Me video virale nga protesta kundër vaksinave përhapen të pavërteta në lidhje me vaksinimin dhe pandeminë e Kovid-19

Фото: Принтскрин видео

Shumë informacione të paplota dhe shumë të pavërteta u shpalosën në fjalimin e Gordana Goxhos në protestën kundër vaksinave. Është e pavërtetë dhe mungesë e njohjes së sistemit të thuhet se „të gjitha shtetet kanë ngritur kallëzime penale në Hagë kundër shteteve të tyre – ku jemi ne?”. Folësja e ka fjalën për Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, por shtetet nuk mund të ngrenë kallëzime penale kundër vetes së tyre. Pastaj, vaksina kundër virusit Sars Cov-2, si në çdo vend në botë, ashtu edhe në vendin tonë merret mbi bazë vullnetare dhe nuk është e detyrueshme, siç pretendon Goxho. Dhe edhe përkundër faktit që në mbarë botën nga koronavirusi jetën e humbën 4.39 milion njerëz 209 milion të tjerë u infektuan, shumica e protestuesve pandemisë Kovid-19 iu referuan si „të ashtuquajtur”, shkruan Vërtetëmatësi.

Thirrjet gazetarë mercenarë” dhe thirrjet nga disa nga protestuesit për të shuar mediat, mendoni me trurin tuaj, mos bini nën kontroll” degradojnë drejtpërdrejt dhjetra gazetarë, të cilët jo vetëm që ishin të pranishëm në protestë, por edhe raportonin drejtpërdrejt  Videoja nga protesta kundër masave kundër Kovid-19 që u mbajt të dielën (15.08.2021) në Shkup, u përdor për të përcjellë mesazh politik dhe për të fituar pikë politike.

“MJAFT MË LSDM. Mjaft e gënjyet këtë popull të vuajtur. Zaev e Filipçe, ka ardhur koha të largoheni”, thuhet në postimin që po shpërndahet në Facebook dhe që ka fituar mbi 5,700 pëlqime, 955 ndarje dhe 485 komente.

Gjatë gjithë protestës, herë pas here përcilleshin mesazhe politike, e që ishin përshtatur në retorikën kundër vaksinave:

“T’i mposhtim këta banditë, që na e shitën vendin tonë…, nuk ka më kthim pas, maqedonas dhe të gjithë ju që e doni vendin.”

Përderisa të pranishmit brohirisnin „Dorëheqje, dorëheqje”, „Duam drejtësi”, „Duam paqe”, „Vrasës”, u dëgjua edhe „Vdekje fashizmit”, duke barazuar kështu qeverinë aktuale me një lëvizje që shënon një klasë të tërë të ideologjive, partive dhe sistemeve politike autoritare.

Shumica e protestuesve pandemisë Kovid-19 iu referuan si të ashtuquajtur”.

Është fakt se nga kjo sëmundje që i kaploi të gjitha vendet e botës, jetën e kanë humbur 4,39 milion njerëz, ndërsa 209 milionë të tjerë janë infektuar. Në Maqedoni deri më tani (19.08.2021) ka 5.608 të vdekur, ndërsa numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 165.684.

Organizata Botërore e shëndetësisë (OBSH) pandeminë e definon si „një situatë në të cilën e gjithë popullsia e botës mund të ekspozohet ndaj infeksionit dhe nga i cili një pjesë e njerëzve mund të sëmuren“.

Shumë informacione të paplota dhe shumë të pavërteta u shpalosën në fjalimin e Gordana Goxhos, që nxiti një vëmendje më të madhe tek publiku, pikërisht për shkak të brohoritjeve  të publikut gjatë fjalimit të saj, ku mjekët u quajtën „vrasës“, ndërsa gazetarët „mercenarë“.

Të gjitha shtetet kanë ngritur kallëzime penale në Hagë kundër shteteve të tyre – ku jemi ne?pyeti Goxho në protestë.

Kjo është një  e pavërtetë dhe mosnjohje e sistemit. Folësja e ka fjalën për Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, por shtetet nuk mund të ngrenë kallëzime penale kundër vetes së tyre. Roli i Gjykatës , siç thuhet në faqen e saj në internet, është zgjidhja e mosmarrëveshjeve juridike në përputhje me ligjin ndërkombëtar, të dorëzuara pranë Gjykatës nga shtetet, si dhe këshillimi për çështjet juridike të dorëzuara pranë saj nga autoritetet kompetente të Kombeve të Bashkuara dhe nga agjencitë e specializuara. Nëse duan të padisin shtetin, qytetarët këtë mund ta bëjnë në gjykatat lokale, siç parasheh legjislacioni në Maqedoni.

Pastaj, Goxho të pranishmëve u tha, „Unë jam në dispozicionin tuaj, i kam të gjitha provat” për të filluar një proces gjyqësor, por nuk tha pse ato prova tashmë dy vjet nuk i ka dorëzuar pranë institucione, e as mediave dhe gazetarëve.

VAKSINIMI BËHET MBI BAZË VULLNETARE

Në fjalim Goxho shpalos një të pavërtetë se vaksinimi është  i detyrueshëm.

Më 28 janar, Këshilli i Evropës miratoi Rezolutën 2.361, ku thuhet se kjo vaksinë nuk mund të jetë e detyrueshme dhe shtetet duhet t’i informojnë qytetarët e tyre se ajo nuk është e detyrueshme.

Vaksina kundër virusit Sars Cov-2, si në çdo vend në botë, ashtu edhe në vendin tonë merret mbi bazë vullnetare dhe nuk është e detyrueshme. Kjo theksohet në çdo informacion të publikuar nga autoritetet shëndetësore përfshirë këtu edhe videot informative që kanë për qëllim të informojnë qytetarët në lidhje me procesin e imunizimit.

Në fjalim ajo bën thirrje: „Кur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet obligim“ – një mendim që i atribuohet Thomas Jefferson-it, krijuesit të Deklaratës të pavarësisë në Amerikë, e cila shpesh përdoret në të gjithë botën në thirrjet për revolucion, por që është e pranuar edhe si një thirrje për rezistencë të armatosur.

Nëse një grup qytetarësh trajtohen në mënyrë të vrazhdë, për çfarëdo arsye; ose nëse miratohen ligje shtypëse që i shkelin liritë tona, është detyra jonë t’i kundërshtojmë ato në mënyrë paqësore ose në një mënyrë tjetër – është një nga interpretimet e pranuara.

A është citimi i këtij mendimi në protestën e së dielës në fakt një thirrje për rezistencë të armatosur?

Thirrjet gazetarë mercenarë” dhe thirrjet nga disa nga protestuesit për të shuar mediat, mendoni me trurin tuaj, mos bini nën kontroll” degradojnë drejtpërdrejt dhjetra gazetarë, të cilët jo vetëm që ishin të pranishëm në protestë, por edhe raportonin drejtpërdrejt.

Fjala „mercenarë” u referohet njerëzve që punojnë për para për një grup ose korporatë të veçantë interesi. Sipas аnalizës së Sindikatës së gazetarëve dhe punonjësve në media (SGPM) del në pah se shumica e gazetarëve në Maqedoni kanë të ardhura mujore nën pagën mesatare në vend, e cila në prill të vitit 2020 ishte 25.830 denarë.

Shumica e gazetarëve dhe punonjësve në media marrin një pagë prej 15.000 deri në 20.000 denarë.

Është fakt se gjatë pandemisë gazetarët ishin në vijën e parë të frontit. Deri më tani jetën e kanë humbur pesë punonjës të mediave ndërkohë që dhjetëra të tjera ishin të sëmurë rëndë. Në аnalizën e Këshillit të etikës në medias, në fillim të krizës me koronën, punonjësit e mediave rrezikonin shëndetin e tyre sepse redaksitë nuk kishin pajisje mbrojtëse personale, si maska, vizirë ose doreza.

Gazetarët u përballën me një presion dhe pasiguri më të madhe, orë shtesë pune, pasiguri në punë. Pavarësisht rritjes së madhe të auditorit, disa media kanë ulur pagat e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias për shkak të të ardhurave më të ulëta nga reklamat. Dhe atë në një kohë kur gazetarët ishin mëse të nevojshëm.

Pesha e fjalës së shprehur publikisht është e madhe, veçanërisht në kohë të tilla të vështira, kur është e rrezikuar jeta dhe shëndeti i njerëzve.

Instituti jofitimprurës i mediave, Pointer, shkruan: „Fakte, jo politikë. Numra, jo opinione. Shkencë, jo supozime.”

Në këto kohë konfuze plot dezinformata për Kovid-19, politikanë të pandershëm që kujdesen më shumë për zgjedhjet e ardhshme sesa zgjedhësit e tyre dhe njerëz që preferojnë t’i dëgjojnë miqtë e jo shkencëtarët e vërtetë, është e rëndësishme që organizatat gazetareske të përballen me fakte. E njëjta gjë vlen edhe për njerëzit të cilët ngritën një turmë njerëzish në protestë të dielën, shkruan Pointer.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari