Marko Zvërlevski
JETA PRIVATE
Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë Marko Zvërlevski ka lindur me 4 dhjetor të vitit 1960 në Dibër.
ARSIMIMI
Shkollimin e mesëm dhe fillor e përfundon në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, me çka edhe kalon testin në gjyqësor. Studimet postdiplomike i ka kryer në fushën e të drejtës qytetare në Fakultetin Juridik – Justiniani i Parë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” .
KARRIERA
Marko Zvërlevski ka përvojë dyvjeçare në avokati. Si Prokuror Publik Shtetëror ka qenë i zgjedhur me 21 janar të vitit 2013, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Mandat me kohëzgjatje prej gjashtë viteve.
Në këtë funksion vjen nga pozicioni i udhëheqësit të Zyrës më e lart e Prokurorisë Publike – Shkup.
Nga vitit 1989 deri në vitin 1998, Zvërlevski punon si bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Komunale të atëhershme në Shkup. Prej vitit 2000 është zëvendës Prokuror Politik në Prokurorinë Publike në Shkup. Prej vitit 2005 u shpërngul në Departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion.
Më pas, në vitit 2009 nga Këshilli i Prokurorëve Publik është zgjedhur për President në Zyrën e lart të Prokurorisë Publike-Shkup. Në funksionin e vet si prokuror publik në Prokurorinë Publike të Shkupit ka punuar me lëndë të veprave penale dhe krimit të organizuar.
Makro Zvërlevski ka qenë i përmendur në bisedat e përgjuara mes ministrave në qeveri. Nga bisedat shfaqet ndikimi mbi prokurorët e atëhershëm për krim të organizuar, nga ana e Prokurorit Publik të tanishëm, Marko Zvërlevski, për refuzim të kallëzimit penal kundër Stavrevskit.
Kundër tij, PSP nuk ka ngritur akuza.
BURIME
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë: Biografia e Marko Zvërlevskit
Akademik: Marko Zvërlevski është prokurori i ri publik i RM-së – 21 janar 2013.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari