Me shpërndarjen e Parlamentit nuk pushon mandati i deputetëve
Profesoresha universitare Tanja Karakamisheva-Jovanovska, në një deklaratë në Tv Nova, të cilën e raportuan disa mediume (07.04.2016), tha
Hyri në fuqi vendimi i shpërndarjes së Parlamentit të R.M. që do të thotë nga sot Parlamenti ndërpret funksionimin me këtë përbërje siç ka funksionuar deri mbrëmë. Të gjithë deputetëve u pushon mandati, çka do me thënë më nuk kanë asnjë të drejtë dhe obligim në bazë të kushtetutës dhe në bazë të mandatit të cilin e kanë fituar në vitin 2014.
[ Burimi: Netpres, Data: 06.04.2016 ]
ARSYETIM:
Deklarata e këtillë e profesoreshës e të drejtës kushtetuese dhe sistemit politik në Fakultetin e drejtësisë “Justiniani i Parë” në Shkup, në të cilën ajo prerë thotë që me “shpërndarjen e parlamentit deputetëve u pushon mandati”, nuk korrenspondon me kornizën ligjore e cila e trajton këtë materje dhe për këtë arsye e vlerësojmë si të pavërtetë.
Për këtë dilemë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë në Nenin 63 thuhet:
Deputetët në Parlament zgjidhen me kohëzgjatje prej katër vitesh. Mandatin e deputetëve e verifikon Parlamenti. Mandati fillon nga seanca konstitutive e Parlamentit.
Parlamenti i zgjedhur formohet në seancën konstituive më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve. Seancën konstituive e thirr kryetari i Parlamentit nga përbërja paraprake.
Në qoftë se nuk caktohet seancë konstituive në afatin e caktuar, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Parlamentin një ditë pas afatit prej njëzet ditësh prej mbarimit të zgjedhjeve.
Zgjedhje për deputet të Kuvendit mbahen në 90 ditët e fundit nga mandati i përbërjes së vjetër parlamentare ose në afat prej 60 ditësh nga dita e shpërndarjes së Parlamentit.
Mandati i deputetëve në Parlament mund të vazhdoj vetëm në rast lufte ose gjendjeje të jashtëzakonshme.
Me ligj përcaktohet papajtueshmëria dhe pamundësia e zgjedhjes në funksionin e deputetit në Kuvend nëse personi kryen ndonjë funksioni tjetjër publik ose profesional.
Kuvendi shpërndahet nëse për këtë votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.
Ligji për Parlamentin e Maqedonisë precizon saktë kur ndërpritet mandati i deputetëve. Në paragrafin e dytë të këtij Ligji. II, FILLIMI DHE PUSHIMI I MANDATIT DHE PAPAJTUESHMËRIA E FUNKSIONIT TË DEPUTETIT BËHET ME KRYERJEN E NDONJË FUNKSIONI TJETËR PUBLIK APO PROFESIONAL Neni 5 thotë:
(1) Mandatin e deputetëve e verifikon Kuvendi.
(2) Mandati i deputetëve zgjat nga dita e verifikimit deri në ditën e verifikimit të mandatin të deputetëve të ri, por jo më gjatë se katër vite.
Bazuar nga kjo qartë duket që deputetët kanë mandat deri atëherë kur Kuvendi nuk i verifikon mandatet e deputetëve të rinj. Çka do të thotë, edhe pse Parlamenti është shpërndarë mandati i deputetëve aktual zgjat akoma.
Duke pas parasysh këto përcaktime ligjore deklarata e profesoreshës Karakamisheva- Jovanovska që ” të gjithë deputetëve u pushon mandati, do të thotë që nuk kanë asnjë të drejtë dhe obligim në bazë të Kushtetutës dhe në bazë të mandatit të cilin e kanë fituar në vitin 2014“, e vlerësojmë si të pavërtetë.
BURIME:
- Netpres (07.04.2016): Karakamisheva- Jovanovska: Nuk ka mundësi kushtetuese për shtyrjen e zgjedhjeve [Qasur më 08.04.2016]
- Тајм.мк (07.04.2016): Karakamisheva- Jovanovska: Nuk ka mundësi kushtetuese për shtyrje të zgjedhjeve [Qasur më 08.04.2016]
- Fakulteti i drejtësisë “Justiniani i Parë” në Shkurt „Јustiniani i Parë“ në Shkup [
- Parlamenti i RM : Ligji për Kuvendin e RM-së [Qasur më 08.04.2016]
- Kuvendi i RM-së : [Qasur më 08.04.2016]
Vlerësuar nga: Оlivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari