Mediumet serbe shpërndanë lajm të rrejshëm për 1000 migrant në Maqedoni

Me 06 mars, portali serb Telegraf.rs publikoi lajm tronditës me titullin: “Migrantët e parë arritën në Maqedoni: Rreth 1000 prej tyre shfrytëzuan rrëmujën në kufi dhe kaluan?” (Prvi migranti stigli u Makedoniju: Oko 1.000 njih iskoristilo frku na granici i provuklo se?). Një lajm të tillë e transmetuar më tepër mediume serbe. Përsëri, u vërtetua i njëjti lajm është i rrejshëm. 

Më saktë, Telegraf.rs në shkrimin e vet citoi edhe gazetën austriake “Österreich“, e cila, thirret në disa fotografi të cilat janë marr prej burimeve të tilla të shërbimeve kundërzbuluese, e cila, më saktë, tregon një grup të migrantëve prej 1000 personave në një qendër të qytetit në Maqedoni. Më pas, fotografia  nuk është publikuar fare, ndërsa në shkrim nuk thuhet se për cilin qytet të Maqedonisë bëhet fjalë. Informacioni nuk është verifikuar, dhe aq më pak të jetë vërtetuar, nga ndonjë institucion relevant të Maqedonisë, me çka menjëherë hap dyshime për rëndësinë e tij.

Siç shkruhet në gazetë, migrantët nga Maqedoni, për dhjetëra ditë do të duhet të arrijnë në kufirin austriak.

 Afganët dhe sirianët kanë arritur që në kaosin e krijuar në kufirin greko-turk të ikin dhe askush nuk e di sa sa persona kanë kaluar, thuhet në gazetë, transmeton Telegraf.rs. 

– Në këtë grup të parë bëhet fjalë për burra dhe djem të rij – thuhet në burimet e “Österreich”.

Një lajm të tillë menjëherë e demantoi policia e Maqedonisë.

Ministria e Maqedonisë për Punë të Brendshme (MPB) demantoi pretendimet e gazetës “Österreich”, se 1000 migrantë kanë vërshuar në vendin tonë nga Greqia. MPB komunikoi se gjende me refugjatët është e rregullt, dhe se nuk ka asnjë shqetësim, aq më pak rritje të numrit të migrantëve të cilët  kanë hyrë nga Greqia në Maqedoni, publikoi Shtypi i lirë. 

Se ndonjë grup i madh i migrantëve ky hyrë në territorin e Maqedonisë nuk ka njoftuar asnjë medium në Maqedoni, kjo vetëm se vërteton edhe më tepër se lajmi është i rrejshëm, të cilin e morën një numër i madh i mediumeve serbe.

Siç njoftoi Fokus, gazeta austriake “Österreich” ndahen pa pagesë dhe në parim është e njohur për dhënien e informatave jo të sakta.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.