Mihail Cvetkov
Mr. Mihail Cvetkov është ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit.
JETA PRIVATE
Mihail Cvetkov ka lindur me 24 nëntor të vitit 1954, në Kratovë. Për nga nacionaliteti është Maqedonas.
ARSIMIMI
Në vitin 1980 ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup dhe ka titullin Inxhinier mekanik i diplomuar.
Në vitin 2014 ka mbrojtur tezën e magjistraturës në robotikë në Institutin për automatizëm dhe inxhinieri sistematike në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji informatike (FETI) dhe ka marr titullin magjistër në robotikë.
Përkrah gjuhës maqedonase, flet edhe gjuhën angleze.
KARRIERA
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, shkurt 2013 – qershor 2014;
Drejtor i NP HS “Zlletovica” – Probishtip, vitet 2012-2013;
Drejtor i Projektit “Ujitja e Luginës jugore me lumin Vardar” – faza 2, vitet 1990 – 2011;
Zëvendës drejtor i përgjithshëm për çështje teknike në “Sileks” – Kratovë, vitet 1986 – 1989;
Drejtor – Zona Industriale “Kriva reka” – Kratovë, vitet 1982 – 1985;
Drejtor – Fabrika “Silpen” – Kratovë, vitet 1980 – 1981;
Shef i mirëmbajtjes – Fabrika “Silpen” – Kratovë.
KARRIERA POLITIKE
Nga qershori i vitit 2013 Mihail Cvetkoc është ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit.
Ai është nënkryetar i partisë socialiste në Maqedoni.
BURIME
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit – Ministri
Partia Socialiste në Maqedoni – Nënkryetarët
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari