“Mbajtja e maskave”, kontradikta mes qëndrimeve të zyrtarëve dhe institucioneve ndërkombëtare të shëndetit

Pandemia “Covid-19”, edhe përkrah lajmeve të rrejshme, përjetohet edhe me deklarata kontradiktore të dhëna nga personat zyrtare ose institucionet ndërkombëtare shëndetësore. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon të ju qëndrojnë besnik qëndrimeve se maskat nuk duhet të përdoren me shumicë, nga ana tjetër Silva Bino nga ISHP deklaron të kundërtën. Por, edhe institucionet ndërkombëtare përplasen në lidhje me përdorimin e maskave. OBSH vazhdon të sugjerojë mospërdorim me shumicë të maskave, përderisa QKP e SHBA-ve këshillon të kundërtën, shkruan Portalb.mk.

Me 18 mars kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” përsëriti thirrjen për mospërdorim me shumicë të maskave.

“Vazhdimisht rikujtojmë se ata të cilët nuk janë të sëmurë, nuk përkujdesen për persona të sëmurë ose nuk punojnë në mjedise me numër të madh të njerëzve, maskat janë të pavlera, por edhe të dëmshme, sepse zvogëlon vigjilencën tonë në zbatimin e rregullave elementare”!

Kryeministri Rama, duke cituar virologun Fabricio Pregiasko, shtoi se maskat nuk duhet të përdoren për kot prej atyre që nuk janë të sëmurë dhe është e rëndësishme higjiena e duarve dhe higjiena në tërësi.

“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Përdoren për kot! Për shembull, shfrytëzohet në supermarkete sepse aty ekziston frika se jemi afër një personi tjetër. Por është e kot. Është e mjaftueshme që të mbahet distanca së paku prej një metër…Të lajmë duart dhe të mbajmë distancën” – shtoi Rama.

Por, Dr. Silva Bino, nga Instituti i Shëndetësisë Publike, gjatë azhurnimit të gjendjes si rezultat i “Covid-19″ me 7 prill, kërkoi që maskat të mbahet nëse dilet jashtë shtëpie.

Është shumë e rëndësishme që të zbatohen masat, që mbahet maskë kur shkojmë në supermarket, në vende ku ka shumë njerëz dhe të mbahet distanca në mes njerëzve”, tha Bino.

Por pyetja, nëse duhet të mbahen vazhdimisht ose jo, has në kundërshtime në mes të institucioneve më të rëndësishme shëndetësore, sikurse Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra për Kontroll dhe parandalim të sëmundjeve e SHBA-ve.

Maskat duhet të përdoren vetëm kur jenë të infektuar me Covid-19 (në veçanti nëse teshtini), ose kur jeni afër personit i cili mund të jetë i infektuar me Covid-19. Maskat mbrojtëse kirurgjike mund të përdoren vetëm një herë. OBSH rekomandon përdorim racional të maskave për të penguar përdorim e panevojshëm të tyre”, thuhet në pjesën e pyetjeve dhe përgjigjeve të OBSH.

Nga ana tjetër, Qenda për Kontroll dhe Parandalim të sëmundjeve të SHBA-ve rekomandon përdorim të maskave gjatë daljeve ditore, në veçanti në zonat ku është i lartë numri i popullsisë.

“QKP rekomandon përdorim të maskave në vende publike, ku masat për distancë sociale vështirë se mund të zbatohen (shitore pse farmaci). QKP po ashtu këshillon nevojën e përdorimit të maskave me qëllim të ndalimit të shpërndarjes së virusit dhe të ju mundësohet njerëzve të cilët nuk e dinë se janë të infektuat për të mos infektohen persona të tjerë”, thuhet në seksionin për këshilla pranë Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të sëmundjeve në SHBA.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.