Ministria e Shëndetësisë nuk jep 50 qese falas për të vaksinuarit
Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin thuhet se Ministria e shëndetësisë do japë nga 50 qese falas për të vaksinuarit kundër Kovid-19. Informacioni është publikuar një ditë pas hyrjes në fuqi të përdorimit të qeseve të biodegradueshme në dyqane. Një qese tani kushton 15 denarë. Teksti është prezantuar sikur i përket zhanrit gazetaresk të lajmeve dhe pak njerëz e kuptuan se bëhej fjalë për shaka, gjë që shihet edhe nga komentet poshtë postimit. Më pas postimi është shpërndarë në rrjetin social Facebook nga përdorues të tjerë të cilët kanë parashtruar pyetjen nëse Ministria e shëndetësisë vërtet do të jepte nga 50 qese falas për qytetarët e vaksinuar kundër Kovid-19. Disa të tjerë e kritikuan qeverinë dhe ministrinë për këtë masë qesharake, shkruan Vërtetmatësi.
Në tekstin e publikuar më 1 dhjetor, shkruan se projekti quhet “Bëj pazar i vaksinuar” dhe se do të rrisë interesimin për vaksinim pasi që çmimi i qeseve në markete u rrit në 15 denarë. Në tekst ka të dhëna të rreme se çdo personi që do të vaksinohet kundër koronavirusit do t’i jepen 50 qese.
Teksti përmban edhe një deklaratë të rreme nga Ministria e shëndetësisë, e cila nuk është dhënë kurrë e që thotë:
Besojmë se masa do të rrisë shumë motivimin e qytetarëve për t’u vaksinuar, thonë nga Ministria e shëndetësisë, dhe shtojnë se janë duke shqyrtuar mundësi të tjera për motivimin e qytetarëve për t’u imunizuar kundër Kovid-19.
Nga Ministria e shëndetësisë mohojnë të kenë dhënë një deklaratë të tillë, dhe theksojnë se informacioni është i rremë.
Jo, MSH nuk jep 50 qese falas për të vaksinuarit, deklaruan nga MSH për Vërtetmatësin.
Lajmet humoristike duhet të publikohen me shënim dhe paralajmërim, që të mos e hutojnë publikun. Qytetarët në komente pyesin nëse kjo është e vërtetë apo jo. Në faqen Retrovizor, në fund, thuhet se kjo është një revistë online për satirë. Lajmet e publikuara në Retrovizor janë të sajuara. Ato nuk kanë për qëllim të nënçmojnë apo ofendojnë. Qëllimi i tyre është të lexohen, kritikohen dhe tu bëjnë të qeshni, shkruan në faqen në fjalë. Fatkeqësisht, nga komentet poshtë postimit duket se pak veta e kanë kuptuar shakanë.
Vlerësojmë se postimi në të cilin thuhet se Ministria e shëndetësisë do të ndajë nga 50 qese për qytetarët e vaksinuar si masë për stimulimin e vaksinimin është satirik.
Në seancën e fundit të Qeverisë është marrë vendim që çdo mjek amë 70 përqind e pacientëve të të cilit do vaksinohen me dy doza të vaksinës, të marrë kompensim financiar prej 30 denarë për pacient. Kjo është masa e fundit stimuluese në kuadër të Kovid-19 dhe vaksinimit në vendin tonë. Masa që u referohej administratorëve të pavaksinuar sipas të cilës ata do të duhej të bënin test PCR një herë në javë që të mund të hynë në institucionin ku punojnë nuk do të zbatohet, pasi që qeveria e anuloi atë për shkak të zbatimit të vështirë dhe cenimit të të drejtave themelore të njeriut.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari