Ministria e Shëndetësisë dhe mjetet për virusin HIV: Sa më pak para aq më tepër rrezik

Nëse shihen në mënyrë të detajuar argumentet për sa i përket mjeteve të ndara për parandalim të virusit HIV/SIDA, del se Ministria e Shëndetësisë me më pak para të ndara për këtë vit, i rrezikon edhe rezultatet e arritura deri tani, të infektuarit dhe të sëmurët 

 

Pas protestës para Kuvendit të RM-së, Ministria e Shëndetësisë (MSH) deklaroi që do të siguron mjete financiare për personat me HIV/SIDA në kuadër të dy programeve – Programit për mbrojtje të personave me HIV/SIDA në Maqedoni (në të cilën për vitin 2017 janë paraparë 27 milion denarë ) dhe Programi për kujdes shëndetësor të personave me varshmëri (në të cilën për vitin 2017 janë paraparë 25 milion euro vetëm për këtë rast – sigurim të terapisë me Hepatit C), me çka  u dha deklaratë e pavërtetë:

Shuma e përgjithshme e mjeteve të ndara për këtë qëllim është 52 milion denarë, që do të thotë se në krahasim me këtë vit, mjetet financiare për personat me HIC/SIDA jo vetëm se zvogëlohen, por përkundrazi zmadhohen!  

[Burimi: TV Nova, Data, 06.10.2016]

 

 

ARSYETIM:

Pretendimi i Ministrisë së Shëndetësisë është jokonsekuent dhe i pavërtetë, edhe pse në radhë të parë duket që numri është më i madh nga viti 2016, për të cilin që në vitin 2015 ishin paraparë 45 milion denarë.

Kjo mund të shihet edhe në ueb-faqen e MSH-së, kur me 1 dhjetor në vitin 2015 publikuan të dhënë që për gjithë vitin 2016 do të sigurohen 45 milion denarë për terapi dhe parandalim të virusit HIV/SIDA. Atëherë këshilltarja shtetëror në MSH Jovanka Kosotvska deklaroi:

 Programi për vitin e ardhshëm është rritur dhe do të ndahen 45 milion denarë. Aktivitetet e Fondit Global për HIV/SIDA, tuberkuloz dhe malarie përfundojnë në dhjetor të vitit 2016 dhe aktivitet kyçe duhet t’i përfshijmë në program. 

Por, ashtu siç shpjegojnë në detaj organizatat joqeveritare (OJQ), një pjesë prej koalicionit me 15 OJQ të cilët janë të përfshirë të Programin për parandalim, kujdes dhe mbështetje të personave të infektuar me HIV, konfuzionin në publik e shkakton MSH me atë se i mbledh paratë nga dy programet, dhe për më shumë pretendon se parat prej 27 milion nga projekti për virusin HIV do të jenë vetëm për parandalim.

Prandaj, nga HOPS dhe HERA reagojnë përmes deklaratës në të cilën thuhet:

Infekcioni HIV nuk shërohet me terapi për hepatit C! Është për t’u habitur se Ministria e Shëndetësisë ngatërron terapinë për virusin HIV me terapi të hepatit C që të arsyetojë shkurtimin drastik të buxhetit për virusin HIV, kur bëhet fjalë për shërimin e dy sëmundje të ndryshme infektive që përcillen me anë të gjakut.

deklaratën e njëjtë shtohet edhe një e dhënë e rëndësishme, e cila do të ndihmojë që të kuptohet jokonsekuenca e Ministrisë së Shëndetësisë kur i mbledh paratë prej të dy programeve.

Në Republikën e Maqedonisë, për fat të mirë – falë aktiviteteve të deritanishme për parandalim të virusit HIV të sektorit qytetarë – nuk ekziston koordinim mes dy përbëreve; në pesë vitet e kaluara është regjistruar vetëm një person me HIV dhe personat që konsumojnë drogë. Deklaratat e tilla zbulojnë panjohuri skandaloze të pyetjeve bazë epidemiologjike në Republikën e Maqedonisë. 

Dy menaxherët e këtyre OJQ-ve në emision të emetuar në portalin TV NOVA sqaruan edhe matematikat për nevojat njëvjeçare për terapi dhe parandalim të cilat deri më tani janë mbuluar edhe nga Fondi Global për parandalim dhe luftë kundër HIV/SIDA.

Elizabeta Bozhinovska nga H.E.R.A. deklaroi se parat janë të pakta dhe se nuk e ka të qartë prej kah vjen pretendimi se buxheti është zmadhuar përmes normave të trajtimit të Hepatit C, sepse edhe aty, në atë program mjetet për vitin 2017 janë më të pakta në krahasim me vitin 2016:

Njëzet e shtatë milion denarë janë pak. Të nevojshme janë 65 milion denarë, ashtu si është planifikuar në fillim, për parandalim dhe terapi. Dhe kjo është më e pakta që shteti duhet të bëj. Reagimi nga Ministria që kanë mjete për virusin HIV në programin tjetër, Programi për luftë kundër varshmërisë, nuk është i saktë, sepse dy grupet kanë përbërje të ndryshme, dhe nuk është e vërtetë se viti në vitë ka pas 78 milion denarë ndërsa janë 72…Por ky është debat tjetër. Ne kërkojmë zmadhim të mjeteve për virusin HIV për shërim dhe parandalim. Nuk është e vërtetë teza e dytë, se deri më tani i kanë siguruar ilaçet për tërë vitin 2017 (Rreth minutës së 13 të bisedës)

Kristijan Jankullovski nga organizata joqeveritare HOPS sqaron matematikat për shumën e nevojshme për një vit, por njëkohësisht sqaron edhe pse nuk është e i saktë pretendimi i MSH-së se të gjithë pacientët për vitin 2017 janë të mbuluar me terapi me tenderin e sapo përfunduar:

Sipas cilës matematik ka bërë llogaritë Ministria. Për terapi janë të nevojshme 32 milion dhe për parandalim 33 milion. Diku rreth 65 milion denarë për një vit. Nga ana tjetër, ne për 200 deri 220 pacientë nga furnizimi aktual do i kemi për vitin e ardhshëm. A e dimë se sa pacientë do të ketë vitin e ardhshëm? Nuk e dimë. Ndërsa sipas protokolit të Organizatës Botërore Shëndetësore, pacienti i sapo zbuluar, i infektuar, menjëherë duhet të trajtohet me trapi (rreth minutës së 4 të bisedës).

Të dy organizatat rikujtojnë edhe borxhin që do të jetë për këtë vit, sepse MSH ka ribalancuar buxhetin për tenderin prej 32 në 23 milion denarë para se ai të përfundojë, i cili edhe ashtu ishte – 32 milion.

Bozhinovski shton se për 13 punë në 15 organizata joqeveritare në 14 qytete në Maqedoni në një vit trajtohen rreth 15 mijë konsumues/familje, nga grupet më të rrezikuara (shfrytëzuesit e drogë, punëtor social, të burgosur dhe të ngjashme), dhe se ekzistojnë qendra ditore dhe qendra mobile për zbulim, parandalim dhe trajtim dhe se falë këtyre veprave mbahet numri i ulët i të infektuarve/ të sëmurëve, numri më i ulët në Evropën Juglindore. Në të njëjtën kohë bashkëbiseduesit e theksuan shembullin nga Serbia dhe Mali i Zi, prej kur Fondi Global i ndërpreu aktivitete, në afat prej një viti, normat janë rritur në mënyrë dramatike, ndërsa janë hapur edhe probleme të tjera si largimi i kuadrit të ushtruar të organizatave joqeveritare, të cilat janë të vetmet të cilat kanë prekje ditore me personat e infektuar në terren.

Për shkak të argumenteve të thëna dhe të vërtetuara, deklaratën nga Ministria e Shëndetësisë që për vitin e ardhshëm i ka rritur mjetet për programin për parandalim dhe shërim të virusit HIV/SIDA, e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

BURIME:

 

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.