Mile Janakieski

 

JETA PRIVATE

Mile Janakieski ka lindur në Prilep, me 18 shtator 1978. I martuar me Sanja Janakieskën dhe babai i tre fëmijëve.

Para aferës “Cosmos” ka qenë mik shtëpie me Fijat Canoskin.

 

ARSIMIMI

Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në Prilep. Ka diplomuar në menaxhmet dhe administratë biznesi në Kolegjin Amerikan në Selanik në vitin 2001.

Sipas asaj që nxori Fijat Canoski në intervistë për “Faktor” me 28 shkurt të vitit 2015, Janakieski la qenë i regjistruar në studimet post-diplomike në universitetin FON, që është në pronësi të familjes Canoski, por nuk dihet nëse e ka mbaruar.

Nga gjuhët e huaja Mile Janakieski flet gjuhën greke dhe angleze.

 

KARRIERA

Janakieski deri në zgjedhjen si ministër ka qenë drejtor i përgjithshëm i NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi-Shkup deri në gusht të vitit 2015.

 

KARRIERA POLITIKE

Nga vitit 2001 deri në vitin 2004 ka kryer funksione në disa sektore në Ministrinë e Financave, ku prej nëntorit të vitit 2001 deri në nëntor të vitit 2002 ka qenë këshilltar, ndërsa më pas edhe shef i Kabinetit në Ministrin e Financave.

Janakieski ka qenë edhe shef i Kabinetit të Presidentit të VMRO DPMNE-së prej tetorit të vitit 2004 deri në gusht të vitit 2005, ndërsa momentalisht është anëtar i Komitetit Qendror të partisë.

Me 13 maj të vitit 2015 dha dorëheqje të pakthyeshme nga funksioni i Ministrit të Transportit.

 

Bombat

Mile Janakieski është një prej zërave më të ekspozuar nga bisedat e përgjuar. Ka induksione se ai nga pozita e Ministrit për Transport dhe Lidhje, duke keqpërdorur funksionin, ka kryer shumë veprave kriminale, se ka qenë pjesë e shoqatës kriminale në lëndën me emrin kodues “Titanik” të ngritur nga PSP. PSP e konsideron si të dyshuar edhe në rastin “TNT”, për rrënimin e kompleksit “Cosmos” të Fijat Cenkov.

Mile Janakieski mban rekordin me faljet individuale dhe abolim nga ana e presidentit në Republikën e Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Për atë janë nënshkruar 16 vendime për abolim dhe falje. Ata ishin të tërhequra me 6 qershor të vitit 2016 nga ana e Presidentit Ivanov.

 

BURIME

Faktor: INTERVISTA E FIJAT CANKOVSKIT: Janakieskin e kam pas mik shtëpie, ndërsa me Gruevskin më dëmtuan shumë! (28 shkurt 2015)

Fokus: Mile Janakieski dha dorëheqje nga funksioni i ministrit për Transport dhe Lidhje (12 maj 2015)

Faktor: Mile Janakieski u bë me djalë (26 maj 2016)

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.