Mickoski luan me shovinizëm gjysmë të fshehur dhe numra të rrejshëm

Hristijan Mickoskit. Foto: Screenshot/youtube

Hristijan Mickoski As nuk di saktë sa të panjohur prej 1,2 milion nuk kanë votuar, nuk dihet saktë sa maqedonas kanë votuar dhe përse është e nevojshme që të apostrofohet përveç në rastin nëse bëhet fjalë për shovinizëm, dhe aq më pak se polarizimin e ka krijuar Zaevi artificialisht

‏Hristijan Mickoski As nuk di saktë sa të panjohur prej 1,2 milion nuk kanë votuar, nuk dihet saktë sa maqedonas kanë votuar dhe përse është e nevojshme që të apostrofohet përveç në rastin nëse bëhet fjalë për shovinizëm, dhe aq më pak se polarizimin e ka krijuar Zaevi artificialisht

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit pas publikimit të rezultateve të referendumit doli me fjalimin me të cilin shtrembërohet e vërteta, gjegjësisht spinim: 

Spin: Sot pothuajse 1 milion e 200 mijë qytetar të cilët janë për dhe të bindur për anëtarësim të shtetit në BE dhe në NATO thanë se janë kundër ndryshimit të emrit. Ato njerëz janë për anëtarësim në këto organizata dhe këtë nuk mund ta ndryshojë as Zaevi as ndonjë politikan tjetër. Këto persona duan Maqedoninë Evropiane, por janë kundër marrëveshjes së Zaev, Cipras dhe kjo duhet të mbetet e qartë. 

Sot 250 mijë Maqedonas dolën të votojnë, dolën edhe përfaqësuesit e shoqatave të tjera. Disa ishin të bindur në atë që e ka thënë qeveria, të tjerët ishin në konfuzion, ndërsa një pjesë e mirë e tyre ishin nën shtypje, shantazh dhe kërcënime. Unë i mirëkuptojë të gjithë ato.

Është e nevojshme që të ndërpritet koha e ndarjeve, dhe Maqedonia të ec para. Polarizimi mes popullit është artificial dhe është krijuar nga Zaev, dhe kjo do të ndërpritet, populli duhet të bashkohet. 

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb-faqja, data: 30.09.2018]

 

Kundërspin: Hristijan Mickoski, lideri i partisë më të madhe opozitare i cili në mënyrë pasive bënte thirrje për bojkot, ndërsa në ditën e votimit edhe aktivisht promovonte, në triumfin e tij pas publikimit të rezultateve të referendumit doli me të vërteta të shtrembëruara dhe me doza të shovinizmit të fshehur i cili tregon se Maqedonasit nuk janë ato të cilët kanë votuar PËR në këtë referendum.

Në daljen e tij në opinion në orët e vona të mbrëmjes me 30.10.2018 Mickoski tha më së pakur tre të vërteta të shtrembëruara, prej të cilave e para është tërësisht e pavërtetë për më tepër arsye.

Si mund që një politikan serioz, i cili i ka të njohura punët rreth listës zgjedhore në Maqedoni dhe në realitet në vend me një numër të madh të personave që kanë migruar, mund të thuhet se “pothuajse 1 milion e 200 mijë qytetarë të cilët janë për dhe të bindur për anëtarësimin e shtetit në BE dhe në NATO tha se janë kundër ndryshimit të emrit”? 

Këtë përgjigje Mickoski ia ka borxh opinionit, por realiteti është ndryshme. Prej listave zgjedhore prej 1.8 milion votues askush me siguri nuk e di se sa është aj real, për shkak të faktit se nuk ka regjistrim dhe për shkak të faktit që nuk ka evidencë të saktë sa prej këtyre personave janë në vend në momentin e votimit, ose, sa ka “votues fantom“. Po ashtu, nuk është i njohur numri i atyre që janë në vend, ndërsa kanë vendosur që të bojkotojnë referendumin, përveç nëse nuk merret parasysh qindra persona publik, lider të partive dhe shoqata të cilët komunikuan këtë në mënyrë transparente.

Prej këtu, deklarata se 1.2 milion votues qartë kanë thënë “Jo” për marrëveshjen e Prespës, është thjeshtë deklaratë jo e saktë, e cila shtrembërohet (do me thënë të gjithë janë qenë pro BE-së dhe NATO-së por kundër Marrëveshjes – prej ku e di këtë Mickoski!?), e vlerësojmë si spin të pastër.

Spini i dytë është se në referendum kanë votuar rreth 250 mijë maqedonas dhe kanë dal edhe përfaqësues të bashkësive të tjera!? Si arrin Mickoski të dijë me saktësi sesa maqedonas kanë dalë të votojnë?

Ja të nisemi prej faktit se trupi votues i shqiptarëve në Maqedoni në vazhdimësi disa vite është 250 mijë. Plus 250 mijë maqedonas këto janë rreth 500 mijë, nën supozimin se të gjithë votuesit janë me përkatësi shqiptare. Do të thotë se sipas Mickoskit se ajo që ka ndodhur në referendum është se kanë dalë të votojnë edhe rreth 150 mijë vlleh, serb, turq, romë etj…Edhe një spin.

Prej këtyre numrave, thotë Mickoski “disa kanë qenë të bindur ndaj asja që ka thënë qeveria, disa kanë qenë konfuz, ndërsa një pjesë e madhe kanë qenë nën shtyje, shantazhe dhe kërcënime…” dhe shton se ai ka mirëkuptim për to.

Këtu, pas spinimit me numrat, sepse as në ëndërr nuk mund t’i paraqitet sesa maqedonas kanë dalë në votim dhe se ato janë të lënduar gjatë këtij referendumit (duke nënkuptuar atë që në mënyrë të veçantë i specifikon), fillon spini i tretë i Mickoskit:

 Është e nevojshme që të ndërpritet koha e ndarjeve, dhe Maqedonia të ec para. Polarizimi mes popullit është artificial dhe është krijuar nga Zaev, dhe kjo do të ndërpritet, populli duhet të bashkohet. 

Cilin polarizim artificial të popullit e ka krijuar Zoran Zaev? Që mos ju kthehemi të gjithë slloganeve për referendum nga ana e qeverisë të cilat qartë kanë apeluar së bashku për një të ardhme evropiane të përbashkët të Republikës së Maqedonisë. Të mos ju kthehemi fushatave të Zoran Zaev edhe gjatë zgjedhjeve lokale dhe në veçanti atyre të zgjedhjeve parakohshme parlamentare.

Por, të mos ju kthehemi të gjithë kumtesave të fundit dhe fjalimeve të VMRO-DPMNE-së, dhe aq më pak të mos i kthehemi periudhës para dhe gjatë kohës së krizës së madhe politike. Prej dhjetorit të vitit 2012 deri në maj të vitit 2017. Sepse nëse kthemi në ato kohëra dhe në të gjithë fjalimet dhe procedurave dhe Nikolla Gruevskit dhe funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, qartë so të shihet se kush ka ndarë, përkatësisht kush ka polarizuar popullin, por edhe pakicat që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, me një fjalë, qytetarët.

Prej këtu, pjesët e fjalimit triumfues të Hristijan Mickoskit të cilat i ndamë i vlerësojmë si të vërteta të shtrembëruara, gjegjësisht spine. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.