Mësimdhënësit e vaksinuar nuk do i „kontaminojnë” nxënësit

Фото: pixabay.com

Vaksinimi i fëmijëve nuk është i detyrueshëm, por zgjedhor, dhe mësuesit e vaksinuar nuk mund t’i rrezikojnë nxënësit e tyre, pra t’i kontaminojnë ata, siç pretendohet në postim, dhe as edhe në ndonjë mënyrë tjetër të ndikojnë negativisht ndaj shëndetit të të tjerëve. Proteina spike e prodhuar pas vaksinimit nuk është e njëjtë me atë të koronavirusit dhe sasia e saj është 100.000 herë më e vogël se sasia e nevojshme për të shkaktuar dëm. 

Në një kohë kur është më se e qartë dhe vazhdimisht thuhet edhe zyrtarisht se vaksinimi në Maqedoninë e Veriut është mbi bazë vullnetare , pra  nëse dikush nuk dëshiron të vaksinohet nuk ka pse të vaksinohet, dhe kur para çdo imunizimi të kryer dhe para aplikimit të vaksinës çdo qytetar nënshkruan deklaratën për pëlqim, përsëri në publik qarkullojnë dezinformata që dikush dëshiron t’i detyrojë nxënësit të vaksinohen para fillimit të vitit shkollor. 

Kontaminimi i nxënësve do të kryhet nëpërmjet mësimdhënësve të vaksinuar. Ata do të jenë përçuesit e infeksionit. Nuk zgjedhin mënyrë dhe mjete për të na detyruar të vaksinojmë nxënësit, thuhet në  postimin  që po e recenzojmë. 

Në 28 maj të këtij viti, Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sqaroi se vaksinimi i fëmijëve në moshë nga 12 deri në 16 vjet nuk do të jetë i detyrueshëm. 

Gjatë muajve të ardhshëm do bëhen analiza për një vaksinim të mundshëm të fëmijëve nga 12 deri në 16 vjet në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi Filipçe. 

Sipas ministrit, qëllimi është të përpilohen protokolle me të cilat do të mundësohet që nga data 1 shtator fëmijët të mund të ndjekin mësimin me prani fizike . Filipçe tha se në SHBA tashmë po rrjedh procesi i vaksinimit  të fëmijëve të kësaj grupmoshe dhe tha se nëse sillet vendimi që të vaksinohen edhe gjeneratat më të reja, do mund të sigurohen sasi të mjaftueshme të vaksinave Pfizer/Biontec. Vaksinimi i tillë nuk do të jetë i detyrueshëm.  

Çfarë thonë nga Ministria e shëndetësisë? 

Në faqen zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë për vaksinimin shkruan: 

Fillimisht, vaksinat do të jenë në dispozicion vetëm për të rriturit, pasi efikasiteti dhe siguria e tyre tek fëmijët dhe adoleshentët nuk është testuar ende në mënyrën e duhur. Ka disa arsye se pse vaksinat aktualisht janë duke u zhvilluar kryesisht për të rriturit: 

  • Tek fëmijët nuk bëhen testime të hershme për arsye etike. Para se të filloni me testime klinike tek fëmijët, duhet të siguroheni që nuk ka pasur efekte të padëshiruara serioze tek testimet tek të rriturit. 
  • Zhvillimi i vaksinave për fëmijë është i ngjashëm me zhvillimin e vaksinave për të rriturit: kalon nëpër disa faza në të cilat kontrollohet siguria dhe efikasiteti i vaksinave para se ato të miratohen. 
  • Fillimisht, fokusi do të jetë në mbrojtjen e atyre që preken nga forma të rënda të Kovid-19. Këto janë  personat e moshuar dhe / ose personat me sëmundje kronike. 
  • Mund të supozohet se vaksinat efektive kundër Kovid-19 për të rriturit, të cilat me kalimin e kohës do të jenë në dispozicion në sasi të mjaftueshme për popullatën e përgjithshme, gjithashtu do mund të zvogëlojnë shkallën e përgjithshme të infeksionit. Edhe fëmijët mund të mbrohen në këtë mënyrë. 

 

Nga sa dihet deri më tani, fëmijët e moshave parashkollore dhe shkollore me sa duket sëmuren më rrallë sesa të rriturit. 

 

Ngjallja e frikës 

Por ky postim qëllimisht shkakton frikë dhe panik, duke pretenduar se fëmijët do të kontaminohen edhe përmes mësimdhënësve të vaksinuar. Edhepse nuk shpjegohet më hollësisht se për çfarë lloj kontaminimi bëhet fjalë, ne supozojmë se i referohet teorisë së rreme se pas pranimit të vaksinës proteina spike transmetohet përmes frymës dhe lëkurës dhe se në këtë mënyrë të pavaksinuarit e marrin atë nga personat e vaksinuar. Këto marrëzira tashmë i kemi përgënjeshtruar në këtë link. 

Nuk është e vërtetë që ato që e kanë pranuar vaksinën  në çfarë do lloj mënyre ndikojnë negativisht tek ata që nuk e kanë pranuar vaksinën.  Informacionet e fundit nga Britania e Madhe tregojnë se një dozë e vaksinës përgjysmon transmetimin e Kovid-19, dhe e dyta e ashtuquajtura përforcuese, ose doza e dytë, krijon nivele të larta të antitrupave. 

Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjevethekson se ka gjithnjë e më shumë prova që tregojnë se njerëzit e vaksinuar kanë më pak gjasa të zhvillojnë një infeksion asimptomatik dhe më pak të gjasa të transmetojnë Sars Cov 2 te të tjerët. 

Gjithashtu shtojnë se janë duke u zhvilluar studime të mëtejshme dhe se rreziku i infeksionit nga Sars Cov 2 tek njerëzit që i kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës nuk mund të eliminohet plotësisht sepse në shoqëri ka një transmetim të vazhdueshëm të virusit. 

Kjo teori konspiracioni nuk ka lindur këtu tek ne, por është importuar nga Shtetet e Bashkuara. Një shkollë private  në Majami ka deklaruar se profesorët e vaksinuar nuk janë të mirëseardhur. 

Bëhet fjalë për shkollën private „Centner Academy”, e cila mësimdhënësve të saj u thotë të mos vijnë në punë nëse kanë marrë vaksinën kundër Kovidit dhe për këtë i informon nëpërmjet postës elektronike. 

 Sidoqoftë, secili person vendos vetë nëse do të vaksinohet apo jo. Vaksinimi për fëmijët nuk është i detyrueshëm, por zgjedhor, dhe mësimdhënësit e vaksinuar nuk paraqesin rrezik për nxënësit e tyre, pra nuk mund t’i kontaminojnë, ashtu siç pretendohet në postim, dhe as të ndikojnë negativisht ndaj shëndetit të të tjerëve. Proteina spike e prodhuar pas vaksinimit  nuk është e njëjtë me atë të koronavirusit,  dhe sasia e saj është 100.000 herë më e vogël se ajo që nevojitet për të shkaktuar dëm. 

Prandaj, këtë postim ne e vlerësojmë si të pavërtetë dhe theksojmë se mund të shkaktojë panik tek prindërit dhe fëmijët. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari