Ministri Taravari nuk ka qenë në pushime
Настрана што е нејасно зошто би било спорно доколку некој министер отиде на одмор или на викенд (!), ваквата изјава на претставничката на ВМРО-ДПМНЕ (член на ИК) Светлана Колариќ („Таρаваρи се сонча по моρсκите плажи“), се покажа како невистинита
Svetllana Kollariq, anëtare e VMRO-DPMNE-së me 13.08.2017 në deklaratë për mediumet, mes tjerash tha:
Njerëzit vdesin, ndërsa Taravari rrezitet nëpër plazhe….
[Burimi: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së ,Data: 13.08.2017]
ARSYETIM:
Të lëmë anash se përse do të ishte e diskutueshme nëse ndonjë ministër shkon në pushim ose në fundjavë (!), një deklaratë e tillë e përfaqësueses së VMRO-DPMNE-së (anëtare e KE), Svetllana Kollariq (Taravari rrezitet nëpër plazhe”), u dëshmua se është e pavërtetë.
Menjëherë pas reagimit të saj, ministri Taravari ju përgjigj përmes profilit të tij në “Facebook” dhe mohoi se ka qenë në pushim:
Përshëndetje VMRO,
Për dijeninë tuaj, këtu jam, në Gostivar dhe në Shkup, çdo ditë në punë, asnjë ditë nuk kam qenë në pushim…
Por, pas këtij publikimi, deputeti Antonijo Milloshoski në “Twiter” shkroi:
#PërshëndetjeTaravari nuk është problem se ke qenë në pushim, problem është se e gënjen popullin!
Me rastin e këtij pretendimi publikoi edhe printscreen-in nga publikimi në FB i Travarit me 11 gusht, me fotografi në të cilën kanë dalë me djalin në plazh.
Por, për këtë kishte reagim të ri nga ana e ministrit Taravari në të cilën tregon se fotografia është e vjetër, e bërë para një viti dhe me këtë rast është publikuar edhe linku i fotografisë, ku shihet se fotografia në FB është publikuar me 17.08.2016:
18.08.2016, Nesebar, Bullgari
(Nëse gënjen gjyshja, faktet nuk gënjejnë- thënie maqedonase)P S.
Përshëndetje Antonio Milloshovski, nuk është as e prerë, as e ngjitur, as e montuar…të isha në vend tëndin do të kërkoja falje, populli nuk meriton që ta gënjesh dhe ta manipulosh…
Përndryshe në “Facebook” profilin e Taravarit mund që të shihet se ai me 11.08.2017 me të vërtet e ka publikuar fotografinë e përmendur në plazh, por kjo vetëm është ripublikuar, dhe se publikimi i parë është nga viti i kaluar.
BURIME:
- Веб-страница на ВМРО-ДПМНЕ (09.08.2017): Згасна млад живот на 25 годишна девојκа а Таравари се сонча по моρсκите плажи [Пристапено на 14.08.2017]
- „Фејсбук“ профил на министерот за здравство Арбен Таравари [Пристапено на 14.08.2017]
- „Фејсбук“ профил на министерот за здравство Арбен Таравари [Пристапено на 14.08.2017]
- „Твитер“ профил на пратеникот од ВМРО-ДПМНЕ, Антонијо Милошоски Арбен Таравари [Пристапено на 14.08.2017]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari