Maqedonia në fund të listët së vendeve sipas (pa) shkathtësive mediatike

Фото: Meta

Finlanda, Danimarka, Holanda, Suedia dhe Estonia janë në majë të Indeksit për shkrim mediatik për vitin 2019. Maqedonia është e fundit në listën e 34 vendeve me 12 pika indeksi, mbrapa Turqisë e cila ka 19 pikë.

Në vend të parë është Finlanda me 78 pikë. Këtë vend qytetarët e saj e morën sipas rezistencës së lajmeve të rrejshme të cilat ju adresohen cilësisë së arsimit, lirisë së medias dhe besueshmërisë së lartë që e kanë te qytetarët. Shumica e vendeve ballkanike (Maqedonia, Turqia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi) janë më pak rezistuese ndaj dezinformatave dhe dhe këto përbëjnë shumë probleme në shkrimin mediatik dhe arsim.


Këto janë rezultatet e Indeksit të shkrimit për vitin 2019 me Iniciativën për politikën evropiane të Institutit për Shoqëri të Hapur – Sofje (Media Literacy Index for 2019 by the European Policies Initiative (EuPI) of the Open Society Institute – Sofia).

Indeksi mat rezistencën ndaj lajmeve të rrejshme në 35 vende evropiane me shfrytëzimin e indikatorëve të hershëm, siç është lira e mediave, arsimit dhe besimit të qytetarëve. Indeksi i lirës së mediave (sipas Freedom House dhe Reporterëve pa kufij) ka peshën më të madhe së bashku me indikatorët e arsimit (sipas PISA).

Trendet mes vitit  2017 dhe 2019 tregojnë se rënie më të madhe ka Çekia, Sllovakia dhe Polonia.

Niveli i korrupsionit dhe besimit në shoqëri, po ashtu, lidhur ngushtë me rezultatet e Indeksit të shkrimit mediatik. Korrupsioni si duket është në korrelacion të drejtpërdrejtë me shkrimin mediatik, sepse vendet me korrupsion të ulët janë të radhitura më lartë sipas indeksit të shkrimit.

Autori i raportit, Marin Lesenski, propozon qasjen e “kthimit kah bazat” për menxhimin me pasojat nga dezinformatat – kthimi i besimit të qytetarëve dhe menaxhimi me korrupsionin deri te sigurimi i lirës së mediave dhe shfrytëzimi i arsimit si strategjia më e mirë “për vaksinim” kundër lajmeve të rrejshme.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.