Manipulimet e “La Verita” për “Reket” shpërndahen edhe në Shqipëri
Manipulimet e “La Verita” për “Reket” shpërndahet edhe në Shqipëri
Portali i Shqipërisë, “Syri.net” (pro opozitar, medium i djathtë) publikoi shkrim për ngjarjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, lidhur me rastin “Reket”. Më konkretisht, për incizimet e publikuara nga gazeta italiane “La Verita”, ku portali në këtë kontekst paraqet edhe retrospektivë të ngjarjeve më të rëndësishme politike në vend vitet e fundit. Kështu, portali ju kthehet ngjarjeve të vitit 2015, gjegjësisht periudhës së publikimit të të ashtuquajturave “Bomba” nga LSDM opozitare.
Në shkrim thuhet se bisedat e përgjuara kanë qenë vepër e kancelares Anxhela Merkel, të regjistruara me ndihmën e degës maqedonase të “Deutsche Telekom” (i referohet “Telekomi Maqedonas” si aksionari më i madh i “Magjar Telekom” kompani hungareze, është pikërisht në pronë të kompanisë gjermane telekomunikuese “Deutsche Telekom”). Në shkrim më pas thuhet se bisedat e përgjuara i janë dhënë LSDM-së opozitare dhe liderit të atëhershëm të opozitës Zoran Zaev, që më pas të manipulojnë me to për interesin e tyre. Në këto konstatime gazetari nuk është thirrur në ndonjë burim serioz ose hulumtim, madje as nuk ka paraqitur as fakte dhe argumente për akuza të tilla serioze. Në fakt, në shkrim nuk përmendet as edhe versioni zyrtar për burimin e bisedave të përgjuara të asaj kohe, as fakti që të ashtuquajturat “bomba” të opozitës janë vepër e ish DSK-së, ndërsa sipas versionit zyrtarë opozita i ka siguruar prej personave brenda MPB-së, madje nuk permendet as fakti që për rastin ekziston edhe padi penale ku specifikohet se si është realizuar përgjimi.
Shkrimi vazhdon më tej me akuza të paargumentuara, duke konkluduar që protestat për rrënimin e ish qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së kanë qenë vepër e Gjermanisë dhe organizatave të Xhorxh Soros dhe që plani i tyre ka funksionuar. Edhe për një pretendim të tillë mediumi nuk paraqet asnjë argument, as edhe ndonjë burim relevant për të sqaruar këto akuza serioze.
Por, shkrimi nuk përfundon këtu, më tej konstaton se ndryshimi i emrit bashke me ndryshimet kushtetuese me të cilat u zgjidh kontesti i emrit me Republikën e Greqisë, i realizuar nga Qeveria e kryeministri Zaev, është në dëm të Maqedonisë së Veriut dhe në të mirë të Greqisë, edhe një herë, duke mos e argumentuar një pretendim të tillë, madje nuk përmenden as edhe pikat kryesore të kësaj ngjarje të rëndësishme politike, siç janë rezultatet e referendumit për ndryshimet kushtetuese, votimin në dy parlamente – në Maqedoninë e Veriut dhe ratifikimit në Greqi, reagimet e opionionit nga marrëveshja dhe argumentimet në opinion për përfitimet e Maqedonisë së Veriut nga kjo marrëveshje. Thjesht, gazetari shumë lehtë, me vetëm një fjali, ka konstatuar se ndryshimet kushtetuese kanë qenë të dëmshme për vendin.
Ky shkrim konfuz, më shumë ngjanë në një shkrim për teori konspirative sesa një lajm informative nga rajoni i argumentuar dhe me burime nga të gjitha palët. Në fakt, në shkrim të mund të konstatohet edhe ndikimi i madh i qëndrimeve të gazetës “La Verita”. Madje, disa prej këtyre teorive konspirative u publikuan pikërisht nga ana e kësaj gazete bashkangjitur me video incizimet e rastit “Reket”.Vlen të theksohet që “La Verita” njihet si gazetë me tirazh relativisht të ulët në tregun italian, e cila mbështet partinë populiste Liga të ministrit italian për punë të brendshme Mateo Salvini. Në shkrim mund të gjenden shumë të pavërteta, informacione të paverifikuara dhe teori konspirative, të cilat autor dhe redaksia nuk kanë tentuar t`i argumentojnë dhe me të cilat assesi nuk është guxuar të dilet me shkrim përpara opinionit përplot me gënjeshtra dhe manipulime.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari