Masat e realizuara në administratën publike nga Plani “3-6-9”
Qeveria do të sjellë vendimin për deklasifikimin e të gjithë dokumenteve të interesit publik
Shfuqizimi i vendimit për vërtetimin e mungesës së harxhimeve materiale për informacionin e dhënë
Rievidentimi i Regjistrit të mbajtësve të informacionit të karakterit publik dhe personave kompetent për qasje të lirë deri te informacionet të karakterit publik në të gjithë institucionet dhe detyrimin e institucioneve që t’i publikojnë dokumentet e karakterit publik në ueb-faqet
Publikimi i seancave ditore të Qeverisë në ueb faqe
Formimi i grupeve tematike të punës dhe fillimi me revizion së darft Strategjisë për reforma të administratës publike dhe draft Planit aksionar, me përfaqësues së institucioneve dhe sektorit publik dhe në pajtim me komentimet e SIGMA
Vazhdimi me procesin e përditësimit të Regjistrit të të punësuarve në sektorin publik me qëllim që të publikohet numri i përgjithshëm i të punësuarve nëpër sektore
Fillimi i dialogut për draft Programin për menaxhimin me financat publike 2018-2021
ARSYETIM:
Në “Planin 3-6-9”, reformues të cilin e publikoi Qeveria me 5 korrik të vitit 2017, është paraparë në tre muajt e parë, gjegjësisht deri në zgjedhje lokale, që zbatohen shtatë masat nga pjesa e reformave në administratën publike. Ky premtim dhënë në planin e përmendur reformues të Qeverisë është realizuar.
Në fund të gushtit të vitit 2017 Qeveria solli Vendim për dekalsifikimin e të gjithë marrëveshjeve për ndihmë shtetërore për investitorët e huaj. Me Vendimin e Qeverisë, në pajtim me Ligjin për informacionet e klasifikuara dhe në pajtim me propozimet e direktivës për sigurinë e informacioneve të klasifikuara, është ngritur procedurë sipas të cilës të gjithë informacionet bëhen publike dhe marrëveshje për ndarjen e ndihmës shtetërore me investitorët e huaj. Mediumet informojnë se Qeveria e detyroi Agjencinë për investime të huaja dhe zhvilluara teknike-industriale, si dhe të gjithë ministritë e mbetura dhe organet shtetërore, të cilat i posedojnë informacionet e klasifikuara dhe marrëveshjet për ndihmë shtetërore, dhe ata të ngrenë procedurat për qasshmërinë e këtyre informacioneve dhe marrëveshjeve. Deklasifikimi i informacioneve dhe marrëveshjeve për ndihmë shtetërore për kompanitë e huaja, në të vërtetë është masa e pare e kutisë për reforma në administratë, pjesë të “Plani 3-6-9”. Me 13 të vitit 2017 zëdhënësi i Qeverisë Bile Boshnjakovski në konferencë për shtyp duke kumtuar rezultatin e mbledhur prej deklaratës së marrëveshjeve të kyçura që kanë qenë të mbyllura për opinionin, informoi se mbi 225 milion euro prej buxhetit shtetëror janë shpenzuar për hyrje të 25 kompanive në pronësi të investitorëve te huaj të cilët kanë punësuar 20.000 persona.
Me 05.09.2017 Qeveria miratoi masë me të cilën mediumet do të mund pa pagesë të shfrytëzojnë shërbimet e Regjistrit Qendror dhe të Agjencisë për Patundshmëri, do të mundësojë hulumtim të pandërprerë. Me këtë faktikisht është realizuar pika e dytë e paraparë në pjesën për reforma në administratën publike – (2) Shfuqizimi i vendimit për vërtetimin e mungesës së shpenzimeve materiale për informacionet e dhëna, prej mbajtësve të informacionit. SPGM dhe SHGM përshëndetën këtë hap të Qeverisë duke vlerësuar si një hap më tepër në procesin e lirimit dhe përmirësimit të gjendjeve të të drejtave mediatike dhe gazetarëve.
Me 31 tetor ministri për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Damjan Mançevski, informuan se është përgatitur lista e dokumenteve të cilat ministritë kanë detyrim ligjor që t’i publikojnë ato. Dhe pikërisht kjo është paraparë në pikën e tretë në pjesën për reforma në administratë – (3) Rivshikimi i Regjistrit të mbajtësve të informacioneve të karakterit publik dhe personat përgjegjës për qasje të lirë deri te informacioneve të karakterit publik në të gjithë institucionet dhe detyrimin e institucioneve që të publikojnë në ueb-faqe dokumentet të karakterit publik
Qeveria në seancën ditore (31.10.2017) shqyrtoi dhe miratoi informacionin e përgatitur nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, për sa i përket listës të akteve dhe materialeve që ministritë në pajtim me ligjin janë të detyruar që t’i publikojnë në ueb faqet e tyre. Bëhet fjalë për listë prej 21 dokumenteve, të cilët duhet të publikohen në ueb-faqet e ministrive dhe organeve të tjera të qeverisjes shtetërore. (Mançevski)
Në lidhje me pikën e katërt: “Publikimi i rendeve ditore për seancat e Qeverisë”, në internet faqen e Qeverisë në seksionin “Seanca të Qeverisë”, mund që të gjendet rishikim i të gjithë seancave qeveritare, duke filluar prej seancës së parë të mbajtur me 05.06.2017. Aty janë radhët ditore, procesverbalet dhe kumtesat prej seancave.
Për sa i përket pikës së pestë – (5) Formimi i tematikave të grupeve punuese dhe fillimi me revizion të Draft Strategjisë për reforma të administratës publike dhe Draft Planit Aksionar, me përfaqësues të institucioneve dhe sektorit shtetëror dhe në pajtim komentimet e SIGMA, me 26 shtator të Ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë Mançevski në konferencën për shtyp kushtuar 100 ditëve të para kumtoi se i kanë pranuar të gjithë vërejtjet e SIGMA dhe në debatin për Strategjinë i kanë përfshirë të gjithë palët e prekura.
Në ueb-faqen e MSHIA mund që të vërehen më shumë informacione të cilët flasin se janë organizuar mbledhje, takime, konsultime dhe aktivitete të tjera lidhur me finalizimin e Strategjisë për reforma në administratën dhe kyçjen e shoqërisë civil.
Në konferencë për shtyp për “100 ditët e para”, ministri Mançevski, poashtu, informoi se bëjnë verifikime të të dhënave për të punësuarit në sektorin shtetërorë, gjë që është edhe pika e gjashtë e cila ka të bëj me “vazhdimin e procesit të përditësimit të Regjistrit të të punësuarve në sektorin publik me qëllim që të publikohet numri i përgjithshëm i të punësuarve nëpër sektore” (6). Maçevski atëherë kumtoi:
Regjistri i administratës publike duhet të jep përgjigje në këtë pyetje e gjeta të paplotësuar, të papërfunduar, të pa disponueshëm, me një numër të papublikuar të punësimeve ekzistuese dhe të përkohshme. Regjistri i administratës publike nuk duhet dhe nuk do të lejojë të jetë e fshehtë për ato të cilët i financojnë, gjegjësisht për qytetarët. Për këtë, në këto 100 ditë fillojmë me analizën dhe verifikimin individual në të, si dhe në gjetjen e mënyrës me të cilin qytetarët do të kenë njohuri në të dhënat për të gjithë të punësuarit në administratën publike, për institucione. Për qëllimet e verifikimit individual u krijua edhe roli shtesë në sistemin, privilegji i të cilëve është shqyrtimi i organo-grameve të institucioneve, me qëllim që më shumë njerëz të mund të kyçen në verifikim…
Maçevski, disa muaj më parë (me 13 gusht) e informoi opinionin se Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) filloi me verifikimin individual të numrit të të punësuarve në të gjithë institucionet prej kur është vërtetuar se Regjistri i të punësuarve në sektorin publik nuk jep numër real.
Ai kumtoi se në Maqedoni ekzistojnë 1.302 institucione, ndërsa prej tyre 197 nuk kanë kërkuar sistematizimin e MSHIA-së dhe për ato nuk ka asnjë të dhënë.
150 institucione kanë sistematizim të miratuar prej MSHIA, por sistematizimi nuk është aktiv, gjegjësisht nuk kanë futur të dhëna. 918 institucione kanë sistematizim të miratuar, dhe kanë futur të dhënat. Përsëri, ekzistojnë indikacione se edhe te këto institucione një numër të madh i të dhënave nuk janë të mbushura siç duhet. 37 institucione, në të cilat hyjnë gjyqet, kanë sistematizim aktiv, edhe pse sipas ligjit nuk ju duhet konfirmim nga ana e MSHIA. Për këto probleme, në këtë moment MSHIA bën verifikimin e të gjithë institucioneve një nga një. (Maçevski)
Me 19 tetor u prezantua Draft-Programi për reforma në menaxhimin e financave publike 2018-2021 u prezantua para përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe palëve të prekura. Me këtë është realizuar edhe pika e shtatë në pjesën për reforma në administratën publike – (7) Fillimi i dialogut gjithëpërfshirës për Draft Programin për menaxhimin me financat publike 2018-2021. Programi, përndryshe, ka për qëllim që të racionalizojë punën financiare në institucionet publike, si dhe të përforcojë mbikëqyrjen dhe transparencën në raport me shpenzimin e parave të qytetarëve.
Në analizën e javës së kaluar të “Vërtetmatësit” rreth asaj se deri kur janë me realizimin e masave të propozuara në grupin e parë në “Planin 3-6-9”, të cilat duhej që të realizohen deri në zgjedhjet lokale, nga Qeveria potencuan se realizimi i pjesës kushtuat reformave në administratë është njëqind përqind, gjegjësisht se janë përmbushur të gjithë shtatë masat e parapara në këtë segment reformues. Verifikimi i “Vërtetmatësit” tregoi se ky pretendim është i saktë.
Përsëri, plotësimi formal i detyrimeve është një punë, ndërsa krejtësisht diçka tjetër është efekti i tyre në praktik. Prandaj, shikuar nga ky aspekt, nën pikëpyetje është se si këto masa reformuese do të realizohen ne sektorin publik dhe nëse në afat më të gjatë do të sjellin depolitizimin e tërësishëm dhe punën profesionale në administratë.
BURIME:
- Веб-страница на Влада на РМ : „План 3-6-9“ (стр.4) [Пристапено: 17.11.2017]
- Тајм.мк (30.08.2017): Декласификација на договорите за државна помош со странските инвеститори [Пристапено: 17.11.2017]
- Фокус (29.08.2017): Владата ја почна постапката за декласификација на договорите за субвенции на странските инвеститори [Пристапено: 17.11.2017]
- Тајм.мк (25.08.2017): Поповски: Владата постави нови стандарди за комуникации, транспареност и отчетност [Пристапено: 17.11.2017]
- Либертас (25.08.2017): (ВИДЕО) Поповски: Ги направивме владините институции отворени и достапни за граѓаните и медиумите [Пристапено: 17.11.2017]
- Тајм.мк (13.09.2017): Странските инвеститори добиле 225 милиони евра, работно место чини 11 илјади евра државни пари [Пристапено: 17.11.2017]
- Влада на РМ (13.09.2017): За 10 години потрошени 225 милиони евра од претходната влада за политичко шоу, наместо за економски раст [Пристапено: 17.11.2017]
- Тајм.мк (05.09.2017): ЗНМ и ССНМ го поздравија бесплатниот пристап до информации од Катастарот и Централниот регистар [Пристапено: 17.11.2017]
- МКД (05.09.2017): ЗНМ и ССНМ го поздравија бесплатниот пристап до информации од Катастарот и Централниот регистар [Пристапено: 17.11.2017]
- Тајм.мк (31.10.2017): (Видео) МИОА подготви листа на документи што министерствата имаат законска обврска јавно да ги објавуваат [Пристапено: 17.11.2017]
- Мкафакс (31.10.2017): (Видео) МИОА подготви листа на документи што министерствата имаат законска обврска јавно да ги објавуваат [Пристапено: 17.11.2017]
- Влада на РМ : Седници на Влада [Пристапено: 17.11.2017]
- Тајм.мк (26.09.2017): Манчевски: МИОА е пред сериозен процес на реформа на јавната администрација [Пристапено: 17.11.2017]
- МИОА (26.09.2017): Прес конференција на тема: „Зборот е збор! 100 дена Влада на Република Македонија“ .[Пристапено: 17.11.2017]
- МИОА (20.09.2017): Состанок на специјална група за Реформа на јавната администрација [Пристапено: 17.11.2017]
- МИОА (15.06.2017): ПОВИК за доставување коментари во однос на Нацрт Стратегијата за РЈА и Акцискиот план [Пристапено: 17.11.2017]
- МИОА (13.06.2017): Работна средба за реформи на јавната администрација [Пристапено: 17.11.2017]
- Макфакс (13.08.2017): МИОА ги чешла институциите, бројката од 115.729 вработени не е реална [Пристапено: 17.11.2017]
- Академик ( 19.10.2017): Претставена е Нацрт-програмата за реформа на управувањето со јавните финансии 2018–2021 [Пристапено: 17.11.2017]
- Тајм.мк ( 19.10.2017): Претставена е Нацрт-програмата за реформа на управувањето со јавните финансии 2018–2021 [Пристапено: 17.11.2017]
- Министерство за финансии : Програма за реформи за управување со јавните финансии 2018-2021 [Пристапено: 17.11.2017]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
–
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari