Ministri Filipçe realizon marrëveshje me Mitrev pa debat publik

Ministri Venko Filipçe (në mes). Foto: Ueb-faqja e Qeverisë së RM-së

 

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, me 29.11.2018, në lidhje me partneritetin publiko-privat për kardiokirurgjinë e fëmijëve, në TV debat u deklaruar si në vazhdim:

FIlipçe: Bëhet fjalë për proces me të cilin ne zhvillojmë studimet e fizibilitetit me qëllim të verifikojmë përballueshmërinë e atij sistemi. Dua të shohim nëse e njëjta shumë e parave e cila është investuar në ndonjë aktivitet shëndetësor – të posaçëm sikurse është kardiokirurgjia për fëmijë ose ndonjë shërbim siç është ndihma e shpejtë…Mund të përmirësohet nëse mjetet shfrytëzohen në ndonjë mënyrë tjetër, më efikase dhe më efektive. Këto janë modelet të cilët i kemi parë në disa shtete të zhvilluara të Evropës dhe duam të shohim nëse mund t’i realizojmë edhe te ne…Dua të them, do të mundohemi në kuptimin e analizës së modelit. Për këtë shkak e promovojmë. Akoma nuk e kemi definuar….

Vasiq: Sa kohë do të zgjasnin këto studime edhe për kardiokirurgjinë për fëmijë edhe për ndihmën e shpejtë?

Filipçe: Nuk mund të vlerësojmë. Por, çka është qëllimi: Në momentin kur do të jenë të gatshëm, do të fillojmë debatin publik. Duam që të përfshihen të gjithë ekspertët. Në shëndetësi ka jurist, ka ekonomist, ka sigurim shëndetësor, ka ekspert të fushës, ka ekspert me përvojë të madhe në sistemin e tanishëm…Do të thotë, nuk kemi afate kufizuese. Absolutisht, por hapim proceset e debatit publik. 

[Burimi: Top Tema në anën tuaj – dr. Venko Filipçe, data: 29.11.2018]

 

ARSYETIM:

Ministri i Shëndetësisë rreth 40 ditë më parë njoftoi rreth mundësisë për partneritet publiko-privat për kardiokirurgjinë e fëmijëve, ku një pjesë e operacioneve kryhen në Shkup, në QUK “Nën Tereza”, ndërsa një pjesë jashtë. Dhjetëra ditë më pas njoftoi mundësi realizimi me partneritet publiko-privat edhe për shërbimin në Ndihmën e Shpejtë mjekësore, ndërsa para diku shtatë-tetë ditëve përsëriti këto mundësi.

Dr. Venko Filipçe (04.12.2018), në Qeverinë e RM-së i komunikoi edhe opinionit se është miratuar vendimi për partneritet publiko-privat për kardiokirurgjinë e fëmijëve në spitalin privat “Spitali Zhan Mitrev” në Shkup. 

Çka është këtu e diskutueshme? Detajet më pak ose më shumë janë të njëjta. Edhe gjatë deklaratës së parë me 26.10.2018 edhe gjatë asaj të dytës, me 28.11.2018, deklaratat e Filipçes ishin të ndryshme vetëm rreth modelit – nëse i gjithë ekipi i mjekëve dhe motrave medicinale do të shpërngulen në “Spitalin Zhan Mitrev” ose jo. Po ashtu, në tre dalje për këtë temë, përfshirë edhe daljen e katërt, mbrëmë në Qeveri, Filipçe ishte konstant të përsëritjet e tij se mjetet që i ndan Fondi i Shëndetësisë për Sigurim do të mbetet plotësisht të njëjta.

Ajo në të cilën ministri është jokonsekuent, është në atë se nuk është e qartë se si është bërë analiza. Nëse është bërë përmes mbledhjeve të thjeshta ose shkëmbimit të mendimeve ose përmes numrit – të mjekëve, motrave, FSSH – Ministria e Shëndetësisë – “Zhan Mitrev”, ose me anët të studimeve të fizibilitetit.

Në daljen e fundit televizive në TV debatin në televizionin Tellma  me 29.11.2018, Filipçe padyshim se fliste për studime të fizibilitetit. Ai theksoi se bëhet fjalë për analizë në letër, ndërsa kur do t’i kenë të gjithë detajet, do të jep edhe një deklaratë publike – se ideja është që të hapin debat më të gjerë publik. 

Në vend të kësaj, mbrëmë, opinioni u informuar se “morëm vendim marrëveshja e spitalit “Zhan Mitrev”, e cili me vite kryen intervenime të kardiokirurgjisë te të rriturit, por edhe te fëmijët, nga viti i ardhshëm të zgjerohet dhe të jua japim edhe fëmijët, të cilët janë të sëmurë me sëmundje të rënda të zemrës dhe të cilët deri më tani janë mjekuar në Klinikën kirurgjikale për fëmijë”. Me ç’rast kishte edhe shpjegime se përse bëhet kjo (shih këtu).

Mes tjerash, u komunikua se “Fondi mesatarisht siguron rreth një milion euro në vit për shërbime shëndetësore të klinikës në vend, ndërsa mesatarisht jashtë dërgojnë rreth 20 fëmijë për intervenime kardio-vaskulare. Në varësi të gjendjes, mesatarisht një intervenim shëndetësor kushton 15 deri në 20 mijë euro, dhe këto janë diku 300 deri në 400 mijë euro të cilët Fondi i siguron për mjekim të pacientëve më të vegjël në vitet e fundit”. 

Pasi që bëhet fjalë për mjete të rëndësishme dhe pasi që shumë detaje mbetet të panjohura për opinion mes tjerash, sa në të vërtetë kushtojnë operacionet jashtë shtetit, me çka më së shpeshti fëmijët dërgohen në Sofje, “Vërtetmatësi” vlerësoi dy gjëra:

  • Nuk është e njohur edhe nuk është publikuar studimi rreth fizibilitetit ose analiza për gjithë partneritetin publiko-privat rreth kardiokirurgjisë për fëmijë. Kjo ndoshta nuk është detyrë ligjore, por është dokument publik, dhe në ueb-faqen e MSH fjala e parë që do të lexoni është fjala “transparencë”; 
  • Nuk është siguruar asnjë debat, aq më pak një debat më i gjerë publik rreth kësaj çështje dhe mbi bazë të ecurisë së analizave, studimi, edhe mbi baza të elementeve ose njohurive të tjera.

Si është e mundur që në afat prej 5 ditësh, ministri tha se “po zhvillojmë një studim të fizibilitetit”, duke shtuar “do të provojmë në kuptimin e modelit të analizës”, por po ashtu duke theksuar se ai model nuk është definuar (“akoma nuk e kemi definuar”), duke njoftuar për debat publik (“do të fillojmë me debat publik”, “hapim proceset e debateve publike”) me qëllim që të përfshihet i gjithë opinioni i ekspertëve, përnjëherë, 5 ditë më vonë (në të cilat ka edhe në fundjavë) gjithçka është gati dhe vendimi është marrë. Është e saktë se para 40 ditëve ministri Filipçe njoftoi se një mundësi e tillë shqyrtohet, por atëherë nuk ishte në dritë studimi i fizibilitetit, as modeli i analizës, as debati publik. Të gjithë u përmendën para 5 ditëve se duhet të ndodhin në të ardhmen, ndërsa në mbrëmje vendimi tashmë ishte marr. Si është kjo e mundur? Sa shpejtë u zhvilluar studimi i fizbilitetit, u bë modeli i analizës dhe u realizua debati publik? Dhe ku janë rezultate e këtyre tre aktiviteteve?

Për shkak të fakteve të lartshënuara, vlerësojmë se një pjesë e deklaratave të cilat i cituam në fillim të këtij teksti – janë të pavërteta.  

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.