Ministër Todorov, edhe ne i lexojmë raportet shëndetësore për të cilat ju flisni
Me 12.062016, në intervistën për portalin Pres 24 të titulluar “Nuk ju duhen syza rozë për të parë investimet kapitale në shëndetësi“, Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, mes tjerash, dha këtë deklaratë:
…Treguesi më relativ për zhvillim të vazhdueshëm në fushën e shëndetësisë është Indeksi Konsumit Shëndetësor Evropian (EHCI- European Health Consumer Index), në të cilin Republika e Maqedonisë tashmë 2 vite është e renditur lartë, ndërsa për periudhë një vjeçare përparuam për 11 vende…
[Burimi: Pres 24 “Nuk ju duhen syza rozë për të parë investimet kapitale në shëndetësi“, Data: 12.06.2016]
ARSYETIM:
Deklaratën e Ministrit për shëndetësi e vlerësojmë si pjesërisht të vërtetë.
Deri më tani Ministri Todorov në shumë kthesa i’u referohet rezultateve të hulumtimeve të Indeksit të Konsumit Shëndetësor Evropian (EHCI – European Health Consumer Index), duke shfrytëzuar qasje selektive gjatë prezantimit të rezultateve hulumtuese.
Indeksi Konsumit Shëndetësor Evropian (EHCI – European Health Consumer Index) është raport për vlerësim të sistemeve evropiane për kujdes shëndetësor duke u bazuar në 48 indikator, sipas të cilëve vërtetohet radhitja e 35 vendeve të përfshira në hulumtim. Indeksi përgatitet nga ana e Health Consumer Powerhouse, deri më tani janë përgatitur raporte prej vitit 2005 deri më 2009 dhe prej vitit 2012 deri më 2015.
Në raportin e vitit 2013 Maqedonia është radhitur në vendin 28 nga gjithësej 35 vende, ndërsa në raportin e vitit 2014 Maqedonia është e radhitur në vendin e 17 nga gjithsej 37 vende.
Me këtë konfirmohet edhe e vërteta e thënë në intervistën e Ministrit Todorv që Maqedoni ka shënuar kërcim për 11 vende në afat prej 1 viti, por jo edhe se vendi është radhitur në pozita të larta sepse në hulumtimet për vitin 2015 sipas notës së përgjithshme Maqedonia është radhitur në vendin e 18 prej 35 vendeve.
Në raportin për vitin 2015 shtohet se radhitja e lartë e Maqedonisë vjen si pasojë e indikatorit të qasjes (koha e pritjes për shërim). Do me thënë, Maqedonia është radhitur në pozita të larta për shkak të këtij kriteriumi “Sistemi nacional elektronik për evidentim në shëndetësi”, gjegjësisht “Termini im”, kriter ky vlerësuar me notën më të lartë. Por, ajo që Torodorv nuk përmend asnjëherë kur flet për raportin e njejtë që Maqedonia është e radhitur më poshtë nga gjithsej 35 vende për shkak të indikatorëve si zvogëlimi i infarktit në tru, vdekja e të sapolindurve, shërimi i të sëmurëve nga kanceri, dializa jashtë kushteve klinike.
Rishikim të indikatorëve në raport me atë që në cilat raste Maqedonia është vlerësuar negativisht dhe e radhitur më poshtë në kuadër të Indeksit Shëndetësor Konsumues Evropian (EHCI – European Health Consumer Index) :
- Zvogëlim të rasteve me infarkt të trurit – në pozitën e fundit, e 35-të
- Dializa që bëhet jashtë klinikës – pozita e fundit, e 35-të
- Vdekja e të sapolindurve – poziat e 33-të nga gjithësej 35 vende
- Tejkalim të sëmundjeve kancerogjene – pozita e 33-të nga gjithsej 35 vende
- Kujdes afatgjatë për persona të moshuar – 23-ta nga gjithësej 35 vende
- Transplantimi i veshkave – e 29-ta prej 35 vendeve
- Zvogëlim i sëmundjeve kardiovaskulare – e 28-ta prej 35 vendeve
- Parandalim të pirjes së duhanit – e 27-ta prej 35 vendeve
- Funksionim i drejtë i sistemit shëndetësor – e 23-ta, nga 35 vende gjithsej
- Shtypje e lartë e gjakut – e 22-ta nga 35 vende
Ky rishikim i Indeksit i Konsumit Shëndetësor Evropian (EHCI – European Health Consumer Index) flet për atë të se Maqedonia është e radhitur në pozitat e mesit nga gjithsej 35 vende, dhe jo në pozita të larta siç pretendon ministri Todorv. Kërcimi për 11 vende prej vitit 2013 kah viti 2014 para së gjithash i detyrohet indikatorit të qasjes (koha e pritjes për shërim), përderisa Maqedonia është vlerësuar me nota të ulëta për shkak të indikatorëve të tjerë të përfshirë më lartë të cilët Ministri Todorov nuk i përmend. Për shkak të të gjithë këtyre argumenteve, deklaratën e Ministrit Todorov e vlerësojmë si pjesërisht të vërtetë.
BURIMET
- Прес 24 (12.06.2016): Никола Тодоров: Не требаат розови очила за да се видат капиталните инвестиции во здравството [Пристапено на: 20.6.2016]
- Европски здравствен потрошувачки индекс 2013 (EHCI – European Health Consumer Index) [Пристапено на: 20.6.2016]
- Европски здравствен потрошувачки индекс 2014 (EHCI – European Health Consumer Index) [Пристапено на: 20.6.2016]
- Европски здравствен потрошувачки индекс 2015 (EHCI – European Health Consumer Index) [Пристапено на: 20.6.2016]
- Нетпрес (27.01.2015): Тодоров: Реформите во македонскиот здравствен систем не застануваат [Пристапено на: 20.6.2016]
- Канал 5 (27.01.2015): Македонското здравство направи скок од 12 места на европскиот здравствен потрошувачки индекс [Пристапено на: 20.6.2016]
- Курир (23.03.2016): Реформите и инвестициите во здравството резултираа со скок од 12 места на ЕЗПИ- „Мој термин“ најдобра реформа [Пристапено на: 20.6.2016]
Vlerësuar nga: Milena Josifovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari