Një postim manipulues dhe i paqartë me një rrëmujë dezinformatash për ngjarjet aktuale ndërkombëtare

Фото: commons.wikimedia.org

Teksti i shpërndarë në këtë postim në Facebook është manipulues dhe dezinformon publikun për situatën në Iran dhe luftën në Ukrainë, me qëllim që ta portretizojë SHBA-të si një fëmijë të keq që rreh dhe ndëshkon të gjithë. Artikulli është kaotik dhe nuk ofron asnjë fakt apo provë për pretendimet e bëra

 

Një postimFacebook shpërndua një titull bombastik, duke akuzuar SHBA-në për një lloj grushti shteti dhe “viktima të reja”, edhe pse artikulli nuk ka asnjë lidhje me realitetin dhe përmban informacione konfuze dhe të paqarta.

Grusht shteti “live”. SHBA ka zgjedhur viktimën e re, thuhet në publikimin që po analizojmë.

Postimi shpërndau edhe vetë tekstin, të cilin kur e hapni, shihni se po shtyhet në publik një lloj historie për marrëdhëniet e tensionuara mes SHBA-së dhe Iranit për shkak se Irani ndihmon Rusinë të merret me “nazistët” nga Ukraina, kështu që në këmbim, SHBA dyshohet se po organizon një grusht shteti kundër Teheranit.

Më tej, historia “merr peshë” duke thënë se SHBA-të organizuan protestat për shkak të vdekjes së një gruaje të re iraniane, Mahsa Amini, dhe protestat ishin kundër mbajtjes së hixhabit, edhe pse në Iran mjaftonte të mbahej shamia.

I gjithë teksti duket disi kaotik.

Në fillim, artikulli pretendon se “SHBA merr pjesë rregullisht në një seri grushtesh shteti në mbarë botën”, por nuk ofrohen prova apo fakte për këtë.

Përfshirja e Uashingtonit në një seri grushtesh shteti në mbarë botën ka qenë prej kohësh një sekret i hapur. Në të njëjtën kohë, amerikanët përdorin një skemë të thjeshtë, por shumë efektive. Disa javë më parë vumë re një përpjekje për të minuar situatën në Kinë. Por një pikë e nxehtë “grusht shteti” doli të ishte Irani. Përpjekja për tu kthyer drejt Kinës kur u publikua lajmi për arrestimin e Xi Jinping do të dukej si lojë fëmijësh në krahasim me atë që po ndodh sot në Iran.

Paragrafi i parë përpiqet të paraqesë Uashingtonin si fajtorin kryesor për të gjitha trazirat dhe protestat e mundshme në botë, duke përdorur një narrativë se SHBA po merr pjesë në një seri grushtesh shteti dhe që kjo është një sekret i hapur. Për më tepër, nuk ka asnjë provë për pretendime të tilla. Historia nis me Kinën dhe disa përpjekje për të “minuar situatën”, kur “u publikua lajmi për arrestimin e Xi Jinping”?!

Presidenti i Kinës as që u arrestua dhe ndonëse spekulime të tilla u shfaqën në disa qarqe në internet, asnjë nga mediat botërore nuk raportoi një lajm të tillë. Gjë që nuk duhet të jetë çudi sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Cili është thelbi i paragrafit të parë është i paqartë. Kemi vetëm informacione të hudhura pa u shpjeguar në detaje.

Për më tepër, artikulli vazhdon me historinë e Iranit dhe përfshirjen e supozuar të Shteteve të Bashkuara në trazirat në këtë vend:

Trazirat në vend u intensifikuan menjëherë pasi Teherani arriti një marrëveshje me Rusinë për të forcuar bashkëpunimin në kompleksin ushtarako-industrial. Dhe tani, ndërsa geraniumet ruso-iraniane po shkatërrojnë nazistët në Ukrainë, kundërshtarët po luajnë shfaqjen e tyre në skenën e Teheranit.

Këtu bëhet një lloj paralele kohore, megjithëse nuk specifikohet saktësisht. Cila dhe çfarë lloj marrëveshje nënkuptohet mes Rusisë dhe Iranit? Këto dy vende arritën një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak në vitin 2015. A do të thotë, ndoshta, se Irani po i siguron Rusisë dronët që i përdor në luftën në Ukrainë, për të cilat BE-ja tashmë ka njoftuar se ka prova? Kjo pjesë është krejtësisht e paqartë.

I njëjti paragraf thekson:

Ndërsa geraniumet ruso-iraniane po shkatërrojnë nazistët në Ukrainë, kundërshtarët po luajnë shfaqjen e tyre në skenën e Teheranit.

Këtu përdoret narrativa e njohur dezinformative ruse që portretizojnë Ukrainën si një vend të sunduar nga nazistët. Ky rrëfim shërbeu si një prej preteksteve për pushtimin rus të Ukrainës, për “denazifikimin” e Ukrainës.

Miti i Ukrainës së sunduar nga nazistët është një rrëfim i qartë propagandistik që është bërë gur themeli i dezinformatave me origjinë nga Kremlini. Por fakt është se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, është një hebre ukrainas, gjë që nuk është aspak në përputhje me këtë narrativë.

Një tjetër fakt që bie ndesh me narrativën e dezinformimit nga Moska është se në vitin 2015 Ukraina nxori një ndalesë të ideologjive naziste dhe komuniste. Për më tepër, grupet e ekstremit të djathtë kishin një prani të kufizuar gjatë protestave të Euromaidanit dhe kanë pësuar humbje në të gjitha zgjedhjet kombëtare që atëherë.  Fronti i Bashkuar të të gjitha partive të krahut të djathtë radikal që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 fituan vetëm 2.15 përqind të votave, që është shumë më pak se minimumi 5 për qind që garanton hyrjen në parlament.

Për më tepër, teksti vazhdon të përhapë dezinformata në lidhje me protestat në Iran:

Protestat që shpërthyen në Iran po vazhdojnë prej disa javësh. Trazirat u shkaktuan nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia. Arsyeja e ndalimit është mbajtja e pahijshme e hixhabit. Por edhe në këtë çështje ka një mospërputhje. Shumë burime specifikojnë hixhabin, por ndryshe nga vendet e Gadishullit Arabik, mbajtja e shamisë është e mjaftueshme në Iranin shiit.

Kjo pjesë e tekstit pretendon gabimisht se në Iranin shiit mjafton të mbahet shami, jo hixhab.

Revolucioni Islamik i vitit 1979 prezantoi idenë e ligjit të hixhabit. Më 8 mars 1979, mijëra gra iraniane marshuan në rrugë, duke protestuar kundër idesë së imponimit të hixhabit me slogane të tilla si “liria e zgjedhjes në veshje”. Mbajtja e hixhabit u bë e detyrueshme për të gjitha gratë iraniane në prill të vitit 1983. Që atëherë, të gjitha gratë janë të detyruara ligjërisht të mbajnë hixhabin në publik, madje edhe jomuslimanët dhe të huajt që vizitojnë Iranin.

Gjatë viteve, qeveria islamike ka futur edhe më shumë masa ligjore dhe kufizime sociale për të zbatuar ligjet e detyrueshme të hixhabit. Dënimi penal për ata që shkelin ligjin u fut në vitet 1990 dhe varionte nga burgimi deri në gjobë. Megjithatë, ka pasur një në mënyrën e veshjes së grave në Teheran që nga janari 2018. Sipas këtij dekreti të ri, gratë që nuk iu bindën kodit të veshjes islame nuk përballeshin më me gjoba apo burgim, por duhej të ndiqnin mësimet e edukimit islam.

Protesta në Iran kundër veshjes së hixhabit ka pasur edhe më parë, për shembull në vitin 2018.

Më poshtë, megjithatë, teksti manipulon dhe keqinformon për vdekjen e  Mahsa Amini, duke thënë se Amini vdiq nga një atak në zemër pak pas arrestimit. Komanda e zbatimit të ligjit të Republikës Islamike të Iranit tha se vajza pati një atak në zemër në stacionin e policisë, u rrëzua dhe ra në koma përpara se ta dërgonin në spital. Megjithatë, dëshmitarët okularë, përfshirë gratë që u arrestuan me Amini, thanë se ajo u rrah rëndë dhe vdiq si rezultat i brutalitetit të policisë, një pretendim i mohuar nga autoritetet iraniane. Këto pretendime, si dhe skanimet mjekësore, bënë që vëzhguesit e pavarur të besonin se Amini kishte pësuar një hemorragji cerebrale ose goditje në tru.

Në fund, artikulli që po analizojmë përpiqet të ofrojë një kontekst historik:

Për të kuptuar kontekstin në të cilin ndodhi përshkallëzimi i ndjenjës së protestës, ia vlen të hedhim një vështrim më të afërt në peizazhin e përgjithshëm politik dhe gjeopolitik të Republikës Islamike të Iranit (IRI). Presidenti aktual Ibrahim Raisi erdhi në pushtet si pasojë e një përkeqësimi tjetër të marrëdhënieve me Perëndimin.

Por ky lloj prezantimi historik është shumë i shkurtër dhe nuk thotë asgjë për të parë më qartë të gjithë pamjen.

Në përgjithësi, teksti është manipulues dhe dezinformon publikun për situatën në Iran dhe luftën në Ukrainë, me qëllim që ta portretizojë Amerikën si një fëmijë të keq që rreh dhe ndëshkon të gjithë. Në të njëjtën kohë, artikulli nuk ofron asnjë fakt dhe provë për pretendimet, por vetëm hedh fjalë pazari. Ndaj postimin që po e analizojmë e vlerësojmë si të pavërtetë.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.