Marjanço Nikollov
Marjanço Nikollov është anëtar i LSDM-së, i cili deri më tani ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
JETA PRIVATE
Ka lindur me 18.10.1971 në Veles. Maqedonas, për nga nacionaliteti.
ARSIMIMI
Ka diplomuar në Fakultetin ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” – Shkup.
KARRIERA POLITIKE
Karrierën politike e ka filluar si anëtar në Këshillin e Komunës së Velesit në vitin 2000, ndërsa në zgjedhjet lokale në vitin 2005 bëhet edhe kryetar i Këshillit.
Ka qenë deputet nga radhët e LSDM-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në katër mandate deri më tani, gjegjësisht ka qenë i zgjedhur në vitet 2006, 2008, 2011 dhe 2014.
Në përbërjen e deritanishme parlamentare Marjanço Nikollov ka qenë zëvendës-kryetar në këshillin e Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si dhe si kryetar i Komisionit për financim dhe buxhet, dhe anëtar ose zëvendës anëtar i disa komisioneve.
Ai ka qenë edhe kryetar i Grupit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë, si dhe anëtar i grupit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Parlamentin e Italisë dhe i grupit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me vendet parlamentare nga Amerika Latine dhe nga Karaibet.
BURIME
Ueb-faqja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë – Parlamenti 2014-2018 – Marjanço Nikollov
Udhëzues në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë në vitin 2014 i Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe i Institutit për demokraci “Societas Civilis” – Shkup
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari