Marjanço Nikollov: Qeveria nuk ka asnjë projekt për energjetikë, gasifikim dhe infrastrukturë rrugore
Gjatë këtyre gjashtë viteve, kjo qeveri nuk mund të lavdërohet me asnjë projekt energjetik, as me gasifikim e as me ndërtim të rrugëve. [Data: 02.05.2012 | Burimi: TV Sitel]
Arsyetim:
Duke pasur parasysh faktin se detyrë e Vërtetmatësit është ta ndjekë dhe ta vlerësojë përmbushjen e premtimeve nga programi parazgjedhor i VMRO-DPMNE-së, kemi mundësi që në mënyrë të detajuar ta analizojmë punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në këto tre fusha. Në fushën e energjetikës, prej vitit 2011 e këndej, mund të veçohen disa projekte të cilat kanë përfunduar ose që janë duke u realizuar. Këtu mund t’i numërojmë: ndërtimiin e hidrocentralit Sveta Petka (Маtka 2), që është në fazën përfundimtare; projektin për revitalizimin e gjashtë hidrocentraleve të mëdha: HC Shpilje, HC Glloboçicë HC Tikvesh, HC Vrutok, HC Vërben dhe HC Raven; projektin “Lugina e Vardarit” për ndërtimin e 12 hidrocentraleve në pjesën Shkup-Gjevgjeli, që është në fazën fillestare; ndërtimin e fermës me erë në Bogdanc, që është duke u realizuar.
Në fushën e gasifikimit, Qeveria nuk mund të lavdërohet me asnjë projekt konkret, duke pasur parasysh se tash për tash të gjitha aktivitetet në këtë fushë akoma janë në fazën e planifikimit, pa realizim konkret.
Në fushën e infrastrukturës rrugore, në periudhën e fundit, prej vitit 2011 e këndej, mund të konstatohen shembuj për ndërtimin ose rindërtimin e rrugëve. Disa prej tyre janë: rindërtimi i rrugës Resnjë-Markova Noga, 37,5 km; rruga rajonale Makedonski Brod – Prilep; rindërtimi i rrugës rajonale Ilinden – Kallugjerac, 19 km; аutostrada Kumanovë – Tabanoc, 7,5 km, si dhe një pjesë e Korridorit 10; ndërtimi i një pjese të rrugës rajonale Makedonski Brod – Shkup, 8,4 km; dhe disa rrugë lokale.
Nëse merret parasysh e gjithë kjo, mund të konstatohet se deklarata e deputetit Nikollov, se qeveria nuk mund të lavdërohet me asnjë projekt energjetik, as me gasifikim e as me ndërtim të rrugëve, është pjesërisht e vërtetë, gjegjësisht e vërtetë në pjesën që ka të bëjë me gasifikimin, ndërsa e pavërtetë në pjesën që ka të bëjë me sektorin energjetik dhe infrastrukturën rrugore.
Linke:
- Veçer (14.01.2012): Nga HC “Sveti Petka” deri verës do të rrjedhë rrymë! [Qasur më: 05.06.2012]
- Build.mk (27.02.2012): Qeveria mori vendim – së pari do të ndërtohet sistemi për gaz deri te TC “Negotino” [Qasur më: 05.06.2012]
- Vërtetmatës: Infrastruktura
- Vërtetmatës: Sektori energjetik
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari