Mashtrim: KAM market nuk jep dhurata nëse shkruani muajin e lindjes

Фото: Принтскрин ФБ пост

Postimin që po shqyrtojmë e vlerësojmë si të pavërtetë. Është një lojë shpërblyese e rreme në të cilën keqpërdoret brendi dhe logoja e marketit. Faqja zyrtare e KAM në Facebook mund të gjendet në linkun e mëposhtëm. Qëllimi është që postimi të bëhet më i qasshëm për përdoruesit e tjerë me sa më shumë komente dhe sa më shumë qytetarë të lënë të dhënat e tyre personale

 

Një postim në Facebook ndan një lotari të supozuar të KAM market. Por bëhet fjalë për një përmbajtje të rreme, ku marka dhe logoja e KAM marketit keqpërdoren për ta bërë postimin sa më viral, me një premtim të rremë se pjesëmarrësit do të fitojnë çmim.

Për këtë qëllim fillimisht është krijuar një “fan page” e rreme në të cilën është vendosur një fotografi me logon e KAM market, më pas është krijuar postimi me lotarinë e rreme që thotë se përdoruesit do të kenë një surprizë.

Zgjidhni muajin tuaj të lindjes dhe do të merrni dhurata bazuar në datën tuaj të lindjes. Bëjeni me besim, thotë postimi, dhe më pas renditen të gjithë muajt e vitit.

Qëllimi është që postimi të bëhet më i qasshëm për përdoruesit e tjerë me sa më shumë komente dhe që më shumë qytetarë të lënë të dhënat e tyre personale. Kjo mund të konkludohet nga gjoja “rregulloret” që janë lënë në komentet poshtë postimit. Ato ju udhëzojnë të pëlqeni faqen, ta shpërndani postimin në grupe, pas së cilës “nëse jeni me fat ekipi do t’ju dërgojë një mesazh privat.”

Postimi ka 189 shpërndarje edhe pse vjen nga një faqe e rreme e fansave të Kam marketeve me markë të gabuar që nuk ka lidhje me faqen zyrtare të fansave në Facebook të këtyre marketeve. Faqja zyrtare e KAM në Facebook mund të gjendet në linkun në vazhdim.

Nga ana tjetër, fan page nga ku shpërndahet loja, nuk ka të dhëna për KAM, nuk ka njoftime të tjera për promovime, komunikim me përdoruesit, nuk ka numër të madh ndjekësish dhe ndërveprime, nuk ka adresa dhe numra telefoni të marketeve, nuk janë të publikuara promocionet e zakonshme të produkteve me zbritje siç bëhet nga faqja zyrtare e KAM. Është thjesht një grumbull të dhënash të përfshira në vetëm një postim për lojë shpërblyese. Përdoruesit e Facebook duhet të jenë të kujdesshëm dhe të kontrollojnë faqet nga të cilat po promovohen këto lojëra të rreme. Ata duhet të dyshojnë menjëherë për autenticitetin e postimeve nëse ato faqe janë të reja, nëse e vetmja përmbajtje në to është e ashtuquajtura lojë shpërblyese, nëse nuk kanë kontakte dhe ndërveprime me përdoruesit, nëse nuk lihen adresat dhe nëse faqja nuk ka një numër të madh ndjekësish, bëhet fjalë për një faqe të rremee dhe përmbajtja e postuar prej saj duhet marrë me rezervë.

Vërtetmatës ka shkruar vazhdimisht se markat e ndryshme të supermarketeve të themeluara nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe kompanitë e prodhimit të mobiljeve, po keqpërdoren për qëllime të njohura për krijuesit e këtyre lojërave shpërblyese të rreme. Deri më tani, të gjitha rastet që kemi parë në rishikimet tona kanë përfshirë postime që u kërkonin përdoruesve të Facebook të lënë një koment me një fjalë, ose muajin e tyre të lindjes, në mënyrë që të “fitojnë çmimin”. Ndryshe nga lojërat shpërblyese të tilla që janë të pavërteta, lojërat zyrtare kanë kushte dhe rregulla për pjesëmarrje që janë të specifikuara në dokumente të veçanta.

Në këtë rast të veçantë, është një mashtrim që i shtyn përdoruesit e Facebook të marrin pjesë që postimi të bëhet viral (përmes sa më shumë komenteve dhe shpërndarjeve të jetë e mundur), në mënyrë që emri i faqes më pas të ndryshohet dhe t’i shitet një reklamuesi tjetër.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë. Marketet KAM nuk japin dhurata nëse shkruani muajin e lindjes. Është një lojë shpërblyese e rreme në të cilën keqpërdoret marka dhe logoja e marketit.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.