Martin Protugjer
JETA PRIVATE
Ka lindur me 8 maj të vitit 1979 në Shkup. I martuar.
ARSIMIMI
Ka kryer studimet post diplomike në fushën e mediumeve dhe komunikimit ndërkombëtarë në Universitetin Evropian Viadrina në Frankfurt, Gjermani dhe Universitetin e Sofjes “Kliment Ohrdiski”.
Flet gjuhën gjermane dhe angleze.
KARRIERA
Ka punuar si ndihmës në marrëdhënie me publikun në “Media print Makedonija”.
Deri në vitin 2005 ka qenë përfaqësues i grupit mediatik VAC për Evropën Juglindore.
KARRIERA POLITIKE
Martin Protugjer është funksionar i lartë në VMRO-DPMNE.
Nga viti 2004 është anëtar i VMRO DPMNE-së, ndërsa nga viti 2006 është shef i kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski.
Nga nëntori i vitit 2007 deri në korrik të vitit 2011 është sekretar i përgjithshëm i partisë qeverisëse -VMRO-DPMNE, ndërsa funksionin e tij e mori Kirill Bozhinovski.
Bombat
Nga anonim në politik, Martin Protugjer u bë i njohur me zërin e tij në bisedat e përgjuara. Ai me temperamentin dhe agresivitetin e tij në disa biseda keqdashëse, shkaktoi shumë reagime te qytetarët. Nga bisedat ekzistojnë indikacione se ka ndikuar në politikën redaktuese te mediumet pro-qeveritare. Indikacionet flasin që, Martin Protugjer ka qenë një prej përcaktuesve të kuadrove gjatë punësimeve të anëtarëve të VMRO DPMNE-së dhe “luftëtar” i zjarrtë gjatë parregullsive zgjedhore.
PSP nuk ka ngritur akuza kundër tij.
Me 12.02.2016 në aktin e faljes dhe abolimit nga presidenti Ivanov, Martin Protugjer është aboluar me 5 vendime individuale për abolim.
BURIME
Wikipedia në gjuhën bullgare
Utrinski Vesnik: Lideri në hije (9 korrik të vitit 2010)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari