Miratimi i ligjeve kryesore të administratës zvarritet me vite

Фото: pixabay.com

Kushti më i rëndësishëm për progres në sektorin e shërbimeve publike dhe menaxhimin e burimeve njerëzore janë ligjet bazë në këtë fushë: Ligji për nëpunësit administrativë, Ligji për punonjësit publikë dhe ligji që ende duhet të futet për herë të parë në legjislacion, Ligji për shërbimet e larta udhëheqëse. Këto janë zgjidhje ligjore që duhet të mundësojnë profesionalizimin e administratës, integritet më të mirë dhe mbrojtje nga korrupsioni dhe nepotizmi, depolitizimi i administratës dhe vendosje të gjegjësisht, forcim të sistemit të meritës si parim bazë për punësimin dhe promovimin në administratën publike, thuhet në Raportin e “Metamorfozis” për reformat në administratën publike me titull: “Administrimi” me administratën – parakusht kyç për reformat, në të cilin theksohet situata me procesin e reformave nga viti 2021, deri më 31 mars 2022.

 

 

VNRr dhe ligjet me flamur evropian

Vlerësimi i ndikimit të rregullores (VNRr) mbetet edhe më tej sfidë, ashtu si edhe dokumentet e tjera të nevojshme për të ngritur cilësinë e rregulloreve. Sipas ekspertëve nga fokus grupi në VNRr, për shembull, kjo varet nga ligji në ligj. Në nivel sasior, mbetet shifra që rreth 75% e rregullores mbështetet nga VNRr deri në nivelin bazë të VNRr cilësore, por individualisht, në disa ndryshime ligjore të propozuara apo ligje krejtësisht të reja, pjesa e quajtur vlerësimi i ndikimit është bërë shumë mirë, e në disa të tjera është vendosur vetëm formalisht. Ende ekziston problemi me procedurat, si për shembull se në ndryshimin urgjent të një rregulloreje nuk nevojitet VNRr dhe as nëse zgjidhja ligjore propozohet nga peticionet, gjë që është e pakuptueshme për ekspertët. Për ta bërë më të qartë, ky problem u vu re në vitin 2017, kur u bë analizë e quajtur “Sfidat dhe rekomandimet për përmirësimin e procesit legjislativ”. Në atë analizë të mbështetur nga NDI, në lidhje me VNRr-në, konstatohet:

Zbatimi i vlerësimit të ndikimit shpesh përgatitet pasi të jetë përgatitur propozimi legjislativ dhe nuk është rezultat i një analize të plotë. Projektligji nuk është hartuar në drejtim të opsionit të preferuar nga vlerësimi i ndikimit të kryer. Formularët fiskalë plotësohen formalisht, pa paraqitje objektive të ndikimeve financiare. Analiza e ndikimeve sociale, ekonomike dhe mjedisore mbi politikë është formale

A kanë ndryshuar këto kushte? Sipas ekspertëve të fokus grupit, ka progres, por nuk është i kënaqshëm. Por edhe mes ekspertëve ka ndarje. Nga fokus grupi doli se, për shembull, Projektligji i ndryshuar ose i ri për personelin administrativ në pjesën e quajtur vlerësimi i ndikimit rregullores në një pjesë “nuk ishte i detajuar dhe i shpjeguar mirë” (një nga ekspertët) ose se “ai është i përgatitur shumë mirë (ekspertë të tjerë të konsultuar brenda fokus grupit).

 

Shërbimi publik dhe menaxhimi i burimeve njerëzore – sistemi i meritave varet nga ligjet

Kushti më i rëndësishëm për progres në sektorin e shërbimeve publike dhe menaxhimin e burimeve njerëzore janë ligjet bazë në këtë fushë: Ligji për nëpunësit administrativë, Ligji për punonjësit publikë dhe ligji që ende nuk është vendosur për herë të parë në legjislacion, Ligji për shërbimet e larta udhëheqëse.

Bëhet fjalë për zgjidhje ligjore që duhet të mundësojnë profesionalizimin e administratës, integritet më të mirë dhe mbrojtje nga korrupsioni dhe nepotizmi, depolitizimi i administratës dhe vendosja, gjegjësisht forcimi i sistemit të meritës si parim bazë për punësimin dhe avancimin në administratën publike. Kjo është një periudhë e gjatë përgatitjesh dhe konsultimesh, duke pasur parasysh faktin se vetë MSHIA në raportin gjashtëmujor për zbatimin e Planit të Veprimit për Reformat në AP 2018-2022, për periudhën janar-qershor 2021, thekson se “në gjysmën e parë të vitit 2021 është punuar intensivisht” për propozim vendimet ligjore për këto tre ligje. Në fakt, nëse shikoni historikun e ndryshimeve të fundit në LNA, LPP dhe LSHLU, të cilat gjenden në portalin qeveritar për rregulloret ENER, mund të shihni se draftet në versionin e parë janë postuar më 17.9.2021 dhe se koha për komente ka skaduar, ndërsa ajo për menaxhmentin e lartë është zvarritur në procesin konsultimi publik që nga marsi 2019. Kjo do të thotë se konsultimi publik ka përfunduar.

Madje, pak para mbylljes së këtij raporti, këtë e ka konfirmuar ministri kompetent i MSHIA-së në një konferencë për media, duke bërë të ditur se të tre ligjet janë gati dhe të zbardhura dhe se i pari që do të dërgohet në Kuvend është LNA, kurse dy të tjerët gjatë vitit.

Këto janë rregullore krejtësisht të reja, sepse në përshkrimin narrativ të ENER-it thuhet se më shumë se 1/3 e neneve për LNA dhe për LPP janë ndryshuar, ndërsa për LSHLU është projektligj krejtësisht i ri, i cili përsëri është vendosur disa herë në ENER, është rishikuar në Qeveri, dhe sërish është kthyer në ENER.

 

 

 


Овој напис е изработен во рамките проектот Проверка на фактите за напредокот на Северна Македонија кон ЕУ, имплементиран од Фондацијата Метаморфозис. Написот, кој е првично објавен во Вистиномер, e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација NED (National Endowment for Democracy). Содржината на написот е одговорност на авторот и не секогаш ги одразува ставовите на Метаморфозис, НЕД или нивните партнери.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.