullit, i cili sikur e miraton përmbajtjen e mëposhtme. Miratimi i qëndrimit të këtillë të pahijshëm përkrahet që në fillim:

Si duket djali ka vuajtur shumë, mirëpo i mbajti një leksion të mirë vajzës…

Е, bravo! Kështu duhet komunikuar… Shprehjet vullgare të pacensuruara nuk kanë vend në një artikull gazetaresk me çka bëhet edhe shkelja e nenit 15 të Kodit të gazetarëve.

15. Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.