Manipulim me titullin, anketën nuk e ka bërë “IRI”, por “M-Prospekt”

Me tekste në të cilat ka anashkalim të qëllimshëm ose të paqëllimshëm të një pjese të informatës, kryesisht pretendohet paraqitje e gabuar e së vërtetës, me qëllim propagandën në favor të një subjekti politik dhe për t’i bërë dëm ndonjë subjekti tjetër politik. Me tekste të tilla zakonisht ballafaqohemi në kohë të një fushate zgjedhore, kur ndizen motorët e propagandës dhe kur mediat e caktuara online rradhiten pas një subjekti politik, duke e lavdëruar punën e tij dhe duke sulmuar të gjithë kundërshtarët tjerë politik.

Foto nga lajmi që e recensojmë

Linku deri te artikulli: Ja anketa e re e IRIT! BDI e pra, Pas ASH dhe Alternativa!

Data e publikimit:

Data e recensionit:29.06.2020

Recensuese:  Ajnur Bafqari

 

“Të manipulohet aq sa mundet, pastaj do fshihet përmbajtja”

Nëse shtypni në linkun që u’a kemi paraqitur, sigurisht që nuk do të ju dërgojë askund, ose më saktë, ajo që do të ju paraqitet është një përmbajtje inekzistente, pasi ky tekst pasi është publikuar është fshirë. Megjithatë ekipi i Crithink në vazhdim i paraqet screen shoot-tët e artikullit të plotë.

Foto 1
Foto 2

“Koalicioni LSDM-BESA me 23.5 për qind dhe Bashkimi Demokratik për Integrim me 6.4 për qind radhiten të parat me mbështetje për zgjedhjet e 15 korrikut. Kështu tregon anketa e organizatës “M-Prospekt” e porositur nga TV Telma, ndërsa e realizuar nga 16 deri më 21 qershor me 1003 qytetarë të anketuar”- thuhet në tekst.

Titulli e shtyn lexuesin që të bëjë interpretim të gabueshëm

Në tekstin që po recensojmë shtrembërohet e vërteta nëpërmjet manipulimit me titullin, ku anketa e realizuar nga “M-Prospekt”, paraqitet si të jetë bërë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar – IRI, një institut ky mjaft i besueshëm, me çka pretendohet bindja e votuesve të papërcaktuar, se cila parti ka më shumë gjasa që të del fituese në zgjedhjet e përcaktuara për më 15 korrik.

Teksti është kopje e një artikulli të publikuar paraprakisht, ndërsa në titull bëhet shtrembërim i të vërtetës, me qëllim që të potencohet dritë pozitive ndaj një partie politike, ndërsa t’i bëhet dëm politik partisë tjetër kundërshtare, që në këtë rast janë dy parti në koalicion.

Koncepti i manipulimit “Efekti i pritshmërisë së monitoruar”

Nëpërmjet këtij koncepti të manipulimit autori pretendon që t’i atribuojë vlerë më të madhe rezultateve që konfirmojnë pritjet nga ata që nuk i mbështesin. Më saktë, bëhet publikim i një ankete me theksim të të dhënave që janë në dobi të pritjeve dhe bëhet shpërfillje e të dhënave që nuk flasin në dobi të tyre.

Kini kujdes, ndonjëherë titulli dhe teksti nuk kanë asgjë të përbashkët!

Të shumta janë tekstet që “kurorëzohen” me tituj manipulativ. Por, në rastin konkret është shumë e lehtë që të identifikohet mashtrimi, pasi tjetër gjë thuhet në titull e tjetër në tekst. Por, lexuesit duhet të jenë të vëmendshëm që të mos lejojnë që t’u ngulitet ajo që e kanë parë në titull, për të anashkaluar më pas atë që thuhet në tekst, pasi siç shihet në tekstin që po recensojmë, ndonjëherë mes titullit dhe tekstit nuk ka asgjë të përbashkët.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.