Mickoski nuk deklaroi se bullgarët duhet ta pranojnë se janë maqedonas

Мицкоски, Влада (15.05.2025) Фото: Влада на РСМ

Është e vërtetë që Kryeministri ka konfirmuar vendimin se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në Maqedoni derisa të marrë garanci nga Bullgaria se nuk do të vendosë kushte të reja për integrimin evropian të Maqedonisë. Është gjithashtu e vërtetë që ai kërkon reciprocitet, pra që Bullgaria duhet ta njohë pakicën maqedonase, por ai kurrë nuk ka deklaruar se bullgarët duhet ta pranojnë se janë maqedonas. Kjo është një deklaratë e sajuar që i atribuhoet Mickoskit.

 

Ne analizojmë një postim në rrjetin social Facebook që thotë:

Më në fund diçka e zgjuar. Kështu bëhet politika.

Postimi ndan edhe një foto të kryeministrit Hristijan Mickoski, mbi të cilën është shkruar deklarata e tij e supozuar, e cila thotë:

Derisa fqinjët tanë lindorë të pranojnë se janë maqedonas, Maqedonia nuk do të anëtarësohet në BE.

Fotografia mban vulën e nënshkrimit të portalit Centar.mk.

Vërtetmatësi nuk mundi të gjente një lajm ose deklaratë të tillë nga Mickoski që u raportua nga portali “Centar”.

Ne gjetëm një lajm në të cilin Kryeministri bëri një deklaratë në lidhje me kërkesat e Bullgarisë dhe integrimin evropian të Maqedonisë, por në të thuhet si më poshtë: “Derisa të garantohen të drejtat e njeriut të komunitetit maqedonas te fqinji ynë lindor, ne nuk do të lëvizim asnjë milimetër, tha Mickoski.”

Mickoski askund në lajm nuk thotë se bullgarët duhet ta pranojnë se janë maqedonas, dhe vetëm atëherë Maqedonia do të hyjë në BE. Deklarata e tij i referohet njohjes së të drejtave të pakicës maqedonase në Bullgari.

Të gjithë në botë duhet ta dinë, përfshirë edhe qytetarët maqedonas, se kjo punë (domethënë ndryshimet kushtetuese) nuk do të ecë përpara pa VMRO-DPMNE-në dhe se kjo punë nuk do të ndodhë pa VMRO-DPMNE-në. Dhe VMRO-DPMNE nuk do të hyjë në asnjë aventurë derisa të ketë një fund të qartë, para së gjithash. Dhe së dyti, derisa të garantohen të drejtat e njeriut të komunitetit maqedonas te fqinji ynë lindor. Ne nuk do të lëvizim as një milimetër, tha Hristijan Mickoski në një deklaratë të dhënë nga Gazi Baba sot, raportoi portali Centar.

Ne nuk kemi mundur të gjejmë një deklaratë të tillë nga Mickoski, siç përcillet në njoftimin që po analizojmë, në asnjë media relevante.

Është e vërtetë që Kryeministri ka konfirmuar vendimin se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në Maqedoni derisa të marrë garanci nga Bullgaria se nuk do të vendosë kushte të reja për integrimin evropian të Maqedonisë. Është gjithashtu e vërtetë që ai kërkon reciprocitet, pra që Bullgaria duhet të njohë pakicën maqedonase, por ai kurrë nuk ka deklaruar se bullgarët duhet të pranojnë se janë maqedonas. Kjo është një deklaratë e sajuar që i mveshet Mickoskit.

Prandaj, ne e konsiderojmë postimin që po analizojmë si të pavërtetë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.