Ministritë e Mbrojtjes dhe të Energjisë të SHBA-ve nuk e spërkasin qiellin me kimikate dhe agjentë biologjikë

Фото: La Responsable, CC BY-SA 3.0, via Wikimedia Commons

Shembujt e përmendur në postimin që po e analizojmë janë pjesë e një teorie konspirative e cila pretendon se gjurmët e kondensimit pas avionëve janë gjurmë kimike, të njohura si “chemtrails”. Forcat Ajrore të SHBA-ve kanë deklaruar se gjurmët e kondensimit përbëhen kryesisht nga ujë (në formë kristalesh akulli) dhe nuk paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve, shkruan PolitiFact. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e SHBA-ve gjithashtu e ka hedhur poshtë teorinë konspirative për gjurmët kimike, duke deklaruar për PolitiFact se nuk janë në dijeni për ndonjë lëshim të qëllimshëm të kimikateve apo agjentëve biologjikë në atmosferë. 

 

Po analizojmë një postimFacebook i cili thotë:

Teori konspirative do të na thonë ose lajme të rreme. Për shkak të postimeve të tilla na bllokojnë ata dembelë gënjeshtarë që marrin pagë për të spiunuar.

Postimi shpërndan një video në të cilën përhapet teoria konspirative se Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Energjisë e SHBA-ve po spërkasin të gjithë qiellin e Shteteve të Bashkuara me një përzierje toksike kimikatesh dhe agjentësh të tjerë biologjikë. Konkretisht, në video është ndarë një pjesë nga fjala e Ilja Sandra Perlingeri në vitin 2010, në një konferencë të Fakultetit Juridik në Masaçusets, në Andover. Në video, Perlingeri pretendon se avionët ushtarakë dhe disa avionë komercialë “janë të pajisur me rezervuarë të mëdhenj që përmbajnë të paktën 49 lloje të ndryshme helmesh kimike të dokumentuara” dhe se lëshojnë myk patogjen, kërpudha dhe viruse për qëllime luftarake.

Për teoritë konspirative të paraqitura në video kanë shkruar edhe verifikuesit e fakteve të PolitiFact që në vitin 2022.

Forcat Ajrore të SHBA-ve kanë deklaruar se gjurmët e kondensimit përbëhen kryesisht nga ujë (në formë kristalesh akulli) dhe nuk paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve, shkruan PolitiFact.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e SHBA-ve gjithashtu e ka hedhur poshtë teorinë konspirative për gjurmët kimike. Agjencia për PolitiFact ka deklaruar se nuk është në dijeni për ndonjë lëshim të qëllimshëm të kimikateve ose agjentëve biologjikë në atmosferë.

Shembujt e përmendur në postimin që po e analizojmë janë pjesë e një teorie konspirative që pretendon se gjurmët e kondensimit pas avionëve janë gjurmë kimike, të njohura si “chemtrails”.

Chemtrails” është, në fakt, një teori konspirative më shumë se dy dekada e vjetër. Kjo teori e pavërtetë, e bazuar në dezinformata, paraqet besimin se gjurmët e zakonshme të kondensimit që krijojnë avionët në ajër janë “pista kimike” të përbëra nga kimikate ose agjentë biologjikë. Mbështetësit e kësaj teorie janë të bindur se qeveri të ndryshme, globalistë dhe satanistë po përpiqen të ndikojnë negativisht në klimë ose në shëndetin e njerëzve duke spërkatur kimikate toksike, me qëllim zvogëlimin e numrit të banorëve të planetit, pra gjenocid, ashtu siç pretendon edhe postimi që po e analizojmë.

Ata që besojnë në këtë teori konspirative mendojnë se, nëse gjurma e avionit mbetet e dukshme për një kohë të gjatë, ajo duhet të përmbajë disa substanca të rrezikshme. Sipas këtij besimi, gjurma e zakonshme nga avionët duhet të shpërndahet shpejt, dhe për rrjedhojë, retë që nuk zhduken duhet të jenë të mbushura me substanca shtesë, të panjohura – pra, me helme.

Për të vërtetuar se kjo teori konspirative është e pasaktë dhe mashtron njerëzit, Forbes publikoi një studim, sipas të cilit 76 kimistë dhe shkencëtarë nga Universiteti i Irvine, Kaliforni, deklaruan se kurrë nuk kanë gjetur prova për ekzistencën e ndonjë programi të gjerë për spërkatje kimike nga avionët me qëllim dëmtimin e shëndetit të qytetarëve ose ndikimin në atmosferë.

Sipas këtij hulumtimi, arsyeja pse gjurmët nga avionët qëndrojnë të dukshme për më gjatë është se ata fluturojnë në lartësi më të mëdha se më parë, gjë që rezulton në gjurmë kondensimi që zgjasin më shumë. Fakti që gjurmët e avionëve kryqëzohen është vetëm dëshmi se trafiku ajror është rritur, pra ka më shumë avionë në qarkullim, gjë që është edhe arsyeja kryesore pse disa prej tyre fluturojnë në lartësi më të mëdha.

Njerëzit që përhapin teorinë konspirative për “chemtrails” tregojnë qëllime të ndryshme të pretenduara për gjurmët kimike, duke përfshirë modifikimin e motit, testimin e armëve kimike ose biologjike, dhe manipulimin e çmimeve të aksioneve përmes dëmtimit të kulturave bujqësore. Në videon që shpërndan postimi, Perlingeri përmend modifikimin e motit, dhe këtë teori e ka pranuar edhe Aleks Xhons nga InfoWars, i njohur për përhapjen e dezinformatave.

Nga të gjitha faktet më sipër, mund të konkludojmë se postimi që po e analizojmë është i pavërtetë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.