Marrëveshja e Përzhinos “epizodi i tretë”- Plani ambicioz për zgjedhje te drejta dhe kredibile
За разлика од Договорот од Пржино (02.06.2015), каде што датумот за избори беше определен во самиот старт, овојпат е договорено партиите до 31 август да ја оценат примената на договореното, па потоа да го прецизираат датумот на предвремените парламентарни избори. И, доколку партиите дадат зелено светло , 100 дена пред одржувањето на изборите (еден од можните датуми кој се споменува е 11 декември 2016 година), ќе се формира преодна влада која ќе го спроведе изборниот процес.
Për dallim nga Marrëveshja e Përzhinos (02. 06. 2015), sipas të cilës data e zgjedhjeve u caktua që në fillim, këtë herë partitë janë marr vesh që deri në 31 gusht të vlerësojnë ndryshimet në marrëveshje, që më pas të saktësojnë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Dhe, nëse partitë japin dritën jeshile, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve (një prej datave të mundshme mendohen 11 dhjetor i vitit 2016), do të formohet qeveri teknike e cila do të zbatojë gjithë procesin zgjedhor
Shkruan: Olivera Vojnovska
Me lehtësi, por edhe me një dozë të mjaftueshme të përmbajtjes u prit lajmi i mirë se katër partitë politike (nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos), me ndërmjetësim të asociacionit ndërkombëtar me 20 korrik të këtij viti (2016) më në fund arritën marrëveshje për dalje nga kriza politike. Opinioni politik dhe dhe ekspertët janë të kujdesshëm gjatë vlerësimit se a do të respektohet marrëveshja e cila do t’i ç’bllokoj proceset politike në shtet dhe të mundësoj zgjedhje demokratike. Kujdesi është mjaftë i rëndësishëm duke pasur parasysh se përvoja e deritanishme flet për atë se vet implementimi i marrëveshjes ka qenë më i rëndë se detyra.
Për dallim nga Marrëveshja e Përzhinos (02.06.2015), në të cilën data e zgjedhjeve u caktua që në fillim, këtë herë partitë janë marr vesh që deri me 31 gusht të vlerësojnë ndryshimet në marrëveshje, që më pas të saktësojnë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Dhe, nëse paritë japin dritën jeshile, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve (një prej datave të mundshme mendohet të jetë 11 dhjetori i vitit 2016), do të formohet qeveria teknike e cila do të zbatojë gjithë procesin zgjedhor.
ÇKA PËRMBAN MARRËVESHJA DHE AFATET
Por çka flet në të vërtetë “katërshja politike”, dhe cilat janë afatet për zbatimin e marrëveshjes.
Lista zgjedhore – Ndryshime në Kodin zgjedhor
Detyra e parë për adaptimin e ndryshimeve në Kodi zgjedhor të cilin Kuvendi duhet ta bëj sot – 22.02.2016, prej momentit kur opozita, e cila përkohësisht ngriu pjesëmarrjen në parlament për të shpreh pakënaqësinë prej paqartësisë së Gjyqit Kushtetues për kushtetutshmërinë e Ligjit për Prokurorinë Publike Speciale, u kthye në kuvend.
Me këto ndryshime faktikisht duhet të mundësohet ndarja në listë të veçantë për 171.500 votues, për të cilët mendohet se jetojnë jashtë dhe për ato do të kryhet në kontroll plotësues. Në listën e tretë do të jenë emrat te rreth 40.000 personave (39.502), të cilët Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) do ti publikoj në afat prej tre ditësh prej kur parlamenti do të sjell ndryshimet në Kodin Zgjedhor, gjegjësisht me 25.07.2016. Ato, përsëri, në afat prej 25 ditësh – deri 18.08.2016 do të duhet të vërtetojnë të drejtën vet zgjedhore – vet personalisht të vijnë deri te zyrat lokale të KSHZ-së ose të lajmërohen me video-lidhje nëse jetojnë jashtë. Personat në këtë periudhë nuk do të verifikohen, nuk do të kyçen Listën zgjedhore, por do të kenë një mundësi shtesë që të regjistrohen në periudhën parazgjedhore atëherë kur lista Zgjedhore do të jetë publike.
Në lidhe me kontrollin e Listës zgjedhore, ky lloj aneksi në Marrëveshjen e Përzhinos parasheh që 10 ditë pas 25 ditëve të para të përcaktuara për kontroll, tre ose më shumë anëtar të KSHZ-së të mund të kërkojnë kontrolle plotësuese për cilindo person. Kjo do të thotë që një kontroll i tillë mund të bëhet deri me- 28.08.2016 dhe pastaj, mund të kërkohet që personi të paraqitet në KSHZ ( zyrat rajonale)
Mediumet
Në lidhje me mediumet është arritur marrëveshja që të ndryshohet ligji për audio dhe shërbime audio vizuale edhe në Kodin zgjedhor, të cilat duhet të bëhen në afat prej 15 ditësh prej ditës që është arritur marrëveshja, që do të thotë deri me 04.08.2016. Është paraparë që Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele (AVMU) në afat prej 30 ditësh prej datës së kësaj marrëveshjeje – deri me 19.08.2016 të formojë trupin ad-hoch i cili do të vëzhgojë informimin nga mediumet deri në fund të zgjedhjeve. Ky ekip do të përbëhet prej pesë anëtarëve, katër do të zgjidhen prej partive sipas propozimit të shoqërisë së gazetarëve, prej të cilëve më së paku njeri të jetë Shqiptar, përderisa i pesti do të zgjidhet prej katër anëtarëve tani më të përzgjedhur (afati 15 ditë). Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale do të kushtëzohet që t’i respektojë propozimet e këtij trupi në periudhë prej 100 ditësh para zgjedhjeve.
Marrëveshja parasheh qe edhe redaktori dhe kryeredaktori i redaksisë informative në MRTV do të zgjidhet nga radhët e ekspertëve, me propozim të opozitës. Ajo do të duhet të fillojë të kryejë funksionin e vet 100 ditë para votimeve – 02.09.2016, nëse zgjedhjet mbahen me 11 dhjetor të vitit 2016.
Katër partitë politike, po ashtu, kushtëzohen që në afat prej gjashtë muajsh pas zgjedhjeve (korrik të vitit 2017 nëse zgjedhjet mbahen me 11 dhjetor të vitit 2016) të sjellin ndryshime në ligjet për mediume në pajtueshmëri me Prioritete për reforma urgjente dhe me Raportin e Pribe-së.
Data për zgjedhje dhe qeveria teknike
Më së voni deri me 31 gusht liderët e katër partive politike duhet të vlerësojnë se a janë zbatuar të gjitha pikat prej Marrëveshjes dhe nëse janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve. Përderisa liderët në pajtohen se kushtet nga marrëveshja janë plotësuar, do të caktojnë datën për zgjedhje (përmendet 11.12.2016) dhe do ta vërtetojnë me nënshkrimet e tyre.
Hapi i radhës është formimi i qeverisë teknike e cila do të votohet nga Parlamenti 100 ditë para ditëve të zgjedhjeve – 02.09.2016, nëse zgjedhjet mbahen me 11 dhjetor të vitit 2016.
Partitë arritën kompromis edhe për pyetjen më problematike – autoriteti i ministrit për punë të brendshme në qeverinë teknike. Sipas asaj që u arrit, ndryshimi i Ligjit për punë të brendshme do të suspendohet deri në janar të vitit 2017, ndërsa ministri i ri teknik do të ketë të drejtë të ndërroj 15 persona nga pozicionet udhëheqëse në departamentin e tij. Qeveria teknike automatikisht do t’i autorizojë ministrit për punë të brendshme për transfero horizontale të të punësuarve nëse janë më shumë se 10 përqind prej numrit mesatarë të transferove horizontale në vite 2013 dhe 2014. Përndryshe, kjo pikë prej aneksit të Marrëveshjes parasheh që:
Të gjitha emërimet të hetuesve të prokurorisë që u janë dhënë mbajtësve të pozicioneve udhëheqëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk do të pranohen, ndërsa të rejat nuk do të jenë të vlefshme deri në përfundim të procesit
Sipas dokumentit, mandati i të gjithëve ministrave teknik dhe zëvendës ministrave (të zgjedhur sipas Marrëveshjes së Përzhinos) duhet të përfundojë në të njëjtën ditë kur KSHZ do të i zyrtarizojë rezultate e zgjedhjeve. Kur ajo të rregullohet me ndryshimet e Ligjit për qeveri, por në këtë “vazhdim të tretë” të Marrëveshjes së Përzhinos nuk ka datë precize se kur do të bëhen ato.
Në aneksin e marrëveshjes është shtuar edhe se
Zëvendësministrat në Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Ministrin për Punë dhe Politik Sociale do të marrin të gjitha funksionet e ministrive deri në formimin e qeverisë së re.
Prokuroria Publike Speciale
Në element i rëndësishëm në zgjedhjet e marrëveshjes është edhe pjesa për Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Përderisa Gjykata Kushtetuese vendos se Ligji për Prokurorinë Speciale Publike ose ndonjë pjesë e saj është kundër kushtetutës, katër partitë kushtëzohen që të ndërrojnë legjislacionin në pajtueshmëri me vendimin e Gjykatës dhe Prokurorisë që të formohet përsëri në afat prej pesë ditësh. Efikasiteti, përfshirja dhe qëllimi i PS-së do të mbetet ashtu siç është tani.
Në kapitullin e fundit thuhet se inkluziviteti i procesit të reformave dhe zbatimi i saj do të menaxhohen prej ekipit punues në parlament, e cila do të përfshijë edhe shoqërinë civile dhe ekspertët. Në këtë pjesë, është paraparë se në afat prej gjashtë muajve do të sillen ndryshimet e ligjit për informatorët në pajtueshmëri me Komisionin e Venecias.
Kemi një verë të tej ngarkuar dhe të nxehtë politike, ndërsa në kushtet për ndarjen politike të theksuar dhe në situata kur marrëveshjet e mëparshme përjetuan debakël, nuk është mirë që të parashihet se nëse ky plan ambicioz, në 5 kapituj, do të implementohet tërësisht në kohë – si garanci për zgjedhje të drejta dhe kredibile.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari