Mimikri gazetareske për anshmëri
[Recension: Lajm i shkëlqyeshëm: Qeveria do t’u mundësojë të drejtë pensioni atyre që u mungon stazhi]
Qysh në titullin e këtij lajmi është shkelur neni 13 i Kodit të gazetarëve, ku në mënyrë të prerë thuhet:
Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.
Domethënë, duhet të jetë e qartë se “lajmi i shkëlqyeshëm” te titulli është koment. Mund të ketë përjashtim nëse ky është mendimi i ndonjë personi kompetent ose eksperti të cilit i beson opinioni. Mirëpo, atëherë, gjithsesi, edhe sikur të jetë në titullin e përmbajtjes mediatike, patjetër kjo duhet të atribuohet, gjegjësisht mendimit duhet t’i bashkangjitet edhe autori i tij.
Gazteari dhe media duhet të jenë objektivë dhe të marrin qëndrim neutral. Cilido qoftë qëndrim tjetër paraqet anshmëri. Qoftë ndaj njërës apo palës tjetër.
Linku deri te artikulli origjinal: Lajm i shkëlqyeshëm: Qeveria do t’u mundësojë të drejtë pensioni atyre që u mungon stazhi
Data dhe koha e publikimit: 15.04.2015, 09:14
Data e recensionit: 20.04.2015
Recensues: Zoran Bojarovski
Aq më tepër për shkak se bëhet fjalë për paralajmërim të ndryshimit ligjor i cili duhet t’i mundësojë ndryshimet e paralajmëruara. Që të realizohet një dispozitë ligjore, ajo duhet të kalojë nëpër procedurë e cila jo gjithmonë është e sigurt. Madje dhe atëherë kur ata që e propozojnë dhe e ralizojnë atë ndryshime ligjor, i kanë të gjitha mekanizmat për ta realizuar këtë.
Mirëpo, pikërisht kohët e fundit jemi dëshmitarë se ndryshimet ligjore të miratuara shpejt e shpejt, hasin në reagime të publikut. Disa prej tyre madje edhe u tërhoqën ose u ndryshuan për shkak të presionit të publikut.
Prandaj, edhe njëherë e potencojmë se qasja objektive dhe pozita neutrale janë vendi më i mirë prej ku gazetarët raportojnë dhe i ndjekin aktivitetet. Kështu rekomandon edhe neni 14 i Kodit të gazetarëve:
Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.
Të thjeshta janë edhe rekomandimet dhe puna e gazetarëve në qoftë se janë përcaktuar që të punojnë në mënyrë profesionale dhe etike. Nëse kanë bërë ndonjë përzgjedhje tjetër, kjo gjithsesi do të shihet menjëherë, ndërsa publiku do ta dallojë këtë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari