Mihajllo Manevski

 

Mihajllo Maneski, ministër i Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë prej vitit 2006 deri në vitin 2011. Ai ishte ministër i vetëm në qeveritë të VMRO DPMNE-së të udhëhequr nga Nikolla Gruevskit i cili ka qenë ministër edhe në kohën e socializmit.

JETA PRIVATE

Mihajllo Manevski, ka lindur me 24 dhjetor të vitit 1937 në fshatin Bashino, Komunën e Velesit, atëherë Mbretëria Jugosllave. Është i martuar me Filimena Manevskën, ish gjykatëse shumëvjeçare, si dhe këshilltare e presidentit Gjorgje Ivanov.

 

ARSIMIMI

Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup në vitin 1960.

 

KARRIERA

Në prokurorinë publike në Republikën e Maqedonisë punoi më shumë se 28 vite. Ka qenë zëvendës në  gjykatën publike në Shtip, Prokuror Publik në Prokurorinë Publike Themelore në Veles, ndërsa prej vitit 1966 deri në vitin 1978 ka qenë zëvendës në  Prokurorinë Publik në Shkup.

Prej vitit 1976 deri në vitin 1984 ka qenë zëvendës në Prokurorinë Publike në Republikën e Maqedonisë;

Prej vitit 1984 deri në vitin 1986 ka qenë President në  gjykatën e Shkupit;

Në vitin 1986 është zgjedhur për anëtar në Këshillin e ekzekutiv në Republikën Socialiste (qeveria e atëhershme) dhe ka qenë sekretar, gjegjësisht ministër, për gjyqësorin dhe administratën. Funksionin e kryen deri në vitin 1991;

Prej vitit 1994 deri në vitin 2000 është këshilltar në qeverinë e Republikës së Maqedonisë;

Në vitin 2000 është emëruar Zëvendës i Prokurorit Publik në Republikën e Maqedonisë;

Në vitin 2002 është zgjedhur anëtar i Komisionit Shtetëror për ndalim të korrupsionit, ndërsa në dhjetor të vitit 2005 është zgjedhur kryetar i këtij komisioni.

Në gusht të vitit 2006 është zgjedhur ministër i Drejtësisë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ndërsa në atë funksion ka qëndruar deri në përfundim të mandatit të qeverisë në korrik të vitit 2011.

 

Bomabt

Nga pozicioni i ministrit të Drejtësisë Manevski në “bombat” është përfshirë gjatë zgjedhjes së anëtarit të Këshillit gjyqësor në koordinim me ministren e Punëve të Brendshme. Në bisedat ka induksione për ndikim partiak mbi përzgjedhjen dhe emërimin e kuadrit të Sistemit gjyqësor, si dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare.

PSP nuk ka ngritur akuza kundër Mihajllo Manevskit

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.